15 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (15.05.2020) janë testuar 11458  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 916 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 705 pacientë të shëruar
  • 180 numri i rasteve aktive

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 15.05.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 191 130 6
Elbasan 20 18 0
Fieri 50 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 50 0
Shkodër 121 103 2
Tiranë 406 299 18
Vlorë 5 4 1
Total 916 705 31

 

 

 

Të dhënat e fundit të situatës COVID19 në Shqipëri

Në 24 orët të fundit janë testuar 219 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive.

Deri tani janë kryer rreth 11458 testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.

Hapja e zonave të gjelbra

 

Nga e hëna  (datë 11 Maj), shtohen si zonat të gjelbra edhe bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë, Vorë dhe Elbasan.
Zonat e gjelbërta të tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga dita e hënë, 11 Maj, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

Duke filluar nga e hëna  (datë 11 Maj) të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Rihapja graduale e sistemit shëndetësor. Nga data 18 Maj do të rifillojnë gradualisht operacionet e planifikuara, në spitalet rajonale dhe universitare. Pas vlerësimit të situatës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, është vendosur ri-hapja graduale e sistemit shëndetësor. Gjatë kësaj jave duhet që të gjithë strukturat të angazhohen maksimalisht për t’u bërë gati për rihapjen graduale të shërbimeve të kirurgjisë së planifikuar. Eshtë duke u vlerësuar rikthimi në normalitet i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’, i cili i është dedikuar COVID2 gjatë pandemisë dhe brenda kësaj jave do të kemi një vendim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të vlerësuar rikthimin në normalitet të këtij spitalit për të ofruar shërbimet e tij.

Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 530 individë prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11-13%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Gjithashtu në këtë linjë ka filluar dhe po vijon këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet COVID, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik:

Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka..

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 4 405 680 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 302 115
  • Azi:          732 064 raste të konfimuara

23 531 vdekje

  • Afrikë 75 685 raste të konfirmuara

2 563 vdekje

  • Amerikë: 1 943 455 raste të konfirmuara

 117 069 vdekje

  • Oqeania : 8 414 raste të konfirmuara

  126 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 732 064
Turqia 144749
Iran 114533
Kina 84029
India 81970
Arabia Saudite 46869
Pakistan 37218
Katar 28272
Singapore 26098
Emiratet e Bashkuara 21084
Bangladesh 18863
Izrael 16579
Japonia 16193
Indonesia 16006
Kuvait 11975
Filipine 11876
Korea e jugut 11018
Malajsia 6819
Bahrain 6198
Kazakhstan 5571
Afghanistan 5339
Oman                           4341
Irak 3143
Thailand 3018
Uzbekistan 2645
Kyrgyzstan 1111
Maldives 982
Sri_Lanka 925
Taxhikistan 907
Liban 886
Jordania 586
Palestine 548
Taivan 440
Vietnam 312
Nepal 258
Mianmar 181
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 122
Jemen 87
Mongolia 61
Siria 48
Timor_Leste 24
Bhutan 20
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 943 455
USA 1417889
Brazil 202918
Peru 80604
Canada 73401
Mexico 42595
Chile 37040
Ekuador 30502
Kolumbia 13610
Republika Domenikane 11320
Panama 9118
Argentina 7121
Bolivia 3372
Puerto_Rico 2427
Honduras 2318
Kuba 1830
Guatemala 1518
El_Salvador 1210
Kosta_Rika 830
Paraguai 754
Uruguai 724
Jamaika 509
Venezuela 455
Haiti 273
Bermuda 122
Trinidad dhe Tobago 116
Guyana 113
Aruba 101
Bahamas 96
Ishujt Kajman 93
Barbados 85
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Nikaragua 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 414
Australia 6989
Zelanda e re 1148
Polinezia Franceze 60
Guam 154
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 19
Papa new Guinea 8
Afrika 75685
Afrika e jugut 12739
Egjypt 10829
Maroku 6607
Algeria 6442
Gana 5530
Nigeria 5162
Kameron 2954
Guinea 2473
Senegal 2189
Cote_dIvoire 1971
Sudan 1964
Republika e Kongos 1298
Xhibuti 1284
Somalia 1284
Gabon 1104
Tunizia 1032
Guinea_Bissau 913
Niger 876
Mali 779
Burkina_Faso 773
Kenia 758
Zambia 654
Guinea Ekuadoriale 594
Republika e Tanzanise 509
Sierra_Leone 408
Chad 399
Kongo 391
Benin 339
Mauritius 332
Cape_Verde 315
Ruanda 287
Etiopia 272
Togo 238
Sao_Tome_and_Principe 235
Sudani jugor 231
Madagaskar 230
Republika e Afrikes qendrore 221
Liberia 215
Eswatini 187
Uganda 160
Mozambique 115
Libia 64
Malawi 63
Angola 48
Eritrea 39
Zimbabwe 37
Burundi 27
Botswana 24
Gambia 23
Komorros 17
Mauritania 16
Namibia 16
Seychelles 11
Saharaja perendimore 6
Lezoto 1
Total 2 760 314

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 15. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 645 366 raste të konfirmuara
    • 158 819 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (15 maj 2020)
Europa 1 645 366
Russia 252245
United_Kingdom 233151
Spanja 229540
Itali 223096
Gjermani 173152
France 141356
Belgjika 54288
Hollanda 43481
Zvicra 30380
Suedia 28582
Portugalia 28319
Bjellorusia 26772
Irlanda 23827
Polonia 17615
Ukraine 16847
Rumania 16247
Austria 16005
Danimarka 10713
Serbia 10374
Çekia 8351
Norvegjia 8175
Finland 6145
Moldavia 5553
Luxembourg 3915
Armenia 3860
Hungaria 3417
Azerbaijan 2879
Greqia 2770
Kroacia 2221
Bosnia_dhe_Herzegovina 2216
Bullgaria 2100
Islanda 1802
Estonia 1758
Macedonia e veriut 1723
Lithuania 1511
Sllovakia 1477
Sllovenia                  1464
Letonia 962
Kosova 944
Qipro 907
Shqiperia 898
Andorra 761
Gjeorgjia 667
San_Marino 648
Malta 522
Isle_of_Man 332
Mali I zi 324
Jersey 297
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 147
Monako 96
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 15 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 15.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 72 070 rastet aktualisht të konfirmuara
  • 31 610 vdekje
  • 120 205 pacientë të shëruar
  •     808  pacientë në terapi intensive
  • 60 470  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 27746
Emilia Romanja 6001
Piemonte 11113
Veneto 4439
Toskana                   3168
Liguria 2603
Marche 2795
Lazio 4088
Campania 1736
Trento 406
Puglia 2181
Fruli 741
Siçili 1760
Abruzzo 1454
Bolzano 359
Umbria 90
Sardenja 461
Kalabria 505
Valle d’Aosta 77
Bazilikata 120
Molise 227

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.