Gripi Sezonal 2015

Shqipëria ështe duke përjetuar një intensitet të lartë të infeksioneve respiratore si një pjesë e mirë e rajonit Europian.

Aktualisht Shqipëria gjendet në periudhën e epidemisë së Gripit. Viruset që qarkullojnë këtë vit janë AH1N1pdm09 dhe AH3N2  të cilët janë të përfshirë në vaksinën e Gripit. Gripi nuk duhet të neglizhohet dhe që në shenjat e para të shfaqjes së tij konsultohuni me mjekun e familjes dhe mjekun pediater.
Mjeku i familjes dhe pediatri duhet të vlerësojë me seriozitet të gjitha shenjat me të cilat çdo i sëmurë dyshohet i infektuar me virusin e Gripit.
Të gjitha të dhënat e mëposhtme vlejnë për të mbrojtur popullatën nga virusi i Gripit dhe sidomos format e rënda të tij të cilat shkaktojnë insuficience akute respiratore të rënde dhe komplikacione te tjera.

Gripi sezonal është një infeksion viral akut, i cili përhapet lehtë nga njeriu tek njeriu. Gripi mund të prekë çdo njeri në çdo grupmoshë.

Virusi i Gripi transmetohet nga njeriu tek njeriu me spërkla gjate teshtimave, kollitjes apo gjatë bisedimit me një person të infektuar. Më rrallë një individ mund infektohet me virusin e gripit duke prekur objekte të kontaminuara nga virusi  dhe pastaj individi të prekë gojën apo hundën me duart e infektuara.

Periudha e inkubacionit zgjat nga 1-4 ditë . Një individ i prekur nga virusi i gripit,  mund të infektojë të tjerët 1 ditë para shfaqjes se simptomave,  gjatë periudhes së sëmundjes. Pra, një person i prekur nga virusi i gripit mund të transmetoje virusin një personi  tjetër përpara se ai ta kuptoj që është i sëmurë.

Artikullin e plotë mund ta shkarkoni në formatin .pdf: këtu

TË REJAT E FUNDIT