Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, 28 Prill 2020.
- This event has passed.
Description
Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, 28 Prill 2020.
Sot ka një shqetësim të dukshëm për rritjen e vazhdueshme të infeksioneve COVID -19 në disa pjesë të botës dhe mundësinë e ruajtjes së ritmit të rënies së tyre në vende të tjera.
Qeveritë, punëdhënësit, punonjësit dhe organizatat e ndryshme po përballen me sfida të mëdha në përpjekjet e tyre për të luftuar pandeminë COVID-19, për të mbrojtur sigurinë dhe shëndetin në punë.
Përveç krizës aktuale, ekziston edhe shqetësimi për të rinisur aktivitetin, me qëllim që të ruhet përparimi i bërë deri tani dhe të frenohet transmetimi.
Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë do të ketë në vëmendje trajtimin e shpërthimit të sëmundjeve infektive në punë, kryesisht të pandemisë COVID-19.
Synimi është të nxitet dialogu kombëtar trepalësh për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Organizata Botërore e Punës (ILO) po e shfrytëzon këtë ditë për të rritur vetëdijen për zbatimin e praktikave të duhura në vendet e punës dhe për rolin që luajnë shërbimet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Ajo do të përqendrohet në shërimin ( normalizimin e gjendjes)dhe gatishmërinë për të ardhmen e afërt e të largët, në mënyrë të veçantë për integrimin e masave në sistemin dhe politikat e menaxhimit të shërbimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë në nivelin kombëtar dhe atë të sipërmarrjes.