29 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (29.05.2020) janë testuar 14269 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 1099 raste të konfirmuara
- 33 pacientë kanë ndërruar jetë
- 851 pacientë të shëruar
- 215 numri i rasteve aktive
Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 29.05.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 14 | 12 | 0 |
Dibër | 7 | 1 | 0 |
Durrës | 243 | 178 | 6 |
Elbasan | 20 | 20 | 0 |
Fieri | 56 | 47 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 37 | 36 | 1 |
Lezhë | 52 | 52 | 0 |
Shkodër | 125 | 112 | 2 |
Tiranë | 521 | 371 | 20 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 1099 | 851 | 33 |
Situata e COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.
Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.
6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.
Lëvizja në fundjavë
Gjatë fundjavës hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbërta. Kjo do të jetë fundjava e fundit që qendrojnë në fuqi perimetri i zonave të kuqe, pra nuk do të lejohet dalja nga kufiri i këtyre zonave deri ditën e hënë datë 1 Qershor, kur do të hiqen të gjitha kufizimet e lëvizjes për të gjithe vendin.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor
Nga data 1 Qershor Qershor të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjithë vendin pa kufizim.
Nga data 1 Qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike duke zbatuar protokollet e sigurisë se miratuar.
Nga data 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes se karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, në raste te veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.
Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qëndrat e formimit arsimor, kulturor, qëndrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurise.
Ndalohen të hapen deri në 23 Qershor
Aktivitetet që ende shfaqin rrezik në këtë fazë ku qarkullimit i virusit është i pranishëm dhe që do të vijonë të jenë të mbylluar janë: Transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastruukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë, gjithashtu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 5 776 934 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 360 089
- Azi: 1 040 539 raste të konfimuara- 28 983 vdekje
- Afrikë : 129 361 raste të konfirmuara- 3 789 vdekje
- Amerikë: 2 698 519 raste të konfirmuara- 155 764 vdekje
- Oqeania: 8 603 raste të konfirmuara- 132 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (29 maj 2020) |
Kontinenti i Azisë | 1 040 539 |
India | 165799 |
Turqia | 160979 |
Iran | 143849 |
Kina | 84106 |
Arabia Saudite | 80185 |
Pakistan | 64028 |
Katar | 50914 |
Bangladesh | 40321 |
Singapore | 33249 |
Emiratet e Bashkuara | 32532 |
Indonesia | 24538 |
Kuvait | 24112 |
Izrael | 16872 |
Japonia | 16719 |
Filipine | 15588 |
Afghanistan | 13036 |
Korea e jugut | 11402 |
Bahrain | 10052 |
Kazakhstan | 9932 |
Oman | 9009 |
Malajsia | 7629 |
Irak | 5457 |
Taxhikistan | 3563 |
Uzbekistan | 3444 |
Thailand | 3065 |
Kyrgyzstan | 1662 |
Sri_Lanka | 1530 |
Maldives | 1513 |
Liban | 1168 |
Nepal | 1042 |
Jordania | 728 |
Palestine | 625 |
Taivan | 441 |
Vietnam | 327 |
Jemen | 278 |
Mianmar | 206 |
Mongolia | 179 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 124 |
Siria | 121 |
Bhutan | 31 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 2 698 519 |
USA | 1721750 |
Brazil | 438238 |
Peru | 141779 |
Canada | 88501 |
Chile | 86943 |
Mexico | 81400 |
Ekuador | 38471 |
Kolumbia | 25366 |
Republika Domenikane | 16068 |
Argentina | 14689 |
Panama | 12131 |
Bolivia | 8387 |
Honduras | 4752 |
Guatemala | 4348 |
Puerto_Rico | 3486 |
El_Salvador | 2194 |
Kuba | 1983 |
Haiti | 1443 |
Venezuela | 1327 |
Kosta_Rika | 1000 |
Paraguai | 900 |
Uruguai | 811 |
Nikaragua | 759 |
Xhamaika | 569 |
Guyana | 150 |
Bermuda | 140 |
Ishujt Kajman | 140 |
Trinidad dhe Tobago | 116 |
Aruba | 101 |
Bahamas | 101 |
Barbados | 92 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 69 |
Antigua_and_Barbuda | 25 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 25 |
Grenada | 23 |
Curaçao | 19 |
Belize | 18 |
Saint_Lucia | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Suriname | 12 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 603 |
Australia | 7150 |
Zelanda e re | 1154 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 172 |
Kaledonia e re | 19 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 22 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 129 361 |
Afrika e jugut | 27403 |
Egjypt | 20793 |
Algeria | 8997 |
Nigeria | 8915 |
Maroku | 7643 |
Gana | 7303 |
Kameron | 5436 |
Sudan | 4346 |
Guinea | 3553 |
Senegal | 3348 |
Xhibuti | 2914 |
Republika e Kongos | 2832 |
Cote_dIvoire | 2641 |
Gabon | 2431 |
Somalia | 1828 |
Kenia | 1618 |
Mali | 1194 |
Guinea_Bissau | 1178 |
Tunizia | 1068 |
Zambia | 1057 |
Guinea Ekuadoriale | 1043 |
Niger | 955 |
Burkina_Faso | 847 |
Etiopia | 831 |
Sierra_Leone | 812 |
Sudani jugor | 806 |
Republika e Afrikes qendrore | 755 |
Chad | 726 |
Madagaskar | 656 |
Kongo | 571 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Sao_Tome_and_Principe | 458 |
Togo | 422 |
Cape_Verde | 390 |
Ruanda | 349 |
Mauritius | 334 |
Uganda | 317 |
Mauritania | 292 |
Eswatini | 279 |
Liberia | 269 |
Mozambique | 233 |
Benin | 210 |
Malawi | 203 |
Zimbabwe | 149 |
Libia | 105 |
Komorros | 87 |
Angola | 73 |
Burundi | 42 |
Eritrea | 39 |
Botswana | 35 |
Gambia | 25 |
Namibia | 22 |
Seychelles | 11 |
Saharaja perendimore | 6 |
Lezoto | 2 |
Total | 3 877 718 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 29. 05. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 899 216 raste të konfirmuara
- 171 414 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (29 maj 2020) |
Europa | 1 899 216 |
Russia | 379051 |
United_Kingdom | 269127 |
Spanja | 237906 |
Itali | 231732 |
Gjermani | 180458 |
France | 149071 |
Belgjika | 57849 |
Hollanda | 45950 |
Bjellorusia | 39858 |
Suedia | 35727 |
Portugalia | 31596 |
Zvicra | 30713 |
Irlanda | 24841 |
Polonia | 22825 |
Ukraine | 22382 |
Rumania | 18791 |
Austria | 16543 |
Danimarka | 11512 |
Serbia | 11300 |
Çekia | 9140 |
Norvegjia | 8401 |
Armenia | 8216 |
Moldavia | 7725 |
Finland | 6743 |
Azerbaijan | 4759 |
Luxembourg | 4008 |
Hungaria | 3841 |
Greqia | 2906 |
Bullgaria | 2485 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2462 |
Kroacia | 2245 |
Macedonia e veriut | 2078 |
Estonia | 1851 |
Islanda | 1805 |
Lithuania | 1656 |
Sllovakia | 1520 |
Sllovenia | 1473 |
Shqiperia | 1099 |
Letonia | 1061 |
Kosova | 1048 |
Qipro | 941 |
Andorra | 763 |
Gjeorgjia | 738 |
San_Marino | 670 |
Malta | 616 |
Isle_of_Man | 336 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 308 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 157 |
Monako | 98 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 29 maj 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 29.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 46 175 rastet aktualisht të konfirmuara
- 33 229 vdekje
- 152 844 pacientë të shëruar
- 475 pacientë në terapi intensive
- 38 606 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.