28 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (28.04.2020) janë testuar 7758  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 750 raste të konfirmuara
  • 30 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 431 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 28.04.2020

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur Nr. i rasteve të shëruara
Tirana 309 17 188
Shkodër 107 1 64
Kruja 97 1 9
Durrësi 42 5 38
Fieri 37 2 29
Kurbin 31    
Korça 19   18
Elbasani 18   15
Kukës 18   10
Lezhë 14   14
Has 14 1 12
Kavaja 9 1 8
Lushnja 7 1 4
Vlora 5 1 4
Puka 5   4
Mirdita 5   3
Rrogozhina 4   4
Tropojë 4   4
Berat 3   2
Mallakaster 1   1
Mat 1    
TOTAL 750 30 431

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. 30 qytetarë kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 32 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar.

Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

 

Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19

Komitetit Teknik i Ekspertëve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale.

Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin  gradual te masave,  që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit COVID19 dhe shkallën e përhapjes  së tij.

Në çdo fazë do vlerësohet kurba epidemiologjike, shpërndarja e vatrave të infeksionit, transmetueshmëria e infeksionit si dhe përballimi nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të COVID19.

Duke filluar nga dita e hënë, date 27 Prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes të qytetarëve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.

Bizneset që do të lejohen

Që nga e hëna, datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitet bizneset si më poshtë:

Dyqanet e veshjeve

Të tekstileve

Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë

Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hënë, gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Lista e protokolleve të sigurisë të përgjithshme dhe specifike sipas klasifikimit të riskut për bizneset e sipërpermendura gjendet në portalin e-albania dhe është e detyrueshme për çdo biznes të hapur.

Në kuadër të lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të masave, bazuar në vendimin e Komitetit te Ekspertëve , nga dita e hënë datë 27 prill, do të fillojë lehtesimet e posatcme për lëvizjen në “zonat e gjelbërta”.

 

Lëvizja në zonat e gjelbërta

Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

Zonat si me poshtë:

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;

Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd

Si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.

Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.

Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.

Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.

Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur në çdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe në komunitet.

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

 

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

 

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

Pasi kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, Abi Bank ka dhuruar 3 aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri. Ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19. Gjithashtu 3 ton me mjete mjekësore i janë shtuar ditën e sotme kapaciteteve tona në spitale për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Ndihmat e ofruara nga Republika Popullore e Kines përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!

I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 2 982 688 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 210 193
  • Azi:          478 667 raste të konfimuara

17 512 vdekje

  • Afrikë 33 164 raste të konfirmuara

1 470 vdekje

  • Amerikë: 1 215 105 raste të konfirmuara

 67 869 vdekje

  • Oqeania : 8 109 raste të konfirmuara

  110 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 28 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (28 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 478 667
Turqia 112261
Iran 91472
Kina 83938
India 29435
Arabia Saudite 18811
Izrael 15466
Singapore 14423
Pakistan 14079
Japonia 13576
Katar 11244
Emiratet e Bashkuara 10839
Korea e jugut 10752
Indonesia 9096
Filipine 7777
Bangladesh 5913
Malajsia 5820
Kuvait 3288
Thailand 2938
Kazakhstan 2860
Bahrain 2723
Oman                           2049
Uzbekistan 1904
Irak 1847
Afghanistan 1703
Liban                  710
Kyrgyzstan 708
Sri_Lanka 588
Palestine 495
Jordania 449
Taivan 429
Vietnam 270
Maldives 214
Mianmar 146
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 52
Siria 43
Mongolia 38
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 215 105
USA 988451
Brazil 66501
Canada 48489
Peru 28699
Ekuador 23240
Mexico 15529
Chile 13813
Republika Domenikane 6135
Panama 6021
Kolumbia 5597
Argentina 3990
Kuba 1389
Puerto_Rico 1389
Bolivia 1014
Kosta_Rika 697
Honduras 693
Uruguai 620
Guatemala 530
Jamaika 364
Venezuela 329
El_Salvador 323
Paraguai 230
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 110
Aruba 100
Bahamas 80
Barbados 80
Haiti 76
Sint_Maarten 75
Guyana 74
Ishujt Kajman 70
Ishujt Virgin 59
Antigua_and_Barbuda 24
Belize 18
Grenada 18
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Saint_Vincent_&_Grenadines 15
Ishujt Malvinas 13
Nikaragua 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8109
Australia 6725
Zelanda e re 1124
Polinezia Franceze 58
Guam 144
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 33 164
Afrika e jugut 4793
Egjypt 4782
Maroku 4120
Algeria 3517
Kameron 1621
Gana 1550
Nigeria 1337
Cote_dIvoire 1164
Guinea 1163
Xhibuti 1035
Tunizia 967
Senegal 735
Niger 701
Burkina_Faso 635
Somalia 480
Republika e Kongos 471
Mali 408
Kenia 363
Mauritius 334
Republika e Tanzanise 300
Sudan 275
Guinea Ekuadoriale 258
Gabon 211
Kongo 207
Ruanda 207
Liberia 133
Madagaskar 128
Etiopia 124
Cape_Verde 109
Sierra_Leone 99
Togo 99
Zambia 89
Uganda 79
Mozambique 76
Guinea_Bissau 73
Eswatini 65
Benin 64
Libia 61
Republika e Afrikes qendrore 50
Chad 46
Eritrea 39
Malawi 36
Zimbabwe 32
Angola 27
Botswana 22
Namibia 16
Burundi 15
Seychelles 11
Gambia 10
Sao Tome dhe Principe 8
Mauritania 7
Sudani jugor 6
Saharaja perendimore 6
Total 1 735 741

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 28. 04. 2020

 

 

          Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë  

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 246 947 raste të konfirmuara
    • 123 225 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 28 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (28 prill 2020)
Europa 1 246 947
Spanja 209465
Itali 199414
United_Kingdom 157149
Gjermani 156337
France 128339
Russia 87147
Belgjika 46687
Hollanda 38245
Zvicra 29081
Portugalia 24027
Irlanda 19648
Suedia 18926
Austria 15256
Polonia 11902
Rumania 11339
Bjellorusia 11289
Ukraine 9009
Danimarka 8698
Serbia 8275
Norvegjia 7533
Çekia 7449
Finland 4695
Luxembourg 3729
Moldavia 3481
Hungaria 2649
Greqia 2534
Kroacia 2039
Armenia 1867
Islanda 1792
Azerbaijan 1678
Estonia 1647
Bosnia_dhe_Herzegovina 1564
Lithuania 1449
Sllovenia 1407
Macedonia e veriut 1399
Sllovakia 1381
Bullgaria 1363
Qipro 822
Letonia 818
Kosova 780
Andorra 743
Shqiperia 736
San_Marino 538
Gjeorgjia 497
Malta 450
Mali I zi 321
Isle_of_Man 308
Jersey 283
Guernsey 247
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 141
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 9

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 28 prill 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 28.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 105 205 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 27 359 vdekje
  • 68 941 pacientë të shëruar
  • 1 863   pacientë në terapi intensive
  • 83 619  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 35744
Emilia Romanja 12003
Piemonte 15506
Veneto 8601
Toskana 5896
Liguria 3571
Marche 3334
Lazio 4562
Campania 2802
Trento 1565
Puglia 2919
Fruli 1239
Siçili 2143
Abruzzo 1990
Bolzano 910
Umbria 275
Sardenja 772
Kalabria 764
Valle d’Aosta 209
Bazilikata 205
Molise 195

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.