15 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (15.04.2020) janë testuar 4558 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 494 raste të konfirmuara
- 25 pacientë kanë ndërruar jetë
- 251 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 15.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 238 | 13 |
Fieri | 32 | 1 |
Durrësi | 42 | 3 |
Korça | 18 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 16 | 1 |
Lushnja | 6 | 1 |
Kavaja | 8 | 3 |
Shkodër | 71 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 7 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | 1 |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 6 | |
TOTAL | 494 | 25 |
Dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.
Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.
Edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarsisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qendrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar.
Pavarësisht perpjekjeve te stafeve mjekesore, 25 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë semundje.
Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.
Në shërbimin infektiv janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID po marrin shërbim 48 pacientë.
Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur p[ak ditë më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Laboratori i Virologjisë në ISHP është furnizuar sërisht me mjete për realizimin e diagnozës së COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19. Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. 90 pacientë të konfirmuar me COVID19 janë monitoruar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit. Përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me #COVID19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.
Akt Norma
Vkm
Masat e reja
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 1 948 511 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 125 966
- Azi: 318 663 raste të konfimuara
11 654 vdekje
- Afrikë : 16 281 raste të konfirmuara
877 vdekje
- Amerikë: 710 601 raste të konfirmuara
30 308 vdekje
- Oqeania : 7 733 raste të konfirmuara
77 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (15 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 318 663 |
Kina | 83352 |
Iran | 74877 |
Turqia | 65111 |
Izrael | 12046 |
India | 11438 |
Korea e jugut | 10591 |
Japonia | 8100 |
Pakistan | 5988 |
Arabia Saudite | 5369 |
Filipine | 5223 |
Malajsia | 4987 |
Emiratet e Bashkuara | 4933 |
Indonesia | 4839 |
Katar | 3428 |
Singapore | 3252 |
Thailand | 2643 |
Bahrain | 1528 |
Irak | 1400 |
Kuvait | 1355 |
Kazakhstan | 1267 |
Uzbekistan | 1165 |
Bangladesh | 1012 |
Oman | 910 |
Afghanistan | 714 |
Liban | 641 |
Kyrgyzstan | 449 |
Jordania | 397 |
Taivan | 395 |
Palestine | 287 |
Vietnam | 274 |
Sri_Lanka | 233 |
Brunei_Darussalam | 136 |
Kamboxha | 122 |
Mianmar | 74 |
Mongolia | 30 |
Syria | 29 |
Maldives | 21 |
Laos | 19 |
Nepal | 16 |
Timor_Leste | 6 |
Bhutan | 5 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 710 601 |
USA | 609516 |
Canada | 27046 |
Brazil | 25262 |
Peru | 10303 |
Chile | 7917 |
Ekuador | 7603 |
Mexico | 5399 |
Panama | 3574 |
Republika Domenikane | 3286 |
Kolumbia | 2979 |
Argentina | 2432 |
Puerto_Rico | 923 |
Kuba | 766 |
Kosta_Rika | 618 |
Uruguai | 533 |
Honduras | 419 |
Bolivia | 397 |
Venezuela | 193 |
Guatemala | 180 |
Paraguai | 161 |
El_Salvador | 159 |
Trinidad dhe Tobago | 113 |
Jamaika | 105 |
Aruba | 92 |
Barbados | 73 |
Bermuda | 57 |
Ishujt Kajman | 54 |
Sint_Maarten | 52 |
Ishujt Virgin | 51 |
Bahamas | 49 |
Guyana | 48 |
Haiti | 40 |
Antigua_and_Barbuda | 23 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Grenada | 14 |
Saint_Kits dhe Nevis | 14 |
Nikaragua | 12 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 12 |
Ishujt Malvinas | 11 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Suriname | 10 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 10 |
Bonaire | 4 |
Anguilla | 3 |
British_Virgin_Islands | 3 |
Oqeania | 7733 |
Australia | 6416 |
Zelanda e re | 1078 |
Polinezia Franceze | 55 |
Guam | 135 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 16 |
Ishujt Mariana | 13 |
Papa new Guinea | 2 |
Afrika | 16 281 |
Afrika e jugut | 2415 |
Egjypt | 2350 |
Algeria | 2070 |
Maroku | 1888 |
Kameron | 855 |
Tunizia | 747 |
Gana | 636 |
Cote_dIvoire | 626 |
Niger | 570 |
Burkina_Faso | 528 |
Nigeria | 373 |
Xhibouti | 363 |
Guinea | 363 |
Mauritius | 324 |
Senegal | 299 |
Republika e Kongos | 254 |
Kenia | 216 |
Mali | 144 |
Ruanda | 134 |
Madagaskar | 108 |
Etiopia | 82 |
Togo | 77 |
Gabon | 75 |
Kongo | 74 |
Somalia | 60 |
Liberia | 59 |
Uganda | 55 |
Republika e Tanzanise | 53 |
Zambia | 45 |
Guinea Ekuadoriale | 41 |
Guinea_Bissau | 40 |
Benin | 35 |
Eritrea | 35 |
Libia | 35 |
Sudan | 32 |
Mozambique | 28 |
Chad | 23 |
Angola | 19 |
Zimbabwe | 17 |
Malawi | 16 |
Namibia | 16 |
Eswatini | 15 |
Botswana | 13 |
Cape_Verde | 11 |
Republika e Afrikes qendrore | 11 |
Seychelles | 11 |
Sierra_Leone | 11 |
Gambia | 9 |
Mauritania | 7 |
Burundi | 5 |
Sao Tome dhe Principe | 4 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 053 974 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 15. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 894 537 raste të konfirmuara
- 83 043 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 15 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (15 prill 2020) |
Europa | 894 537 |
Spanja | 172541 |
Itali | 162488 |
Gjermani | 127584 |
France | 103573 |
United_Kingdom | 93873 |
Belgjika | 31119 |
Hollanda | 27419 |
Zvicra | 25753 |
Russia | 21102 |
Portugalia | 17448 |
Austria | 14234 |
Irlanda | 11479 |
Suedia | 11445 |
Polonia | 7202 |
Rumania | 6879 |
Norvegjia | 6566 |
Denimarka | 6511 |
Çekia | 6141 |
Serbia | 4054 |
Ukraine | 3372 |
Luxembourg | 3307 |
Bjellorusia | 3281 |
Finland | 3161 |
Greqia | 2170 |
Moldavia | 1934 |
Islanda | 1720 |
Kroacia | 1704 |
Hungaria | 1579 |
Estonia | 1373 |
Sllovenia | 1220 |
Azerbaijan | 1197 |
Armenia | 1111 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1073 |
Lithuania | 1070 |
Macedonia e veriut | 908 |
Sllovakia | 835 |
Bullgaria | 713 |
Qipro | 695 |
Andorra | 659 |
Letonia | 657 |
Shqiperia | 494 |
Malta | 393 |
Kosova | 387 |
San_Marino | 372 |
Gjeorgjia | 300 |
Mali I zi | 283 |
Isle_of_Man | 242 |
Guernsey | 223 |
Jersey | 217 |
Faroe_Islands | 184 |
Gjibraltar | 129 |
Monako | 93 |
Liechtenstein | 81 |
Vatikani | 8 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 15 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 15.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 105 418 rastet aktualisht të konfirmuara
- 21 645 vdekje
- 092 pacientë të shëruar
- 079 pacientë në terapi intensive
- 696 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 32921 |
Emilia Romanja | 13577 |
Veneto | 10789 |
Piemonte | 13195 |
Toskana | 6417 |
Liguria | 3464 |
Marche | 3097 |
Lazio | 4047 |
Campania | 3087 |
Trento | 2104 |
Puglia | 2573 |
Fruli | 1394 |
Siçili | 2081 |
Abruzzo | 1810 |
Bolzano | 1576 |
Umbria | 582 |
Sardenja | 870 |
Kalabria | 819 |
Valle d’Aosta | 548 |
Bazilikata | 261 |
Molise | 206 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.