29 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (29.04.2020) janë testuar 7028 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 766 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 455 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 29.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur Nr. i rasteve të shëruara
Tirana 318 17 202
Shkodër 108 2 71
Kruja 102 1 9
Durrësi 42 5 38
Fieri 37 2 32
Kurbin 31    
Korça 19   18
Elbasani 18   15
Kukës 18   10
Lezhë 14   14
Has 14 1 12
Kavaja 9 1 8
Lushnja 7 1 4
Vlora 5 1 4
Puka 5   4
Mirdita 5   3
Rrogozhina 4   4
Tropojë 4   4
Berat 4   2
Mallakaster 1   1
Mat 1    
TOTAL 766 31 455

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.

Janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.

Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.

Një pacient 71-vjeçar (B.S) nga Shkodra, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. 31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Në shërbimin infektiv janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.  Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat.

 

 

Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19

Komitetit Teknik i Ekspertëve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale.

Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin  gradual te masave,  që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit COVID19 dhe shkallën e përhapjes  së tij.

Në çdo fazë do vlerësohet kurba epidemiologjike, shpërndarja e vatrave të infeksionit, transmetueshmëria e infeksionit si dhe përballimi nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të COVID19.

Që prej ditës së hënë, datë 27 Prill, është zgjeruar fasha e lëvizjes të qytetarëve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.

Bizneset që do të lejohen

Që nga e hëna, datë 27 Prill janë lejuar të ushtrojnë aktivitet bizneset si më poshtë:

Dyqanet e veshjeve

Të tekstileve

Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë

Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hënë, gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Lista e protokolleve të sigurisë të përgjithshme dhe specifike sipas klasifikimit të riskut për bizneset e sipërpermendura gjendet në portalin e-albania dhe është e detyrueshme për çdo biznes të hapur.

Në kuadër të lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të masave, bazuar në vendimin e Komitetit te Ekspertëve , nga dita e hënë datë 27 prill, do të fillojë lehtesimet e posatcme për lëvizjen në “zonat e gjelbërta”.

 

Lëvizja në zonat e gjelbërta

Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

Zonat si me poshtë:

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;

Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd

Si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.

Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.

Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.

Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.

Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur në çdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe në komunitet.

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

 

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

Pasi kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, Abi Bank ka dhuruar 3 aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri. Ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19. Gjithashtu 3 ton me mjete mjekësore i janë shtuar ditën e sotme kapaciteteve tona në spitale për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Ndihmat e ofruara nga Republika Popullore e Kines përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!

I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 3 052 370 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 216 563
  • Azi:          490 252 raste të konfimuara

17 846 vdekje

  • Afrikë 34 934 raste të konfirmuara

1 525 vdekje

  • Amerikë: 1 252 601 raste të konfirmuara

 71 085 vdekje

  • Oqeania : 8 109 raste të konfirmuara

  110 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 490 252
Turqia 114653
Iran 92584
Kina 83940
India 31332
Arabia Saudite 20077
Izrael 15589
Singapore 14951
Pakistan 14885
Japonia 13852
Katar 11921
Emiratet e Bashkuara 11380
Korea e jugut 10761
Indonesia 9511
Filipine 7958
Bangladesh 6462
Malajsia 5851
Kuvait 3440
Kazakhstan 3063
Thailand 2938
Bahrain 2811
Oman                           2131
Uzbekistan 1939
Irak 1847
Afghanistan 1827
Kyrgyzstan 729
Liban 717
Sri_Lanka 619
Palestine 495
Jordania 449
Taivan 429
Vietnam 270
Maldives 245
Mianmar 150
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 54
Siria 43
Mongolia 38
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 252 601
USA 1012583
Brazil 71886
Canada 50015
Peru 31190
Ekuador 24258
Mexico 16752
Chile 14365
Republika Domenikane 6416
Panama 6200
Kolumbia 5949
Argentina 4114
Kuba 1437
Puerto_Rico 1400
Bolivia 1053
Honduras 738
Kosta_Rika 705
Uruguai 625
Guatemala 557
Jamaika 381
El_Salvador 345
Venezuela 329
Paraguai 239
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 110
Aruba 100
Bahamas 80
Barbados 80
Haiti 76
Guyana 75
Sint_Maarten 75
Ishujt Kajman 70
Ishujt Virgin 59
Antigua_and_Barbuda 24
Belize 18
Grenada 18
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Vincent_&_Grenadines 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Ishujt Malvinas 13
Nikaragua 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8125
Australia 6738
Zelanda e re 1126
Polinezia Franceze 58
Guam 145
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 34 934
Egjypt 5042
Afrika e jugut 4996
Maroku 4252
Algeria 3649
Kameron 1806
Gana 1671
Nigeria 1532
Guinea 1240
Cote_dIvoire 1183
Xhibuti 1072
Tunizia 975
Senegal 823
Niger 709
Burkina_Faso 638
Somalia 528
Republika e Kongos 491
Mali 424
Kenia 374
Mauritius 334
Sudan 318
Guinea Ekuadoriale 315
Republika e Tanzanise 306
Gabon 238
Ruanda 212
Kongo 207
Liberia 141
Madagaskar 128
Etiopia 126
Cape_Verde 113
Sierra_Leone 104
Togo 99
Zambia 95
Uganda 79
Mozambique 76
Guinea_Bissau 73
Eswatini 71
Benin 64
Libia 61
Chad re 52
Republika e Afrikes qendro 50
Eritrea 39
Malawi 36
Sudani jugor 34
Zimbabwe 32
Angola 27
Botswana 23
Namibia 16
Burundi 15
Sao Tome dhe Principe 11
Seychelles 11
Gambia 10
Mauritania 7
Saharaja perendimore 6
Total 1 786 608

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 29. 04. 2020

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 265 762 raste të konfirmuara
    • 125 966 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (29 prill 2020)
Europa 1 265 762
Spanja 210773
Itali 201505
United_Kingdom 161145
Gjermani 157641
France 126835
Russia 93558
Belgjika 47334
Hollanda 38416
Zvicra 29181
Portugalia 24322
Irlanda 19877
Suedia 19621
Austria 15314
Polonia 12218
Bjellorusia 12208
Rumania 11616
Ukraine 9410
Danimarka 8851
Serbia 8497
Norvegjia 7605
Çekia 7504
Finland 4740
Luxembourg 3741
Moldavia 3638
Hungaria 2727
Greqia 2534
Kroacia 2047
Armenia 1932
Islanda 1795
Azerbaijan 1717
Estonia 1660
Bosnia_dhe_Herzegovina 1588
Lithuania 1449
Macedonia e veriut 1421
Sllovenia 1408
Bullgaria 1399
Sllovakia 1384
Qipro 837
Letonia 836
Kosova 790
Shqiperia 750
Andorra 748
San_Marino 553
Gjeorgjia 511
Malta 450
Mali I zi 321
Isle_of_Man 309
Jersey 284
Guernsey 247
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 141
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 9

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 29 prill 2020.

 

        Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 29.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 104 657 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 27 682 vdekje
  • 71 252 pacientë të shëruar
  • 1 795   pacientë në terapi intensive
  • 83 652  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 36122
Emilia Romanja 11862
Piemonte 15521
Veneto 8369
Toskana 5663
Liguria 3576
Marche 3347
Lazio 4535
Campania 2782
Trento 1463
Puglia 2927
Fruli 1227
Siçili 2145
Abruzzo 1976
Bolzano 845
Umbria 261
Sardenja 761
Kalabria 753
Valle d’Aosta 135
Bazilikata 194
Molise 193

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.