18 prill 2020/  Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (18.04.2020) janë testuar 5311  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 548 raste të konfirmuara
  • 26   pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 302 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 18.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 246 15
Fieri 36 1
Durrësi 42 3
Korça 19  
Vlora 5 1
Elbasani 16 1
Lushnja 6 1
Kavaja 9 2
Shkodër 94 1
Lezhë 14  
Kruja 11  
Puka 5  
Tropojë 4  
Has 13 1
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
Kukës 11 1
Mallakaster 1  
Kurbin 7  
TOTAL 548 26

 

Situata e infeksionit SARS-COV2 dhe sëmundjes COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar si bartës të virusit, ose të sëmurë me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 9 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 5 i përkasin Kurbinit, 2 raste në Kukës, 1 rast në Tiranë, 1 rast në Fier.

Janë testuar 5311 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 548 raste, pra rreth 10% e të gjithë të testuarve.

Kjo shifër, e komentuar nga epidemiologët, tregon për një kontroll të mirë të epidemisë dhe për një numër krejtësisht të mjaftueshëm tesimesh për të vlerësuar situatën.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.

Në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Tiranë, Kukës dhe Fier.

Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifrat e qëndrueshme, më pak se 15% e të prekurve aktivë.

 

 

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Një testim i ri serologjik do të nisë të kryhet nga java tjetër në laboratorin e dytë që do të jetë gati edhe për testimet për COVID19, laboratori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ky laborator do të kryejë testin e ri për konfirmimin e diagnozës dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Janë përcaktuar protokollet dhe nga dita e hënë do të nisë testimi i ri. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 2 197 593  raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 153 090

  • Azi: 354 549 raste të konfimuara- 13 984 vdekje
  • Afrikë : 19 897 raste të konfirmuara- 1 016 vdekje
  • Amerikë: 826 282 raste të konfirmuara- 42 751 vdekje
  • Oqeania: 7 874 raste të konfirmuara- 85 vdekje
  • Të tjera : 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 354 549
Kina 83785
Iran 79494
Turqia 78546
India 14378
Izrael 12982
Korea e jugut 10653
Japonia 9795
Pakistan 7481
Arabia Saudite 7142
Indonesia 5923
Filipine 5878
Emiratet e Bashkuara 5825
Malajsia 5251
Singapore 5050
Katar 4663
Thailand 2700
Bangladesh 1838
Bahrain 1744
Kuvait 1658
Kazakhstan 1591
Irak                              1482
Uzbekistan 1450
Oman 1069
Afghanistan 845
Liban 668
Kyrgyzstan 506
Jordania 407
Taivan 395
Palestine 307
Vietnam 276
Sri_Lanka 244
Brunei_Darussalam 136
Kamboxha 122
Mianmar 94
Siria 38
Mongolia 31
Nepal 30
Maldives 29
Laos 19
Timor_Leste 18
Bhutan 5
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 826 282
USA 702164
Brazil 33682
Canada 31872
Peru 13489
Chile 9252
Ekuador 8450
Mexico 6875
Panama 4210
Republika Domenikane 4126
Kolumbia 3439
Argentina 2658
Puerto_Rico 1068
Kuba 923
Kosta_Rika 649
Uruguai 570
Bolivia 493
Honduras 457
Guatemala 235
Venezuela 227
Paraguai 202
El_Salvador 177
Jamaika 163
Trinidad dhe Tobago 114
Aruba 96
Bermuda 83
Barbados 75
Guyana 63
Ishujt Kajman 61
Sint_Maarten 57
Bahamas 55
Ishujt Virgin 51
Haiti 44
Antigua_and_Barbuda 23
Belize 18
Dominica 16
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Grenada 14
Saint_Kits dhe Nevis 14
Nikaragua 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Ishujt Malvinas 11
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Suriname 10
Bonaire 4
Anguilla 3
British_Virgin_Islands 3
Oqeania 7874
Australia 6533
Zelanda e re 1094
Polinezia Franceze 55
Guam 136
Kaledonia e re 18
Fixhi 17
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 7
Afrika 19 897
Egjypt 2844
Afrika e jugut 2783
Maroku 2564
Algeria 2418
Kameron 1016
Tunizia 864
Cote_dIvoire 742
Xhibuti 732
Gana 641
Niger 627
Burkina_Faso 557
Nigeria 493
Guinea 477
Senegal 342
Mauritius 324
Republika e Kongos 307
Kenia 246
Mali 190
Republika e Tanzanise 147
Kongo 143
Ruanda 143
Madagaskar 117
Somalia 116
Gabon 108
Etiopia 96
Togo 83
Guinea Ekuadoriale 79
Liberia 76
Cape_Verde 56
Uganda 55
Zambia 52
Guinea_Bissau 50
Libia 49
Benin 37
Eritrea 35
Mozambique 34
Chad 33
Sudan 32
Sierra_Leone 26
Zimbabwe 24
Angola 19
Eswatini 19
Malawi 17
Namibia 16
Botswana 15
Republika e Afrikes qendrore 12
Seychelles 11
Gambia 9
Mauritania 7
Burundi 6
Sao Tome dhe Principe 4
Sudani jugor 4
Total 1 209 298

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 18. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 988 295 raste të konfirmuara
    • 95 247 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18prill 2020)
Europa 988 295
Spanja 188068
Itali 172434
Gjermani 137439
France 109252
United_Kingdom 108692
Belgjika 36138
Russia 32008
Hollanda 30449
Zvicra 26997
Portugalia 19022
Austria 14603
Irlanda 13980
Suedia 13216
Polonia 8379
Rumania 8067
Danimarka 7073
Norvegjia 6791
Çekia 6549
Serbia 5690
Ukraine 5106
Bjellorusia 4779
Finland 3489
Luxembourg 3480
Moldavia 2264
Greqia 2207
Hungaria 1834
Kroacia 1814
Islanda 1754
Estonia 1459
Azerbaijan 1340
Sllovenia 1304
Armenia 1248
Lithuania 1239
Bosnia_dhe_Herzegovina 1210
Macedonia e veriut 1117
Sllovakia 1049
Bullgaria 846
Qipro 735
Andorra 696
Letonia 682
Shqiperia 539
Kosova 480
San_Marino 435
Malta 422
Gjeorgjia 370
Mali I zi 303
Isle_of_Man 289
Guernsey 234
Jersey 224
Faroe_Islands 184
Gjibraltar 133
Monako 94
Liechtenstein 81
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 18 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 18.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 107 771 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 23 227 vdekje
  • 44 927 pacientë të shëruar
  • 2 733   pacientë në terapi intensive
  • 80 031  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 34195
Emilia Romanja 13584
Piemonte 14223
Veneto 10444
Toskana 6470
Liguria 3412
Marche 3172
Lazio 4282
Campania 3045
Trento 1985
Puglia 2694
Fruli 1403
Siçili 2171
Abruzzo 1971
Bolzano 1556
Umbria 431
Sardenja 881
Kalabria 832
Valle d’Aosta 549
Bazilikata 262
Molise 209

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.