5 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (05.05.2020) janë testuar 9266  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 820 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 570 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 05.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 2 0
Dibër 1 1 0
Durrës 163 75 6
Elbasan 20 17 0
Fieri 45 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 34 1
Lezhë 52 40 0
Shkodër 115 98 2
Tiranë 359 239 18
Vlorë 5 4 1
TOTAL 820 570 31

 

 

 

 

Situata epidemiologjike po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara me COVID19 si dhe kontakteve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.

11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.

Ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.

Hapja e zonave të gjelbërta

Zonat e gjelbërta që kanë masa lehtësuese janë: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga data 4 është lejuar shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

Duke filluar nga data 4 Maj, personat që riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.

Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që është shtuar është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

 

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  3 544 222 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 250 977

  • Azi: 567 862 raste të konfimuara- 19 991 vdekje
  • Afrikë : 47 124 raste të konfirmuara- 1 845 vdekje
  • Amerikë: 1 513 928 raste të konfirmuara- 87 232 vdekje
  • Oqeania : 8 227 raste të konfirmuara- 122 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 567 862
Turqia 127659
Iran 98647
Kina 83966
India 46433
Arabia Saudite 28656
Pakistan 21501
Singapore 18778
Izrael 16246
Katar 16191
Japonia 15231
Emiratet e Bashkuara 14730
Indonesia 11587
Korea e jugut 10804
Bangladesh 10143
Filipine 9485
Malajsia 6353
Kuvait 5278
Kazakhstan 4121
Bahrain 3533
Thailand 2987
Afghanistan                 2894
Oman 2637
Irak 2346
Uzbekistan 2189
Kyrgyzstan 843
Sri_Lanka 755
Liban 740
Maldives 551
Palestine 524
Jordania 465
Taivan 438
Vietnam 271
Taxhikistan 230
Mianmar 161
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 82
Siria 44
Mongolia 41
Timor_Leste 24
Laos 19
Jemen 12
Bhutan 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 513 928
USA 1180634
Brazil 107780
Canada 60772
Peru 47372
Ekuador 31881
Mexico 24905
Chile 20643
Republika Domenikane 8235
Kolumbia 7973
Panama 7387
Argentina 4874
Puerto_Rico 1843
Bolivia 1681
Kuba 1668
Honduras 1178
Kosta_Rika 742
Guatemala 730
Uruguai 657
El_Salvador 587
Jamaika 471
Paraguai 415
Venezuela 361
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 115
Aruba 100
Haiti 100
Guyana 92
Bahamas 83
Barbados 82
Sint_Maarten 76
Ishujt Kajman 75
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Nikaragua 15
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8227
Australia 6825
Zelanda e re 1137
Polinezia Franceze 58
Guam 149
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 47124
Afrika e jugut 7220
Egjypt 6813
Maroku 5043
Algeria 4648
Nigeria 2802
Gana 2719
Kameron 2104
Guinea 1710
Cote_dIvoire 1432
Senegal 1271
Xhibuti 1116
Tunizia 1018
Somalia 756
Niger 755
Republika e Kongos 684
Sudan 678
Burkina_Faso 672
Mali 580
Kenia 490
Republika e Tanzanise 480
Guinea_Bissau 413
Gabon 367
Mauritius 334
Guinea Ekuadoriale 315
Ruanda 261
Kongo 236
Sierra_Leone 178
Cape_Verde 175
Sao_Tome_and_Principe 174
Liberia 166
Madagaskar 149
Etiopia 140
Zambia 137
Togo 126
Chad 117
Eswatini 116
Uganda 97
Benin 96
Republika e Afrikes qendrore 94
Mozambique 80
Libia 63
Sudani jugor 46
Malawi 41
Eritrea 39
Angola 35
Zimbabwe 34
Botswana 23
Burundi 19
Gambia 17
Namibia 16
Seychelles 11
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Komorros 4
Total 2 137 837

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 05. 05. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 406 385 raste të konfirmuara
    • 141 780 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 maj 2020)
Europa 1 406 385
Spanja 218011
Itali 211938
United_Kingdom 190584
Gjermani 163860
Russia 145268
France 131863
Belgjika 50267
Hollanda 40770
Zvicra 29898
Portugalia 25524
Suedia 22721
Irlanda 21722
Bjellorusia 17489
Austria 15621
Polonia 14006
Rumania 13512
Ukraine 12331
Danimarka 9670
Serbia 9557
Norvegjia 7847
Çekia             7819
Finland 5327
Moldavia 4248
Luxembourg 3828
Hungaria 3065
Greqia 2632
Armenia 2507
Kroacia 2101
Azerbaijan 1984
Bosnia_dhe_Herzegovina 1926
Islanda 1799
Estonia 1703
Bullgaria 1652
Macedonia e veriut 1518
Sllovenia 1439
Lithuania 1419
Sllovakia                  1413
Letonia 896
Qipro 874
Kosova 855
Shqiperia 803
Andorra 750
Gjeorgjia 593
San_Marino 582
Malta 480
Isle_of_Man 325
Mali I zi 323
Jersey 293
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 144
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 11

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 5 maj 2020.

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 05.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 98 467 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 29 079 vdekje
  • 85 231 pacientë të shëruar
  • 1 427   pacientë në terapi intensive
  • 80 770  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 37092
Emilia Romanja 8681
Piemonte 15323
Veneto 7116
Toskana 5190
Liguria 3427
Marche 3219
Lazio 4370
Campania 2530
Trento 1041
Puglia 2939
Fruli 984
Siçili 2202
Abruzzo 1809
Bolzano 612
Umbria 176
Sardenja 642
Kalabria 650
Valle d’Aosta 110
Bazilikata 177
Molise 177

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.