23 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (23.04.2020) janë testuar 6509 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 663 raste të konfirmuara
  • 27 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 385 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 23.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 276 17
Fieri 36 3
Durrësi 42 4
Korça 19  
Vlora 5 1
Elbasani 18  
Lushnja 6  
Kavaja 9  
Shkodër 102 1
Lezhë 14  
Kruja 63  
Puka 5  
Tropojë 4  
Has 13  
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
Kukës 11 1
Mallakaster 1  
Kurbin 28  
TOTAL 663 27

 

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi.

Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranës, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren.

Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385.

Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.

Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.


Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19

 

Komiteti Teknik i Eksperteve ka hartuar planin  tranzitor të lehtësimit gradual të masave me qëllim parandalimin e infeksionit të COVID-19

Ky plan bazohet në disa kritere; në kriteret epidemiologjike, kapacitetet spitalore dhe burimet e nevojshme për kontrollin dhe monitorimin e situatës. Këto kritere bazë ndihmojnë në përcaktimin e kohës së përshtatshme për të gjitha fazat e lehtësimit të kujdesshëm të masave shtërnguese.

Paketa e masave të lehtësismit të kujdesshëm përcakton gjithashtu edhe disa parime bazë:

Hapjen graduale – duke marrë një minimum 2-javor, nga njëra fazë tek tjetra për vlerësimin e situatës.

Në vendimmarrjen për të kaluar nga njëra fazë e planit të hapjes tek tjetra, do të vlerësohen nëse do të ketë rënie apo shtim të rasteve aktive sa i përket tre indikatorëve kryesorë: Rastet ditore të konfirmuara me COVID-19, numri i qytetarëve të shtruar në spital dhe rastet në terapinë intensive.

Plani përcakton që fillimisht të ri-hapen aktivitetet më me shumë efekt në ekonomi dhe më me pak efekt në transmetimin e infeksionit, duke shoqëruar çdo hapje me protokolle strikte për çdo aktivitet i cili do të hapet dhe i cili klasifikohet sipas një risku të evidentuar nga strukturat tona, pra flasim për tre risqe, riskun e ulët, riskun e mesëm dhe riskun e lartë për çdo aktivitet të hapur i cili do të shoqërohet me protokollet sipas nivelit të riskut.

Paralelisht, rihapja e aktiviteteve do të shoqërohet me kufizime lidhur me lëvizjen dhe kontaktet e njerëzve, për të paktën 2 muaj nga momenti gradual i hapjes, me qëllim, minimizimin e transmetimit të infeksionit.

Paralelisht me lehtësimin e kujdesshëm të masave, po vijojmë gjithashtu me rritjen e kapaciteteve spitalore për të siguruar kapacitetet e nevojshme, në rast se do të përballemi me një rritje të mundshme të numrit të të prekurve me simptoma.

Bazuar në vlerësimin e riskut, lehtësimi gradual i masave do të përfshijë katër faza, sipas udhëzimeve të përcaktuar nga OBSH, do të jenë parime strikte dhe do të jenë gjithashtu protokolle të veçanta për individët, për të punësuarit, për institucionet dhe për bizneset.

Task Forca Ndërinstitucionale anti-COVID19

Task Forca Ndërinstitucionale anti-Covid19, po ngrihet për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për fazën e epidemisë, për individët, bizneset dhe institucionet, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Në këtë lufte kërkohet bashkëpunim maksimal nga bizneset, të cilët kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të garantuar sigurinë e punonjësve dhe të qytetarëve. 

Çdo biznes i hapur apo që do të hapet në vijim, duhet të zbatojë me përpikmëri masat për kushtet e punës të përshtatshme, masat higjieno-sanitare, dezinfektimin e ambienteve, distancimin fizik të punonjësve dhe klientëve,  sipas protokolleve te miratuara nga Komiteti teknik i Ekspertëve, bazuar në nivelet e riskut të bizneseve bazuar në klasifikimin tashmë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Çdo biznes duhet të marrë vërtetimin dhe protokollin përkates në e-albania që duhet ti disponoje dhe afishojë në mjedisin e punës dhe duhet të njohe të gjithë punonjësit me rregullat e protokollit, duke garantuar gjithashtu respektimin e tyre.

Bizneset që nuk do ti zbatojnë këto rregulla dhe protokolle do të penalizohen sipas legjislacionit në fuqi.

Për bizneset ku rreziku i përhapjes së infeksionit është më i lartë, do të vendosen monitories nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, specialist të shëndetit publik apo infermierë, të cilët po trajnohen enkas për monitorimin e zbatimit të protokolleve të punës.

Hapja graduale me faza, duhet kuptuar si një normalitet i ri brenda gjendjes së epidemisë, jo si një rrugë drejt një normalizimi të shpejtë.

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

Nga veriu në jug, me  angazhim maksimal epidemiologët e strukturave tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për COVID19. Aktualisht Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar gjithë vemendjen për një hetim të thelluar epidemiologjik.

Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

Link

Link

Link

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 2 588 310  raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 182 808

  • Azi: 417 857 raste të konfimuara

15 781 vdekje

  • Afrikë : 5 686 raste të konfirmuara

1 232 vdekje

  • Amerikë: 1 005 660 raste të konfirmuara

 54 950 vdekje

  • Oqeania : 8 018 raste të konfirmuara

  97 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 417 857
Turqia 98674
Iran 85996
Kina 84118
India 21393
Izrael 14592
Arabia Saudite 12772
Japonia 11772
Korea e jugut 10702
Singapore 10141
Pakistan 9749
Emiratet e Bashkuara 8238
Indonesia 7418
Katar 7141
Filipine 6710
Malajsia 5532
Bangladesh 3772
Thailand 2839
Kuvait 2248
Kazakhstan 2191
Bahrain 2007
Uzbekistan                   1716
Oman 1614
Irak 1602
Afghanistan 1176
Liban                  682
Kyrgyzstan 631
Jordania 428
Taivan 426
Palestine 335
Sri_Lanka 330
Vietnam 268
Brunei_Darussalam 138
Mianmar 127
Kamboxha 122
Maldives 85
Nepal 45
Siria 42
Mongolia 35
Timor_Leste 23
Laos 19
Bhutan 7
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 972 282
USA 842629
Brazil 45757
Canada 40179
Peru 19250
Chile 11296
Ekuador 10850
Mexico 10544
Republika Domenikane 5300
Panama 4992
Kolumbia 4356
Argentina 3276
Puerto_Rico 1298
Kuba 1189
Kosta_Rika 681
Bolivia 672
Uruguai 549
Honduras 519
Guatemala 342
Venezuela 288
Jamaika 252
El_Salvador 237
Paraguai 213
Trinidad dhe Tobago 115
Aruba 100
Bermuda 99
Barbados 76
Sint_Maarten 73
Bahamas 70
Guyana 67
Ishujt Kajman 66
Haiti 62
Ishujt Virgin 54
Antigua_and_Barbuda 24
Belize 18
Dominica 16
Grenada 15
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Saint_Vincent_&_Grenadines 13
Ishujt Malvinas 12
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Nikaragua 10
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 5
Anguilla 3
Oqeania 8018
Australia 6654
Zelanda e re 1112
Polinezia Franceze 57
Guam 137
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 25 686
Afrika e jugut 3635
Egjypt 3490
Maroku 3377
Algeria 2910
Kameron 1163
Gana 1154
Xhibuti 974
Cote_dIvoire 952
Tunizia 901
Nigeria 873
Guinea 761
Niger 662
Burkina_Faso 609
Senegal 442
Republika e Kongos 377
Mauritius 329
Kenia 303
Mali 293
Somalia 286
Republika e Tanzanise 285
Kongo 186
Gabon 166
Ruanda 153
Sudan 140
Madagaskar 121
Etiopia 116
Liberia 101
Togo 88
Guinea Ekuadoriale 83
Zambia 74
Cape_Verde 73
Sierra_Leone 61
Uganda 61
Libia 59
Benin 54
Guinea_Bissau 50
Mozambique 41
Eritrea 39
Chad 34
Eswatini 31
Zimbabwe 28
Angola 24
Malawi 23
Botswana 22
Republika e Afrikes qendrore 16
Namibia 16
Burundi 11
Seychelles 11
Gambia 10
Mauritania 7
Sao Tome dhe Principe 7
Sudani jugor 4
Total 1 457 917

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 23. 04. 2020

 

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 130 393 raste të konfirmuara
    • 110 741 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 23 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (23 prill 2020)
Europa 1 130 393
Spanja 208389
Itali 187327
Gjermani 148046
United_Kingdom 133495
France 119151
Russia 57999
Belgjika 41889
Hollanda 34842
Zvicra 28186
Portugalia 21982
Irlanda 16671
Suedia 16004
Austria 14924
Polonia 10169
Rumania 9710
Danimarka 7912
Bjellorusia 7281
Norvegjia 7250
Ukraine 7170
Çekia 7136
Serbia 7114
Finland 4129
Luxembourg 3654
Moldavia 2778
Greqia 2408
Hungaria 2284
Kroacia 1950
Islanda 1785
Estonia 1559
Armenia 1523
Azerbaijan 1518
Lithuania 1398
Bosnia_dhe_Herzegovina 1367
Sllovenia 1353
Macedonia e veriut 1259
Sllovakia 1244
Bullgaria 1024
Qipro 790
Letonia 761
Andorra 723
Shqiperia 663
Kosova 630
San_Marino 488
Malta 444
Gjeorgjia 416
Mali I zi 315
Isle_of_Man 307
Jersey 255
Guernsey 243
Faroe_Islands 185
Gjibraltar 133
Monako 98
Liechtenstein 82
Vatikani 9

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 23.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 106 848 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 25 549 vdekje
  • 57 576 pacientë të shëruar
  • 2 267   pacientë në terapi intensive
  • 82 510  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 33873
Emilia Romanja 12845
Piemonte 15152
Veneto 9925
Toskana 6171
Liguria 3466
Marche 3230
Lazio 4486
Campania 2978
Trento 1871
Puglia 2936
Fruli 1135
Siçili 2301
Abruzzo 2100
Bolzano 1494
Umbria 355
Sardenja 817
Kalabria 823
Valle d’Aosta 463
Bazilikata 229
Molise 198

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.