11 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (11.04.2020) janë testuar 3644 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 433 raste të konfirmuara
  • 23 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 197 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 11.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 209 13
Fieri 32 1
Durrësi 39 3
Korça 17  
Vlora 5 1
Elbasani 15  
Lushnja 6 1
Kavaja 8 2
Shkodër 52 1
Lezhë 14  
Kruja 6  
Puka 5  
Tropojë 4  
Has 12 1
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
TOTAL 433 23

Në 24 orët e fundit janë testuar 259 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 197

Në Shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 60 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 10 raste, Shkodër 3 raste, Pukë 1 rast, Lushnje 1 rast, Krujë 1 rast dhe Durrës 1 rast.

Vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në vijim të forcimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19  kanë mberritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve rë financuar nga qeveria shqiptare, ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Do të përshtatet si spital karantinë një strukturë në aksin Tiranë Durrës. E vendosur në dispozicion Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19 më qëllim që të funksionojë si strukturë spitalore karantinë. (VKM Nr. 244 datë 26.03.2020).

 

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim do t’ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online.

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 653. 204 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 102 088
  • Azi: 271 501 raste të konfimuara- 10158 vdekje
  • Afrikë : 12 952 raste të konfirmuara- 691 vdekje
  • Amerikë: 581 153 raste të konfirmuara- 21 715 vdekje
  • Oqeania : 7501 raste të konfirmuara-  64 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-  7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 271 501
Kina 83004
Iran 68192
Turqia 47029
Korea e jugut 10450
Israel 10408
India 7447
Japonia 5347
Pakistan 4788
Malajsia 4346
Filipine 4076
Arabia Saudite 3651
Indonesia 3512
Emiratet e Bashkuara 3360
Thailand 2518
Katar 2512
Singapore 1909
Irak 1279
Bahrain 998
Kuvait 993
Kazakhstan 840
Uzbekistan 624
Liban 609
Afghanistan 501
Oman 484
Bangladesh 424
Taivan                380
Jordania 372
Kyrgyzstan 339
Palestine 266
Vietnam 255
Sri_Lanka 197
Brunei_Darussalam 136
Kamboxha 120
Mianmar 28
Maldives 19
Syria 19
Laos 16
Mongolia 16
Nepal 9
Bhutan 5
Timor_Leste 2
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 581 153
USA 501560
Canada 22133
Brazil 19638
Ekuador 7161
Chile 6501
Peru 5897
Mexico 3844
Panama 2974
Republika Domenikane 2620
Kolumbia 2473
Argentina 1975
Puerto_Rico 725
Kuba 564
Kosta_Rika 558
Uruguai 494
Honduras 392
Bolivia 276
Venezuela 175
Guatemala 137
Paraguai 133
El_Salvador 118
Trinidad dhe Tobago 109
Aruba 86
Barbados 67
Jamaica 65
Sint_Maarten 50
Ishujt Virgin 50
Bermuda 48
Ishujt Kajman 45
Bahamas 42
Guyana 40
Haiti 31
Antigua_and_Barbuda 21
Dominica 16
Saint_Lucia 15
Curaçao 14
Grenada 14
Saint_Kitts dhe Nevis 12
Saint_Vincent_&_Grenadines 12
Greenland 11
Belize 10
Suriname 10
Montserrat 9
Ishujt Turks_and_Caicos 9
Nicaragua 6
Ishujt Malvinas 5
British_Virgin_Islands 3
Anguilla 3
Bonaire 2
Oqeania 7501
Australia 6238
Zelanda e re 1035
Polinezia Franceze 51
Guam 130
Kaledonia e re 18
Fixhi 16
Ishujt Mariana 11
Papa new Guinea 2
Afrika 12 952
Afrika e jugut 2003
Egjypt 1794
Algeria 1761
Maroku 1448
Kameron 803
Tunizia 671
Cote_dIvoire 480
Burkina_Faso 448
Niger 438
Gana 378
Mauritius 318
Nigeria 305
Senegal 265
Republika e Kongos 223
Guinea 212
Kenia 189
Xhibouti 150
Ruanda 118
Madagaskar 102
Mali 87
Togo 76
Etiopia 65
Kongo 60
Uganda 53
Gabon 46
Zambia 40
Liberia 37
Benin 35
Guinea_Bissau 35
Eritrea 34
Republika e Tanzanise 32
Libia 24
Somalia 21
Mozambique 20
Angola 19
Guinea Ekuadoriale 18
Namibia 16
Sudan 15
Botswana 13
Eswatini 12
Republika e Afrikes qendrore 11
Chad 11
Zimbabwe 11
Seychelles 10
Malawi 9
Sierra_Leone 8
Cape_Verde 7
Mauritania 7
Gambia 4
Sao Tome dhe Principe 4
Burundi 3
Sudani jugor 3
Total 818 595

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 11. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 779 401 raste të konfirmuara
    • 69 453 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 11 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (11 prill 2020)
Europa 779 401
Spanja 157022
Itali 147577
Gjermani 117658
France 90676
United_Kingdom 70272
Belgjika 26667
Zvicra 24228
Hollanda 23097
Portugalia 15472
Austria 13560
Russia 11917
Suedia 9685
Irlanda 8089
Norvegjia 6244
Polania 5955
Denimarka 5819
Çekia 5732
Rumania 5467
Luxembourg 3223
Serbia 3105
Finland 2769
Ukraine 2203
Greqia 2011
Bjellorusia 1981
Islanda 1675
Kroacia 1495
Moldavia 1438
Hungaria 1310
Estonia 1258
Sllovenia 1160
Lithuania 999
Azerbaijan 991
Armenia 937
Bosnia_and_Herzegovina 901
Sllovakia 715
Macedonia e veriut 711
Bullgaria 635
Letonia 612
Andorra 601
Qipro 595
Shqiperia 433
Malta 350
San_Marino 344
Mali I zi 257
Kosova 250
Gjeorgjia 234
Isle_of_Man 201
Guernsey 200
Jersey 198
Faroe_Islands 184
Gjibraltar 127
Monako 90
Liechtenstein 80
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 11 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 11.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 269 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 468 vdekje
  • 534 pacientë të shëruar
  • 381 pacientë në terapi intensive
  • 744  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 30258
Emilia Romanja 13495
Veneto 10749
Piemonte 12170
Marche 3231
Toskana 5992
Liguria 3333
Lazio 3730
Campania 3002
Trento 2064
Puglia 2402
Siçili 2001
Fruli 1302
Abruzzo 1724
Bolzano 1269
Umbria 723
Valle d’Aosta 590
Sardenja 888
Kalabria 792
Bazilikata 281
Molise 193

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.