7 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (07.06.2020) janë testuar 16255 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 1246 raste të konfirmuara
- 34 pacientë kanë ndërruar jetë
- 938 pacientë të shëruar
- 274 numri i rasteve aktive
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 07.06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 14 | 12 | 0 |
Dibër | 10 | 1 | 0 |
Durrës | 265 | 224 | 6 |
Elbasan | 21 | 20 | 0 |
Fieri | 59 | 49 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 39 | 36 | 1 |
Lezhë | 52 | 52 | 0 |
Shkodër | 135 | 114 | 2 |
Tiranë | 627 | 395 | 21 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 1246 | 938 | 34 |
Situata e 24 orëve të fundit e COVID 19 në Shqipëri
Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.
Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare të rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të COVID-19.
Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje të rasteve në Spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 938.
Në vendin tonë janë 274 persona aktivë me COVID-19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.
Barna dhe kujdes shëndetësor gjatë epidemisë së COVID-19
Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Të gjithë mjekët e familjes, infermierët, me organizimin e sistemit shëndetësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, sidomos të të sëmurëve kronike në këtë periudhë epidemie. Asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, falë punës së mjekëve të familjes dhe organizimit të sistemit shëndetësor, pavarësisht përballjes së vështirë me COVID19.
Më pak se 10% e të prekurve aktivë me COVID-19 po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Aktualisht janë mbi 240 qytetarët të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore.
Rrisim kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19
Strukturat e re spitalore në autostradë ka përfunduar rikonstruksionin, me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.
Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.
Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.
Testimi serologjik edhe në popullatë
Deri tani janë kryer 2035 testime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton 9% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra 9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.
Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.
Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 6 835 723 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 398 636
- Azi: 1 310 312 raste të konfimuara
34 116 vdekje
- Afrikë 183 627 raste të konfirmuara
5 042 vdekje
- Amerikë: 3 280 132 raste të konfirmuara
180 803 vdekje
- Oqeania : 8 721 raste të konfirmuara
131 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (7 qershor 2020) |
Kontinenti i Azisë | 1 310 312 |
India | 246628 |
Iran | 169425 |
Turqia | 169218 |
Pakistan | 98943 |
Arabia Saudite | 98869 |
Kina | 84186 |
Katar | 67195 |
Bangladesh | 63026 |
Emiratet e Bashkuara | 38268 |
Singapore | 37527 |
Kuvait | 31131 |
Indonesia | 30514 |
Filipine | 21340 |
Afghanistan | 19551 |
Izrael | 17783 |
Japonia | 17141 |
Oman | 16016 |
Bahrain | 14383 |
Kazakhstan | 12694 |
Korea e jugut | 11776 |
Irak | 11098 |
Malajsia | 8303 |
Taxhikistan | 4453 |
Uzbekistan | 4181 |
Thailand | 3112 |
Nepal | 2912 |
Kyrgyzstan | 2007 |
Maldives | 1901 |
Sri_Lanka | 1814 |
Liban | 1320 |
Jordania | 795 |
Palestine | 643 |
Jemen | 473 |
Taivan | 443 |
Vietnam | 329 |
Mianmar | 240 |
Mongolia | 193 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 125 |
Siria | 124 |
Bhutan | 48 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 3 280 132 |
USA | 1920061 |
Brazil | 645771 |
Peru | 191758 |
Chile | 127745 |
Mexico | 113619 |
Canada | 95046 |
Ekuador | 42728 |
Kolumbia | 38027 |
Argentina | 22007 |
Republika Domenikane | 19195 |
Panama | 16004 |
Bolivia | 13358 |
Guatemala | 6792 |
Honduras | 6155 |
Puerto_Rico | 4915 |
Haiti | 3072 |
El_Salvador | 2934 |
Venezuela | 2316 |
Kuba | 2173 |
Nikaragua | 1309 |
Kosta_Rika | 1263 |
Paraguai | 1090 |
Uruguai | 845 |
Xhamaika | 596 |
Ishujt Kajman | 164 |
Guyana | 154 |
Bermuda | 141 |
Trinidad dhe Tobago | 117 |
Bahamas | 103 |
Aruba | 101 |
Suriname | 100 |
Barbados | 92 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 71 |
Antigua_and_Barbuda | 26 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 26 |
Grenada | 23 |
Curaçao | 21 |
Saint_Lucia | 19 |
Belize | 18 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 721 |
Australia | 7255 |
Zelanda e re | 1154 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 179 |
Kaledonia e re | 20 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 27 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 177 209 |
Afrika e jugut | 45973 |
Egjypt | 32612 |
Nigeria | 12233 |
Algeria | 10050 |
Gana | 9462 |
Maroku | 8132 |
Kameron | 7599 |
Sudan | 5865 |
Senegal | 4249 |
Xhibuti | 4169 |
Guinea | 4117 |
Republika e Kongos | 3878 |
Cote_dIvoire | 3557 |
Gabon | 3101 |
Kenia | 2600 |
Somalia | 2289 |
Etiopia | 1934 |
Republika e Afrikes qendrore | 1570 |
Mali | 1523 |
Guinea_Bissau | 1368 |
Sudani jugor | 1317 |
Guinea Ekuadoriale | 1306 |
Zambia | 1154 |
Tunizia | 1087 |
Madagaskar | 1026 |
Niger | 970 |
Mauritania | 947 |
Sierra_Leone | 946 |
Burkina_Faso | 888 |
Chad | 836 |
Kongo | 683 |
Uganda | 593 |
Cape_Verde | 542 |
Sao_Tome_and_Principe | 513 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Togo | 487 |
Ruanda | 431 |
Mozambique | 411 |
Malawi | 409 |
Liberia | 345 |
Mauritius | 337 |
Eswatini | 322 |
Zimbabwe | 279 |
Benin | 268 |
Libia | 256 |
Komorros | 141 |
Angola | 86 |
Burundi | 83 |
Eritrea | 41 |
Botswana | 40 |
Namibia | 29 |
Gambia | 26 |
Saharaja perendimore | 23 |
Seychelles | 11 |
Lezoto | 4 |
Total | 4 783 488 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 07. 06. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 052 235 raste të konfirmuara
- 178 537 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (7 qershor 2020) |
Europa | 2 052 235 |
Russia | 458689 |
United_Kingdom | 284868 |
Spanja | 241310 |
Itali | 234801 |
Gjermani | 183979 |
France | 153634 |
Belgjika | 59072 |
Bjellorusia | 47751 |
Hollanda | 47335 |
Suedia | 43887 |
Portugalia | 34351 |
Zvicra | 30873 |
Ukraine | 26514 |
Polonia | 25986 |
Irlanda | 25183 |
Rumania | 20290 |
Austria | 16822 |
Armenia | 12364 |
Danimarka | 11924 |
Serbia | 11741 |
Çekia | 9567 |
Moldavia | 9511 |
Norvegjia | 8504 |
Azerbaijan | 7239 |
Finland | 6964 |
Luxembourg | 4035 |
Hungaria | 3970 |
Greqia | 2952 |
Macedonia e veriut | 2917 |
Bullgaria | 2711 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2605 |
Kroacia | 2247 |
Estonia | 1931 |
Islanda | 1806 |
Lithuania | 1705 |
Sllovakia | 1528 |
Sllovenia | 1494 |
Shqiperia | 1246 |
Kosova | 1142 |
Letonia | 1086 |
Qipro | 960 |
Andorra | 852 |
Gjeorgjia | 808 |
San_Marino | 695 |
Malta | 622 |
Isle_of_Man | 336 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 311 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 174 |
Monako | 99 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 7 qershor 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 07.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 35 262 rastet aktualisht të konfirmuara
- 33 899 vdekje
- 165 837 pacientë të shëruar
- 287 pacientë në terapi intensive
- 30 111 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.