14 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (14.04.2020) janë testuar 4306 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 475 raste të konfirmuara
- 24 pacientë kanë ndëruar jetë
- 248 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 14.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 227 | 13 |
Fieri | 32 | 1 |
Durrësi | 42 | 3 |
Korça | 17 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 15 | |
Lushnja | 6 | 1 |
Kavaja | 8 | 2 |
Shkodër | 71 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 6 | |
Puka | 5 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 13 | 1 |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
Kukës | 1 | |
TOTAL | 475 | 24 |
Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.
Deri tani në total janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste.
Prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon nje qendrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.
24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.
Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër. Instituti i Shëndeitit Publik dhe epidemiologët vijojnë punën në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 8 ton me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të financuara nga qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19. Nga stoku ardhur p[ak ditë më parë me mjete të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani jemi pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Gjithashtu në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19 kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë-Durrës. E vendosur në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Laboratori i Virologjisë në ISHP është furnizuar sërisht me mjete për realizimin e diagnozës së COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19. Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.
Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Mos shkoni menjëherë në spital!
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 1 873 265 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 118 854
- Azi: 307 569 raste të konfimuara- 11 269 vdekje
- Afrikë : 15 292 raste të konfirmuara- 835 vdekje
- Amerikë: 676 116 raste të konfirmuara- 27 414 vdekje
- Oqeania : 7 674 raste të konfirmuara- 77 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (14 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 307 569 |
Kina | 83303 |
Iran | 73303 |
Turqia | 61049 |
Izrael | 11586 |
Korea e jugut | 10564 |
India | 10363 |
Japonia | 7645 |
Pakistan | 5716 |
Arabia Saudite | 4934 |
Filipine | 4932 |
Malajsia | 4817 |
Indonesia | 4557 |
Emiratet e Bashkuara | 4521 |
Katar | 3231 |
Singapore | 2918 |
Thailand | 2613 |
Irak | 1378 |
Bahrain | 1361 |
Kuvait | 1300 |
Kazakhstan | 1179 |
Uzbekistan | 998 |
Oman | 813 |
Bangladesh | 803 |
Afghanistan | 665 |
Liban | 632 |
Kyrgyzstan | 430 |
Taivan | 393 |
Jordania | 391 |
Palestine | 268 |
Vietnam | 265 |
Sri_Lanka | 218 |
Brunei_Darussalam | 136 |
Kamboxha | 122 |
Mianmar | 62 |
Syria | 25 |
Maldives | 20 |
Laos | 19 |
Mongolia | 16 |
Nepal | 14 |
Bhutan | 5 |
Timor_Leste | 4 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 676 116 |
USA | 582594 |
Canada | 25663 |
Brazil | 23430 |
Ekuador | 7529 |
Chile | 7525 |
Peru | 7519 |
Mexico | 5014 |
Panama | 3472 |
Republika Domenikane | 3167 |
Kolumbia | 2852 |
Argentina | 2272 |
Puerto_Rico | 903 |
Kuba | 726 |
Kosta_Rika | 612 |
Uruguai | 521 |
Honduras | 407 |
Bolivia | 354 |
Venezuela | 189 |
Guatemala | 167 |
Paraguai | 159 |
El_Salvador | 149 |
Trinidad dhe Tobago | 113 |
Aruba | 92 |
Jamaika | 73 |
Barbados | 72 |
Bermuda | 57 |
Ishujt Kajman | 53 |
Sint_Maarten | 52 |
Ishujt Virgin | 51 |
Bahamas | 49 |
Guyana | 47 |
Haiti | 40 |
Antigua_and_Barbuda | 23 |
Belize | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Lucia | 15 |
Curaçao | 14 |
Grenada | 14 |
Nikaragua | 12 |
Saint_Kits dhe Nevis | 12 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Suriname | 10 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 10 |
Ishujt Malvinas | 5 |
Bonaire | 4 |
Anguilla | 3 |
British_Virgin_Islands | 3 |
Oqeania | 7674 |
Australia | 6366 |
Zelanda e re | 1072 |
Polinezia Franceze | 55 |
Guam | 134 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 16 |
Ishujt Mariana | 11 |
Papa new Guinea | 2 |
Afrika | 15 292 |
Afrika e jugut | 2272 |
Egjypt | 2190 |
Algeria | 1983 |
Maroku | 1763 |
Kameron | 820 |
Tunizia | 726 |
Cote_dIvoire | 626 |
Gana | 566 |
Niger | 548 |
Burkina_Faso | 515 |
Nigeria | 343 |
Mauritius | 324 |
Guinea | 319 |
Xhibouti | 298 |
Senegal | 291 |
Republika e Kongos | 235 |
Kenia | 208 |
Ruanda | 127 |
Mali | 123 |
Madagaskar | 106 |
Togo | 77 |
Etiopia | 74 |
Kongo | 70 |
Liberia | 59 |
Gabon | 57 |
Uganda | 54 |
Republika e Tanzanise | 46 |
Zambia | 45 |
Guinea_Bissau | 39 |
Benin | 35 |
Eritrea | 34 |
Sudan | 29 |
Mozambique | 27 |
Libia | 26 |
Somalia | 25 |
Chad | 23 |
Guinea Ekuadoriale | 21 |
Angola | 19 |
Zimbabwe | 17 |
Malawi | 16 |
Namibia | 16 |
Eswatini | 15 |
Botswana | 13 |
Republika e Afrikes qendrore | 11 |
Sierra_Leone | 11 |
Cape_Verde | 10 |
Seychelles | 10 |
Gambia | 9 |
Mauritania | 7 |
Burundi | 5 |
Sao Tome dhe Principe | 4 |
Sudani jugor | 4 |
Total | 1 007 347 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 14. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 841 378 raste të konfirmuara
- 76 094 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 14 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (14 prill 2020) |
Europa | 841 378 |
Spanja | 169496 |
Itali | 159516 |
Gjermani | 125098 |
France | 98076 |
United_Kingdom | 88621 |
Belgjika | 30589 |
Hollanda | 26551 |
Zvicra | 25499 |
Russia | 18328 |
Portugalia | 16934 |
Austria | 14043 |
Suedia | 10948 |
Irlanda | 10647 |
Polonia | 6934 |
Rumania | 6633 |
Norvegjia | 6488 |
Denimarka | 6318 |
Çekia | 6059 |
Serbia | 3630 |
Luxembourg | 3292 |
Ukraine | 3102 |
Finland | 3064 |
Bjellorusia | 2919 |
Greqia | 2145 |
Moldavia | 1712 |
Islanda | 1711 |
Kroacia | 1650 |
Hungaria | 1512 |
Estonia | 1332 |
Sllovenia | 1212 |
Azerbaijan | 1148 |
Lithuania | 1070 |
Armenia | 1039 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1028 |
Macedonia e veriut | 854 |
Sllovakia | 769 |
Bullgaria | 685 |
Qipro | 662 |
Letonia | 655 |
Andorra | 646 |
Shqiperia | 467 |
Malta | 384 |
Kosova | 377 |
San_Marino | 356 |
Mali I zi | 274 |
Gjeorgjia | 272 |
Isle_of_Man | 242 |
Guernsey | 219 |
Jersey | 217 |
Faroe_Islands | 184 |
Gjibraltar | 129 |
Monako | 93 |
Liechtenstein | 81 |
Vatikani | 8 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 14 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 14.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 291 rastet aktualisht të konfirmuara
- 20 465 vdekje
- 130 pacientë të shëruar
- 186 pacientë në terapi intensive
- 094 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 32363 |
Emilia Romanja | 13778 |
Veneto | 10736 |
Piemonte | 13055 |
Marche | 3095 |
Toskana | 6352 |
Liguria | 3466 |
Lazio | 4022 |
Campania | 3094 |
Trento | 2082 |
Puglia | 2552 |
Siçili | 2071 |
Fruli | 899 |
Abruzzo | 1800 |
Bolzano | 1564 |
Umbria | 622 |
Valle d’Aosta | 559 |
Sardenja | 900 |
Kalabria | 816 |
Bazilikata | 265 |
Molise | 200 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.