25 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (25.04.2020) janë testuar 7015 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 712 raste të konfirmuara
- 27 pacientë kanë ndërruar jetë
- 403 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 25.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 289 | 14 |
Shkodër | 103 | 1 |
Kruja | 83 | |
Durrësi | 42 | 4 |
Fieri | 37 | 1 |
Kurbin | 31 | |
Korça | 19 | |
Elbasani | 18 | 1 |
Kukës | 18 | |
Lezhë | 14 | |
Has | 14 | 1 |
Kavaja | 9 | 3 |
Lushnja | 7 | 1 |
Vlora | 5 | 1 |
Puka | 5 | |
Mirdita | 5 | |
Rrogozhina | 4 | |
Tropojë | 4 | |
Berat | 3 | |
Mallakaster | 1 | |
Mat | 1 | |
TOTAL | 712 | 27 |
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID19.
Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve positive të mëparëshme. Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditës,
Sic është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.
Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me coronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat.
Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.
Deri në këto momente janë testuar 7015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste,
Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403.
Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Pra ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.
Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19
Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin tranzitor të lehtësimit gradual të masave me qëllim parandalimin e infeksionit të COVID-19
Ky plan bazohet në disa kritere; në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës. Këto kritere bazë ndihmojnë në përcaktimin e kohës së përshtatshme për të gjitha fazat e lehtësimit të kujdesshëm të masave shtërnguese.
Paketa e masave të lehtësismit të kujdesshëm përcakton gjithashtu edhe disa parime bazë:
Hapjen graduale – duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra për vlerësimin e situatës.
Në vendimmarrjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie apo shtim të rasteve aktive sa i përket tre indikatorëve kryesorë: Rastet ditore të konfirmuara me COVID-19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive.
Plani përcakton që fillimisht të ri-hapen aktivitetet më me shumë efekt në ekonomi dhe më me pak efekt në transmetimin e infeksionit, duke shoqëruar çdo hapje me protokolle strikte për çdo aktivitet i cili do të hapet dhe i cili klasifikohet sipas një risku të evidentuar nga strukturat tona, pra flasim për tre risqe, riskun e ulët, riskun e mesëm dhe riskun e lartë për çdo aktivitet të hapur i cili do të shoqërohet me protokollet sipas nivelit të riskut.
Paralelisht, rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime lidhur me lëvizjen dhe kontaktet e njerëzve, për të paktën 2 muaj nga momenti gradual i hapjes, me qëllim, minimizimin e transmetimit të infeksionit.
Paralelisht me lehtësimin e kujdesshëm të masave, po vijojmë gjithashtu me rritjen e kapaciteteve spitalore për të siguruar kapacitetet e nevojshme, në rast se do të përballemi me një rritje të mundshme të numrit të të prekurve me simptoma.
Bazuar në vlerësimin e riskut, lehtësimi gradual i masave do të përfshijë katër faza, sipas udhëzimeve të përcaktuar nga OBSH, do të jenë parime strikte dhe do të jenë gjithashtu protokolle të veçanta për individët, për të punësuarit, për institucionet dhe për bizneset.
Task Forca Ndërinstitucionale anti-COVID19
Task Forca Ndërinstitucionale anti-Covid19, po ngrihet për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për fazën e epidemisë, për individët, bizneset dhe institucionet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.
Çdo biznes i hapur apo që do të hapet në vijim, duhet të zbatojë me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve, sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti teknik i Ekspertëve, bazuar në nivelet e riskut të bizneseve bazuar në klasifikimin tashmë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin dhe protokollin përkates në e-albania që duhet ti disponoje dhe afishojë në mjedisin e punës dhe duhet të njohe të gjithë punonjësit me rregullat e protokollit, duke garantuar gjithashtu respektimin e tyre.
Bizneset që nuk do t’i zbatojnë këto rregulla dhe protokolle do të penalizohen sipas legjislacionit në fuqi.
Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitorues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, specialist të shëndetit publik apo infermierë, të cilët po trajnohen enkas për monitorimin e zbatimit të protokolleve të punës.
Hapja graduale me faza, duhet kuptuar si një normalitet i ri brenda gjendjes së epidemisë, jo si një rrugë drejt një normalizimi të shpejtë.
Masat të tjera për parandalimin e COVID-19
Nga veriu në jug, me angazhim maksimal epidemiologët e strukturave tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për COVID19. Aktualisht Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar gjithë vemendjen për një hetim të thelluar epidemiologjik.
Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Link
Link
Link
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.
Pasi kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, Abi Bank ka dhuruar 3 aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri. Ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19. Gjithashtu 3 ton me mjete mjekësore i janë shtuar ditën e sotme kapaciteteve tona në spitale për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Ndihmat e ofruara nga Republika Popullore e Kines përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!
I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 2 744 744 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 195 707
- Azi: 443 113 raste të konfimuara
16 518 vdekje
- Afrikë 29 075 raste të konfirmuara
1 334 vdekje
- Amerikë: 1 072 680 raste të konfirmuara
61 072 vdekje
- Oqeania : 8 060 raste të konfirmuara
104 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (25 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 443 113 |
Turqia | 104912 |
Iran | 88194 |
Kina | 83899 |
India | 24506 |
Arabia Saudite | 15102 |
Izrael | 15058 |
Japonia | 12892 |
Pakistan | 11940 |
Singapore | 11178 |
Korea e jugut | 10718 |
Emiratet e Bashkuara | 9281 |
Katar | 8525 |
Indonesia | 8211 |
Filipine | 7192 |
Malajsia | 5691 |
Bangladesh | 4689 |
Thailand | 2854 |
Kuvait | 2614 |
Bahrain | 2518 |
Kazakhstan | 2482 |
Uzbekistan | 1836 |
Oman | 1790 |
Irak | 1708 |
Afghanistan | 1351 |
Liban | 696 |
Kyrgyzstan | 665 |
Jordania | 441 |
Taivan | 428 |
Sri_Lanka | 420 |
Palestine | 340 |
Vietnam | 272 |
Mianmar | 144 |
Brunei_Darussalam | 138 |
Maldives | 128 |
Kamboxha | 122 |
Nepal | 49 |
Siria | 42 |
Mongolia | 36 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Bhutan | 7 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 1 072 680 |
USA | 890524 |
Brazil | 52995 |
Canada | 43877 |
Peru | 21648 |
Mexico | 12872 |
Chile | 12306 |
Ekuador | 11183 |
Republika Domenikane | 5749 |
Panama | 5338 |
Kolumbia | 4881 |
Argentina | 3423 |
Puerto_Rico | 1416 |
Kuba | 1285 |
Bolivia | 807 |
Kosta_Rika | 687 |
Honduras | 591 |
Uruguai | 563 |
Guatemala | 430 |
Venezuela | 318 |
Jamaika | 288 |
El_Salvador | 261 |
Paraguai | 223 |
Trinidad dhe Tobago | 115 |
Aruba | 100 |
Bermuda | 99 |
Barbados | 76 |
Bahamas | 73 |
Guyana | 73 |
Sint_Maarten | 73 |
Haiti | 72 |
Ishujt Kajman | 66 |
Ishujt Virgin | 54 |
Antigua_and_Barbuda | 24 |
Belize | 18 |
Curaçao | 16 |
Dominica | 16 |
Grenada | 15 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Saint_Lucia | 15 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 14 |
Ishujt Malvinas | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Nikaragua | 11 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 6 |
British_Virgin_Islands | 6 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8060 |
Australia | 6687 |
Zelanda e re | 1117 |
Polinezia Franceze | 57 |
Guam | 141 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 29 075 |
Afrika e jugut | 4220 |
Egjypt | 4092 |
Maroku | 3758 |
Algeria | 3127 |
Kameron | 1403 |
Gana | 1279 |
Nigeria | 1095 |
Cote_dIvoire | 1077 |
Xhibuti | 999 |
Guinea | 954 |
Tunizia | 922 |
Niger | 681 |
Burkina_Faso | 626 |
Senegal | 545 |
Republika e Kongos | 416 |
Kenia | 336 |
Mauritius | 331 |
Somalia | 328 |
Mali | 325 |
Republika e Tanzanise | 300 |
Guinea Ekuadoriale | 212 |
Kongo | 200 |
Ruanda | 176 |
Sudan | 174 |
Gabon | 172 |
Madagaskar | 122 |
Etiopia | 117 |
Liberia | 117 |
Togo | 90 |
Cape_Verde | 88 |
Zambia | 84 |
Sierra_Leone | 82 |
Uganda | 75 |
Mozambique | 65 |
Libia | 61 |
Benin | 58 |
Guinea_Bissau | 52 |
Chad | 40 |
Eswatini | 40 |
Eritrea | 39 |
Malawi | 33 |
Zimbabwe | 29 |
Angola | 25 |
Botswana | 22 |
Republika e Afrikes qendrore | 19 |
Namibia | 16 |
Burundi | 12 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 10 |
Sao Tome dhe Principe | 8 |
Mauritania | 7 |
Sudani jugor | 5 |
Total | 1 553 624 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 25. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 191 120 raste të konfirmuara
- 116 672 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (25 prill 2020) |
Europa | 1 158 623 |
Spanja | 219764 |
Itali | 192994 |
Gjermani | 152438 |
United_Kingdom | 143464 |
France | 122577 |
Russia | 68622 |
Belgjika | 44293 |
Hollanda | 36535 |
Zvicra | 28595 |
Portugalia | 22797 |
Irlanda | 18184 |
Suedia | 17567 |
Austria | 15068 |
Polonia | 10892 |
Rumania | 10417 |
Bjellorusia | 8773 |
Danimarka | 8210 |
Ukraine | 8125 |
Serbia | 7483 |
Norvegjia | 7408 |
Çekia | 7273 |
Finland | 4395 |
Luxembourg | 3695 |
Moldavia | 3110 |
Greqia | 2490 |
Hungaria | 2443 |
Kroacia | 2009 |
Islanda | 1789 |
Armenia | 1677 |
Estonia | 1605 |
Azerbaijan | 1592 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1420 |
Lithuania | 1410 |
Sllovenia | 1373 |
Sllovakia | 1360 |
Macedonia e veriut | 1326 |
Bullgaria | 1188 |
Qipro | 804 |
Letonia | 784 |
Andorra | 731 |
Kosova | 703 |
Shqiperia | 678 |
San_Marino | 513 |
Malta | 447 |
Gjeorgjia | 444 |
Mali I zi | 319 |
Isle_of_Man | 308 |
Jersey | 278 |
Guernsey | 245 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 133 |
Monako | 94 |
Liechtenstein | 82 |
Vatikani | 9 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 25 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 25.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 105 847 rastet aktualisht të konfirmuara
- 26 384 vdekje
- 63 120 pacientë të shëruar
- 2 102 pacientë në terapi intensive
- 83 286 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 34473 |
Emilia Romanja | 12347 |
Piemonte | 15502 |
Veneto | 9432 |
Toskana | 6146 |
Liguria | 3433 |
Marche | 3272 |
Lazio | 4561 |
Campania | 2935 |
Trento | 1744 |
Puglia | 2919 |
Fruli | 1084 |
Siçili | 2272 |
Abruzzo | 2061 |
Bolzano | 1035 |
Umbria | 297 |
Sardenja | 794 |
Kalabria | 811 |
Valle d’Aosta | 313 |
Bazilikata | 218 |
Molise | 198 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.