06 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (06.04.2020) janë testuar 2571 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 377 raste të konfirmuara
- 22 pacientë kanë ndëruar jetë
- 116 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 06.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 177 | 12 |
Fieri | 26 | 1 |
Durrësi | 38 | 3 |
Korça | 16 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 10 | |
Lushnja | 5 | 1 |
Kavaja | 8 | 2 |
Shkodër | 44 | 1 |
Lezhë | 14 | |
Kruja | 5 | |
Puka | 4 | |
Tropojë | 4 | |
Has | 12 | 1 |
Rrogozhina | 4 | |
Berat | 2 | |
Mirdita | 3 | |
TOTAL | 377 | 22 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste.
Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19. Numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët kanë dal negativë në testin konfirmues është 21. Në total janë 116 qytetarë dhe staf mjekësor që kanë fituar betejën me COVID-19, por që do të qëndrojnë të karantinuar edhe për 14 ditë të tjera.
Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej, a6 pacientë janë në terapi intensive.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër.
Masat e reja për parandalimin e COVID-19
Mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online. Më shumë se 28 mijë paketa të barnave të rimbursueshme kanë u janë dërguar me asistenën e mjekutntë familjes pensionistëve mbi 65 vjeç në shtëpitë e tyre.
Në Institutin e Shëndetit Publik me fonde nga MSHMS, do të vijnë 30 mijë teste të reja, një proces në bashkëpunim me OBSH, testet e reja do të vihen në funksion të gjurmimit epidemiologjik. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet për ndërprerjen e zinxhirit të të prekurve nga COVID-19.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë vendosur në funksion 5 respiratorët e rinj. Në total do të vijnë 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë në dërgesën tjetër, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të shtimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19.
Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Vazhdon puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Kemi një rritje të numrit të rasteve kryesisht në Shkodër, Tiranë dhe Has, që tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë në komunikimet publike.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Qëndroni në shtëpi.
Respektoni rregullat e distancimit social.
Respektoni rregullat e higjenës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 244 421 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 68 796.
- Azi: 212 572 raste të konfimuara
8610 vdekje
- Afrikë 8948 raste të konfirmuara
432 vdekje
- Amerikë: 386 753 raste të konfirmuara
11 137 vdekje
- Oqeania : 6847 raste të konfirmuara
42 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (6 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 212 572 |
Kina | 82642 |
Iran | 58226 |
Turqi | 27069 |
Republika e Koresë | 10284 |
Izrael | 8430 |
Indi | 4067 |
Malajzi | 3662 |
Japoni | 3654 |
Pakistani | 3277 |
Filipine | 3246 |
Arabia Saudite | 2385 |
Indonezia | 2273 |
Tajland | 2220 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 1799 |
Katar | 1604 |
Singapor | 1309 |
Irak | 961 |
Bahrain | 700 |
Kuvajt | 556 |
Kazakistan | 531 |
Liban | 527 |
Taivan | 363 |
Jordania | 345 |
Uzbekistan | 342 |
Afganistan | 299 |
Oman | 298 |
Vietnam | 241 |
Mauritus | 227 |
Palestina | 217 |
Kyrgystan | 216 |
Sri Lanka | 166 |
Brunei | 135 |
Kamboxhia | 114 |
Bangladeshi | 88 |
Miamare | 21 |
Maldive | 19 |
Siria | 19 |
Mongolia | 14 |
Laos | 11 |
Bhutan | 5 |
Nepal | 9 |
Timor-Leste | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 386 753 |
USA | 337635 |
Kanada | 15496 |
Brazili | 11130 |
Kili | 4471 |
Ekuador | 3646 |
Peru | 2281 |
Meksika | 2143 |
Panama | 1988 |
Republika Domenikane | 1745 |
Argjentina | 1554 |
Kolumbia | 1485 |
Porto Riko | 475 |
Kosta Rika | 454 |
Uruguai | 406 |
Kuba | 320 |
Hondurasi | 298 |
Bolivia | 183 |
Venezuela | 148 |
Paraguaji | 113 |
Trinidad dhe Tobago | 104 |
Guatemala | 70 |
El Salvador | 69 |
Aruba | 64 |
Xhamajka | 58 |
Barbado | 56 |
Ishujt e Virxhinias | 42 |
Ishujt Kajman | 39 |
Bermuda | 37 |
Bahamas | 29 |
Guajana | 29 |
Sint Marten | 23 |
Haiti | 21 |
Antigua dhe Barbuda | 15 |
Dominica | 14 |
Saint Lucia | 14 |
Grenada | 12 |
Kuracao | 11 |
Greenland | 11 |
Suriname | 10 |
Saint Kits dhe Nevis | 10 |
Saint Vincent & Grenadines | 7 |
Monserat | 6 |
Shen Bartelemi | 6 |
Ishujt Turks dhe Kaikos | 5 |
Nikaragua | 5 |
Belize | 5 |
Anguilla | 3 |
Ishujt Britanik Virgin | 3 |
Bonaire | 2 |
Ishujt Falkland | 2 |
Oqeania | 6847 |
Australia | 5744 |
Zelanda e re | 911 |
Polinezia Franceze | 41 |
Guam | 110 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 14 |
Ishujt Mariana | 8 |
Papa new Guinea | 1 |
Afrika | 8948 |
Afrika e jugut | 1655 |
Algjeria | 1320 |
Egjypt | 1070 |
Maroku | 1021 |
Kameruni | 650 |
Tunizia | 553 |
Burkina Faso | 345 |
Cote d’lvoire | 261 |
Nigeria | 232 |
Senegali | 222 |
Gana | 214 |
Niger | 184 |
Republika Demokratike e Kongo | 154 |
Kenia | 142 |
Guinea | 121 |
Ruanda | 104 |
Madagaskar | 72 |
Xhibuti | 59 |
Uganda | 52 |
Kongo | 45 |
Mali | 45 |
Togo | 44 |
Etiopia | 43 |
Zambia | 39 |
Eritrea | 29 |
Republika e Tanzanisë | 22 |
Benin | 22 |
Gabon | 21 |
Guinea – Bissau | 18 |
Libia | 18 |
Guinea Ekuatorit | 16 |
Namibia | 16 |
Angola | 14 |
Liberia | 13 |
Sudan | 12 |
Mozambiku | 10 |
Seychelles | 10 |
Republika e Afrikës qëndrore | 9 |
Çad | 9 |
Eswatini | 9 |
Zimbabue | 9 |
Kape verde | 7 |
Somalia | 7 |
Mauritania | 6 |
Botsvana | 6 |
Sierra Leone | 6 |
Gambia | 4 |
Malaui | 4 |
Burundi | 3 |
Sudani jugor | 1 |
Total | 625 816 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 06. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 618 605 raste të konfirmuara
- 48 568 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (6 prill 2020) |
Europa | 618 605 |
Spanja | 130 759 |
Italia | 128 948 |
Gjermania | 95 391 |
Franca | 70 478 |
Anglia | 47 806 |
Zvicra | 21 065 |
Belgjika | 19 691 |
Hollanda | 16 627 |
Austria | 11 983 |
Portugalia | 11 278 |
Suedia | 6 830 |
Norvegjia | 5 640 |
Rusia | 5 389 |
Irlanda | 5 111 |
Çekia | 4 587 |
Danimarka | 4 369 |
Polonia | 4 102 |
Rumania | 3 864 |
Luksemburg | 2 804 |
Finlanda | 1 927 |
Serbia | 1 908 |
Greqia | 1 735 |
Islanda | 1 486 |
Ukraina | 1 251 |
Kroacia | 1 182 |
Estonia | 1 097 |
Sllovenia | 997 |
Moldavia | 864 |
Armenia | 822 |
Lituania | 811 |
Hungaria | 744 |
Bosnje –Hercegovina | 663 |
Azerbaxhan | 584 |
Bjellorusia | 564 |
Letoni | 533 |
Bullgaria | 531 |
Andora | 501 |
Sllovakia | 485 |
Maqedonia e Veriut | 483 |
Qipro | 446 |
Shqipëria | 377 |
San Marino | 266 |
Malta | 234 |
Mali i zi | 214 |
Ishujt Faroe | 181 |
Gjeorgjia | 174 |
Xhersi | 155 |
Guemsey | 154 |
Kosova | 140 |
Isle of Man | 127 |
Gjibraltar | 103 |
Litenshtein | 78 |
Monako | 73 |
Vatikani | 7 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 6 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 06.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 93187 rastet aktualisht të konfirmuara
- 16523 vdekje
- 22837 pacientë të shëruar
- 3898 pacientë në terapi intensive
- 313 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 28469 |
Emilia Romanja | 13051 |
Veneto | 9722 |
Piemonte | 10545 |
Marche | 3706 |
Toskana | 5301 |
Liguria | 3117 |
Lazio | 3300 |
Campania | 2698 |
Trento | 1838 |
Puglia | 2115 |
Siçili | 1815 |
Fruli | 1396 |
Abruzzo | 1425 |
Bolzano | 1260 |
Umbria | 872 |
Valle d’Aosta | 567 |
Sardenja | 819 |
Kalabria | 722 |
Bazilikata | 262 |
Molise | 187 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.