27 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (27.04.2020) janë testuar 7401  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 736 raste të konfirmuara
  • 28 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 422 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 27.04.2020

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur Nr. i rasteve të shëruara
Tirana 302 15 187
Shkodër 105 1 61
Kruja 92   8
Durrësi 42 5 37
Fieri 37 1 27
Kurbin 31    
Korça 19   18
Elbasani 18 1 15
Kukës 18   10
Lezhë 14   14
Has 14 1 12
Kavaja 9 3 8
Lushnja 7 1 4
Vlora 5 1 4
Puka 5   4
Mirdita 5   3
Rrogozhina 4   4
Tropojë 4   4
Berat 3   2
Mallakaster 1    
Mat 1    
TOTAL 736 29 422

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve .

Në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Një pacient 73-vjeçar (H.K) nga Durrësi, i konfirmuar me COVID19, i intubuar prej 24 ditësh ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. 29 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive.

 

Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19

Nisur nga zhvillimet e javës së fundit, nga vlerësimi dhe analiza e të dhënave dhe situatën e epidemisë në vend, Komitetit Teknik i Ekspertëve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale.

Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin  gradual te masave,  që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit COVID19 dhe shkallën e përhapjes  së tij.

Do të tregohemi në çdo fazë shume të kujdesshem, duke vlerësuar  kurbën  epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave të infeksionit, transmetueshmërinë e infeksionit si dhe përballimin nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të COVID19.

Duke filluar nga dita e hënë, date 27 Prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes të qytetarëve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë distancimit social dhe duke zgjruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.

Bizneset që do të lejohen

Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitet bizneset si më poshtë:

Dyqanet e veshjeve

Të tekstileve

Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë

Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Lista e protokolleve të sigurisë të përgjithshme dhe specifike sipas klasifikimit të riskut për bizneset e sipërpermendura gjendet në portalin e-albania dhe është e detyrueshme per cdo biznes te hapur.

Në kuadër të lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të masave, bazuar në vendimin e Komitetit te Ekspertëve , nga dita e hënë datë 27 prill, do të fillojë lehtesimet e posatcme për lëvizjen në “zonat e gjelbërta”.

 

Lëvizja në zonat e gjelbërta

Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

Zonat si me poshtë:

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;

Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd

Si dhe Bashkia Divjakë.

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.

Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.

Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.

Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.

Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur në çdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe në komunitet.

Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

 

Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

http://shendetesia.gov.al/masat-e-reja-per-te-parandaluar-perhapjen-e-covid-19/

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

Pasi kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, Abi Bank ka dhuruar 3 aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri. Ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19. Gjithashtu 3 ton me mjete mjekësore i janë shtuar ditën e sotme kapaciteteve tona në spitale për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Ndihmat e ofruara nga Republika Popullore e Kines përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!

I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 2 914507 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 205 923
  • Azi:          467 957 raste të konfimuara

17 164 vdekje

  • Afrikë 31 748 raste të konfirmuara

1 415 vdekje

  • Amerikë: 1 182 433 raste të konfirmuara

 65 752 vdekje

  • Oqeania : 8 092 raste të konfirmuara

  109 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 467 957
Turqia 110130
Iran 90481
Kina 84199
India 27892
Arabia Saudite 17522
Izrael 15398
Singapore 13624
Japonia 13385
Pakistan 13328
Korea e jugut 10738
Emiratet e Bashkuara 10349
Katar 10287
Indonesia 8882
Filipine 7579
Malajsia 5780
Bangladesh 5416
Kuvait 3075
Thailand 2922
Kazakhstan 2717
Bahrain 2647
Oman                           1998
Uzbekistan 1887
Irak 1820
Afghanistan 1531
Liban                  707
Kyrgyzstan 695
Sri_Lanka 523
Palestine 495
Jordania 447
Taivan 429
Vietnam 270
Maldives 214
Mianmar 146
Brunei_Darussalam 138
Kamboxha 122
Nepal 52
Siria 43
Mongolia 38
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 182 433
USA 965910
Brazil 61888
Canada 46884
Peru 27517
Ekuador 22719
Mexico 14677
Chile 13331
Republika Domenikane 6135
Panama 5779
Kolumbia 5379
Argentina 3767
Puerto_Rico 1416
Kuba 1369
Bolivia 950
Kosta_Rika 695
Honduras 661
Uruguai 606
Guatemala 500
Jamaika 350
Venezuela 325
El_Salvador 298
Paraguai 228
Trinidad dhe Tobago 116
Bermuda 109
Aruba 100
Bahamas 80
Barbados 79
Guyana 74
Sint_Maarten 74
Haiti 72
Ishujt Kajman 70
Ishujt Virgin 55
Antigua_and_Barbuda 24
Belize 18
Grenada 18
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Saint_Vincent_&_Grenadines 14
Ishujt Malvinas 13
Nikaragua 13
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8092
Australia 6713
Zelanda e re 1122
Polinezia Franceze 57
Guam 142
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 31 748
Afrika e jugut 4546
Egjypt 4319
Maroku 4065
Algeria 3382
Kameron 1621
Gana 1550
Nigeria 1273
Cote_dIvoire 1150
Guinea 1094
Xhibuti 1023
Tunizia 949
Niger 696
Senegal 671
Burkina_Faso 632
Republika e Kongos 459
Somalia 436
Mali 389
Kenia 355
Mauritius 332
Republika e Tanzanise 300
Guinea Ekuadoriale 258
Sudan 237
Kongo 200
Ruanda 191
Gabon 176
Liberia 124
Madagaskar 124
Etiopia 123
Cape_Verde 106
Togo 98
Sierra_Leone 93
Zambia 88
Uganda 79
Mozambique 76
Benin 64
Libia 61
Eswatini 59
Guinea_Bissau 53
Chad 46
Eritrea 39
Malawi 34
Zimbabwe 31
Angola 26
Botswana 22
Republika e Afrikes qendrore 19
Namibia 16
Burundi 15
Seychelles 11
Gambia 10
Sao Tome dhe Principe 8
Mauritania 7
Sudani jugor 6
Saharaja perendimore 6
Total 1 690 926

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 27. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 223 581 raste të konfirmuara
    • 121 476 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 prill 2020)
Europa 1 223 581
Spanja 207634
Itali 197675
Gjermani 155193
United_Kingdom 152840
France 124575
Russia 80949
Belgjika 46134
Hollanda 37845
Zvicra 28978
Portugalia 23864
Irlanda 19262
Suedia 18640
Austria 15189
Polonia 11617
Rumania 11036
Bjellorusia 10463
Ukraine 9009
Danimarka 8575
Serbia 8042
Norvegjia 7505
Çekia 7404
Finland 4576
Luxembourg 3723
Moldavia 3408
Hungaria 2583
Greqia 2506
Kroacia 2030
Islanda 1808
Armenia 1792
Azerbaijan 1645
Estonia 1643
Bosnia_dhe_Herzegovina 1516
Lithuania 1449
Sllovenia 1407
Macedonia e veriut 1386
Sllovakia 1379
Bullgaria 1300
Qipro 817
Letonia 812
Kosova 763
Andorra 740
Shqiperia 736
San_Marino 538
Gjeorgjia 486
Malta 448
Mali I zi 321
Isle_of_Man 308
Jersey 281
Guernsey 247
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 141
Monako 94
Liechtenstein 83
Vatikani 9

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 27 prill 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 27.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 105 813 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 26 977 vdekje
  • 66 624 pacientë të shëruar
  • 1 956   pacientë në terapi intensive
  • 83 504  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 35441
Emilia Romanja 12225
Piemonte 15508
Veneto 8860
Toskana 5983
Liguria 3580
Marche 3310
Lazio 4562
Campania 2877
Trento 1707
Puglia 2912
Fruli 1258
Siçili 2123
Abruzzo 2030
Bolzano 940
Umbria 287
Sardenja 776
Kalabria 782
Valle d’Aosta 235
Bazilikata 217
Molise 200

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.