17 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (17.04.2020) janë testuar 5080  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 539 raste të konfirmuara
  • 26 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 283 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 17.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 245 15
Fieri 35 1
Durrësi 42 3
Korça 19  
Vlora 5 1
Elbasani 16 1
Lushnja 6 1
Kavaja 9 2
Shkodër 94 1
Lezhë 14  
Kruja 11  
Puka 5  
Tropojë 4  
Has 13 1
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
Kukës 9  
Mallakaster 1  
Kurbin 2  
TOTAL 539 26

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 253 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 21 raste pozitive me COVID19. Nga rastet e reja 11 i përkasin Shkodrës dhe kemi 4 raste në Tiranë, 4 raste në Krujë dhe hartës i shtohet Kurbini me 2 raste.

Deri tani janë testuar 5080 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 539 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 283.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë. Në të dy spitalet COVID aktualisht vetëm 14% e kapacitetit është i zënë.

Numri i të shëruarve prej 6 ditësh rezulton të ketë kaluar numrin e te infektuarve aktiv. Kjo është një shenjë e mirë krahasuar me vendet e rajonit. 

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Kurbin dhe zgjerohet në Tiranë, Shkodër dhe Krujë.

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

 

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Laboratori i Virologjisë në ISHP është furnizuar sërisht me mjete për realizimin e diagnozës së COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19. Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.

Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 2 114 269 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 145 144
  • Azi:          342 847 raste të konfimuara

13 621 vdekje

  • Afrikë 18 329 raste të konfirmuara

965 vdekje

  • Amerikë: 787 018 raste të konfirmuara

 38 492 vdekje

  • Oqeania : 7 828 raste të konfirmuara

  81 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (17 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 342 847
Kina 83754
Iran 77995
Turqia 74193
India 13387
Izrael 12758
Korea e jugut 10635
Japonia 9167
Pakistan 7025
Arabia Saudite 6380
Emiratet e Bashkuara 5825
Filipine 5660
Indonesia 5516
Malajsia 5182
Singapore 4427
Katar 4103
Thailand 2700
Bahrain 1700
Bangladesh 1572
Kuvait 1524
Kazakhstan 1470
Irak                              1434
Uzbekistan 1380
Oman 1019
Afghanistan 794
Liban 663
Kyrgyzstan 489
Jordania 402
Taivan 395
Palestine 294
Vietnam 275
Sri_Lanka 238
Brunei_Darussalam 136
Kamboxha 122
Mianmar 85
Siria 33
Mongolia 31
Maldives 25
Laos 19
Timor_Leste 18
Nepal 16
Bhutan 5
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 787 018
USA 671331
Brazil 30425
Canada 30081
Peru 12491
Chile 8807
Ekuador 8225
Mexico 6297
Panama 4016
Republika Domenikane 3755
Kolumbia 3233
Argentina 2560
Puerto_Rico 1043
Kuba 862
Kosta_Rika 642
Uruguai 552
Bolivia 465
Honduras 442
Guatemala 214
Venezuela 204
Paraguai 174
El_Salvador 164
Jamaika 143
Trinidad dhe Tobago 114
Aruba 95
Bermuda 83
Barbados 75
Ishujt Kajman 61
Guyana 57
Sint_Maarten 57
Bahamas 54
Ishujt Virgin 51
Haiti 43
Antigua_and_Barbuda 23
Belize 18
Dominica 16
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Grenada 14
Saint_Kits dhe Nevis 14
Nikaragua 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Ishujt Malvinas 11
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Suriname 10
Bonaire 4
Anguilla 3
British_Virgin_Islands 3
Oqeania 7828
Australia 6497
Zelanda e re 1086
Polinezia Franceze 55
Guam 135
Kaledonia e re 18
Fixhi 17
Ishujt Mariana 13
Papa new Guinea 7
Afrika 18 329
Egjypt 2673
Afrika e jugut 2605
Maroku 2283
Algeria 2268
Kameron 855
Tunizia 822
Cote_dIvoire 688
Gana 641
Niger 609
Xhibouti 591
Burkina_Faso 543
Nigeria 442
Guinea 438
Senegal 335
Mauritius 324
Republika e Kongos 287
Kenia 234
Mali 171
Ruanda 138
Kongo 117
Madagaskar 111
Republika e Tanzanise 95
Etiopia 94
Gabon 92
Togo 81
Somalia 80
Liberia 73
Cape_Verde 55
Uganda 55
Guinea Ekuadoriale 51
Libia 49
Zambia 48
Guinea_Bissau 46
Benin 37
Eritrea 35
Sudan 32
Mozambique 31
Chad 27
Zimbabwe 24
Angola 19
Eswatini 16
Malawi 16
Namibia 16
Botswana 15
Sierra_Leone 15
Republika e Afrikes qendrore 12
Seychelles 11
Gambia 9
Mauritania 7
Burundi 5
Sao Tome dhe Principe 4
Sudani jugor 4
Total 1 156 718

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 17. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 957 551 raste të konfirmuara
    • 91 978 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 17 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (17prill 2020)
Europa 925 536
Spanja 182816
Itali 168941
Gjermani 133830
France 108847
United_Kingdom 103093
Belgjika 34809
Hollanda 29214
Russia 27938
Zvicra 26651
Portugalia 18841
Austria 14448
Irlanda 13271
Suedia 12540
Polonia 7918
Rumania 7707
Danimarka 6879
Norvegjia 6791
Çekia 6433
Serbia 5318
Ukraine 4462
Bjellorusia 4204
Luxembourg 3444
Finland 3369
Greqia 2207
Moldavia 2154
Kroacia 1791
Hungaria 1763
Islanda 1739
Estonia 1434
Azerbaijan 1283
Sllovenia 1268
Armenia 1201
Bosnia_dhe_Herzegovina 1152
Lithuania 1149
Macedonia e veriut 1081
Sllovakia 977
Bullgaria 800
Qipro 735
Andorra 682
Letonia 675
Shqiperia 518
Kosova 449
San_Marino 426
Malta 412
Gjeorgjia 348
Mali I zi 303
Isle_of_Man 284
Guernsey 234
Jersey 223
Faroe_Islands 184
Gjibraltar 133
Monako 93
Liechtenstein 81
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 17 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 17.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 106 962 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 22 745 vdekje
  • 42 727 pacientë të shëruar
  • 2 812   pacientë në terapi intensive
  • 78 364  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 33434
Emilia Romanja 13585
Piemonte 13998
Veneto 10618
Toskana 6583
Liguria 3459
Marche 3157
Lazio 4214
Campania 3027
Trento 1990
Puglia 2656
Fruli 1428
Siçili 2139
Abruzzo 1942
Bolzano 1582
Umbria 494
Sardenja 872
Kalabria 819
Valle d’Aosta 491
Bazilikata 266
Molise 208

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.