20 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (20.04.2020) janë testuar 5775 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 584 raste të konfirmuara
- 26 pacientë kanë ndërruar jetë
- 327 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 20.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 253 | 15 |
Fieri | 36 | 1 |
Durrësi | 42 | 3 |
Korça | 19 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 16 | 1 |
Lushnja | 6 | 1 |
Kavaja | 9 | 2 |
Shkodër | 99 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 23 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | 1 |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 11 | |
Mallakaster | 1 | |
Kurbin | 19 | |
TOTAL | 584 | 26 |
Situata e infeksionit SARS-COV2 dhe sëmundjes COVID-19 në Shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste pozitive me COVID19.
Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër, 2 raste në Tiranë. Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin ku kemi 12 raste të reja.
Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.
Aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë. Përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar, prej të cilëve 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.
Pavarsisht luhatjeve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 2 355 853 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 164 656
- Azi: 378 985 raste të konfimuara- 14 663 vdekje
- Afrikë : 22 303 raste të konfirmuara- 1 1520 vdekje
- Amerikë: 899 051 raste të konfirmuara- 47 369 vdekje
- Oqeania : 7 964 raste të konfirmuara- 89 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (20 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 378 985 |
Turqia | 86306 |
Kina | 83817 |
Iran | 82211 |
India | 17265 |
Izrael | 13491 |
Japonia | 10751 |
Korea e jugut | 10674 |
Arabia Saudite | 9362 |
Pakistan | 8418 |
Emiratet e Bashkuara | 6781 |
Singapore | 6588 |
Indonesia | 6575 |
Filipine | 6259 |
Katar | 5448 |
Malajsia | 5389 |
Thailand | 2765 |
Bangladesh | 2456 |
Kuvait | 1915 |
Bahrain | 1873 |
Kazakhstan | 1735 |
Uzbekistan | 1565 |
Irak | 1539 |
Oman | 1266 |
Afghanistan | 996 |
Liban | 673 |
Kyrgyzstan | 568 |
Taivan | 420 |
Jordania | 417 |
Palestine | 322 |
Sri_Lanka | 295 |
Vietnam | 276 |
Brunei_Darussalam | 138 |
Kamboxha | 122 |
Mianmar | 111 |
Maldives | 52 |
Siria | 39 |
Mongolia | 32 |
Nepal | 31 |
Laos | 19 |
Timor_Leste | 19 |
Bhutan | 5 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 899 051 |
USA | 759687 |
Brazil | 38654 |
Canada | 34777 |
Peru | 15628 |
Chile | 10088 |
Ekuador | 9468 |
Mexico | 8261 |
Republika Domenikane | 4680 |
Panama | 4467 |
Kolumbia | 3792 |
Argentina | 2930 |
Puerto_Rico | 1213 |
Kuba | 1035 |
Kosta_Rika | 660 |
Uruguai | 592 |
Bolivia | 564 |
Honduras | 477 |
Guatemala | 289 |
Venezuela | 256 |
Paraguai | 206 |
El_Salvador | 201 |
Jamaika | 196 |
Trinidad dhe Tobago | 114 |
Aruba | 97 |
Bermuda | 86 |
Barbados | 75 |
Sint_Maarten | 67 |
Guyana | 65 |
Ishujt Kajman | 61 |
Bahamas | 60 |
Ishujt Virgin | 53 |
Haiti | 47 |
Antigua_and_Barbuda | 23 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Grenada | 14 |
Nikaragua | 12 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 12 |
Ishujt Malvinas | 11 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 5 |
British_Virgin_Islands | 4 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 7964 |
Australia | 6612 |
Zelanda e re | 1105 |
Polinezia Franceze | 55 |
Guam | 136 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 17 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 7 |
Afrika | 22 303 |
Afrika e jugut | 3158 |
Egjypt | 3144 |
Maroku | 2855 |
Algeria | 2629 |
Gana | 1042 |
Kameron | 1016 |
Tunizia | 879 |
Cote_dIvoire | 847 |
Xhibuti | 846 |
Niger | 648 |
Nigeria | 627 |
Guinea | 579 |
Burkina_Faso | 576 |
Senegal | 367 |
Republika e Kongos | 332 |
Mauritius | 328 |
Kenia | 270 |
Mali | 224 |
Republika e Tanzanise | 170 |
Somalia | 164 |
Kongo | 160 |
Ruanda | 147 |
Madagaskar | 121 |
Gabon | 109 |
Etiopia | 108 |
Liberia | 91 |
Togo | 84 |
Guinea Ekuadoriale | 79 |
Sudan | 66 |
Cape_Verde | 61 |
Zambia | 61 |
Uganda | 55 |
Guinea_Bissau | 50 |
Libia | 49 |
Eritrea | 39 |
Mozambique | 39 |
Benin | 37 |
Sierra_Leone | 35 |
Chad | 33 |
Zimbabwe | 25 |
Angola | 24 |
Eswatini | 22 |
Botswana | 20 |
Malawi | 17 |
Namibia | 16 |
Republika e Afrikes qendrore | 12 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 10 |
Mauritania | 7 |
Burundi | 6 |
Sao Tome dhe Principe | 4 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 308 999 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 20. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 046 854 raste të konfirmuara
- 101 408 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 20 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (20prill 2020) |
Europa | 1 046 854 |
Spanja | 195944 |
Itali | 178972 |
Gjermani | 141672 |
United_Kingdom | 120067 |
France | 112606 |
Russia | 42853 |
Belgjika | 38496 |
Hollanda | 32655 |
Zvicra | 27658 |
Portugalia | 20206 |
Irlanda | 15251 |
Austria | 14710 |
Suedia | 14385 |
Polonia | 9287 |
Rumania | 8746 |
Danimarka | 7384 |
Norvegjia | 7068 |
Çekia | 6787 |
Serbia | 6318 |
Ukraine | 5710 |
Bjellorusia | 4779 |
Finland | 3783 |
Luxembourg | 3550 |
Moldavia | 2472 |
Greqia | 2235 |
Hungaria | 1984 |
Kroacia | 1871 |
Islanda | 1771 |
Estonia | 1528 |
Azerbaijan | 1398 |
Armenia | 1339 |
Sllovenia | 1330 |
Lithuania | 1326 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1269 |
Macedonia e veriut | 1207 |
Sllovakia | 1161 |
Bullgaria | 915 |
Qipro | 767 |
Letonia | 727 |
Andorra | 713 |
Shqiperia | 562 |
Kosova | 510 |
San_Marino | 461 |
Malta | 427 |
Gjeorgjia | 394 |
Mali I zi | 308 |
Isle_of_Man | 298 |
Jersey | 249 |
Guernsey | 239 |
Faroe_Islands | 185 |
Gjibraltar | 133 |
Monako | 98 |
Liechtenstein | 82 |
Vatikani | 8 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 20 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 20.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 108 237 rastet aktualisht të konfirmuara
- 24 114 vdekje
- 48 877 pacientë të shëruar
- 2 573 pacientë në terapi intensive
- 80 759 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 34587 |
Emilia Romanja | 13522 |
Piemonte | 14557 |
Veneto | 10061 |
Toskana | 6568 |
Liguria | 3496 |
Marche | 3212 |
Lazio | 4365 |
Campania | 3019 |
Trento | 1929 |
Puglia | 2810 |
Fruli | 1190 |
Siçili | 2210 |
Abruzzo | 2062 |
Bolzano | 1540 |
Umbria | 424 |
Sardenja | 854 |
Kalabria | 828 |
Valle d’Aosta | 548 |
Bazilikata | 242 |
Molise | 213 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.