25 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (25.03.2020) janë testuar 1041 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 146 raste të konfirmuar
- 5 persona kanë ndërruar jetë
- 17 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 25.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 83 | 2 |
Fieri | 14 | |
Durrësi | 9 | 1 |
Korça | 11 | |
Vlora | 5 | |
Kavaja | 4 | 1 |
Lushnja | 4 | 1 |
Rrogozhina | 2 | |
Elbasani | 3 | |
Shkodër | 3 | |
Has | 2 | |
Lezhë | 4 | |
Berat | 1 | |
Kruja | 1 | |
TOTAL | 146 | 5 |
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 23 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 111 testime.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjenje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
ISHP ka rritur gamën e testimeve po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Ditën e sotme ka mbërritur një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e stokut për mjetet mbrojtëse personale dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë për stafet mjekësore.
Gjithashtu është arritur të sigurohet rritja e stokut me 25 mijë maska ffp2/ffp3 dhe në vazhdim pritet furnizimi me 140 mijë maska ffp2/ffp3 dhe po planifikohet krijimi i një stoku me plus 200 mijë maskash specifike ffp2/ffp3. Nërkohë kemi në dispozicion një sasi stoku mbi 500 mijë maska të thjeshta dhe kirurgjikale si dhe rreth 650 mijë doreza sterile dhe josterile.
Po behet gati ngritja e një strukture të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda.
Brenda 20 ditësh do të filloj përshtatja e një strukture të re, spital karantinë për rastet jo të renda. Sot është bërë një investigim në vendin ku mendohet të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë. Ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenareve të projektuara.
Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Qëndroni në shtëpi.
Respektoni rregullat e distancimit social.
Respektoni rregullat e higjenës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 416 916 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 18 565
- Azi: 130 691 raste të konfimuara
5610 vdekje
- Afrikë 2128 raste të konfirmuara
60 vdekje
- Amerikë: 64 419 raste të konfirmuara
946 vdekje
- Oqeania : 2684 raste të konfirmuara
9 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (25 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 130 691 |
Kina | 81847 |
Iran | 24811 |
Republika e Koresë | 9137 |
Izrael | 1930 |
Turqi | 1872 |
Malajzi | 1624 |
Japoni | 1193 |
Pakistani | 991 |
Tajland | 934 |
Arabia Saudite | 767 |
Indonezia | 686 |
Indi | 562 |
Singapor | 558 |
Filipine | 552 |
Katar | 526 |
Bahrain | 390 |
Irak | 316 |
Liban | 304 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 248 |
Taivan | 216 |
Kuvajt | 191 |
Vietnam | 134 |
Jordania | 127 |
Brunei | 104 |
Sri Lanka | 102 |
Kamboxhia | 91 |
Oman | 84 |
Kazakistan | 79 |
Palestina | 60 |
Uzbekistan | 55 |
Afganistan | 42 |
Kyrgystan | 42 |
Mauritus | 42 |
Bangladeshi | 39 |
Maldive | 13 |
Mongolia | 10 |
Bhutan | 2 |
Nepal | 3 |
Miamare | 3 |
Laos | 2 |
Siria | 1 |
Timor-Leste | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 64 419 |
USA | 55231 |
Brazili | 2201 |
Kanada | 1959 |
Ekuador | 1082 |
Kili | 922 |
Panama | 443 |
Peru | 416 |
Meksika | 405 |
Argjentina | 387 |
Kolumbia | 235 |
Republika Domenikane | 312 |
Uruguai | 189 |
Kosta Rika | 177 |
Venezuela | 91 |
Trinidad dhe Tobago | 57 |
Kuba | 48 |
Paraguaji | 37 |
Hondurasi | 36 |
Bolivia | 32 |
Antilles | 22 |
Guatemala | 21 |
Xhamajka | 21 |
Barbado | 18 |
Ishujt e Virxhinias | 17 |
El Salvador | 9 |
Suriname | 8 |
Haiti | 7 |
Bermuda | 6 |
Gujana | 5 |
Bahamas | 4 |
Greenland | 4 |
Antigua dhe Barbuda | 3 |
Ishujt Kajman | 3 |
Dominica | 2 |
Nikaragua | 2 |
Saint Lucia | 2 |
Belize | 1 |
Grenada | 1 |
Monserat | 1 |
Saint Vincent | 1 |
Ishujt Turks dhe Kaikos | 1 |
Oqeania | 2684 |
Australia | 2423 |
Zelanda e re | 189 |
Polinezia Franceze | 25 |
Guam | 32 |
Kaledonia e re | 9 |
Fixhi | 5 |
Papa new Guinea | 1 |
Afrika | 2128 |
Afrika e jugut | 557 |
Egjypt | 366 |
Algjeria | 231 |
Maroku | 170 |
Tunizia | 114 |
Burkina Faso | 99 |
Senegali | 86 |
Cote d’lvoire | 73 |
Kameruni | 72 |
Gana | 53 |
Republika Demokratike e Kongo | 45 |
Nigeria | 44 |
Ruanda | 40 |
Kenia | 25 |
Madagaskar | 19 |
Togo | 18 |
Republika e Tanzanisë | 12 |
Etiopia | 11 |
Guinea Ekuatorit | 9 |
Uganda | 9 |
Niger | 7 |
Seychelles | 7 |
Gabon | 6 |
Benin | 5 |
Republika e Afrikës qëndrore | 4 |
Eswatini | 4 |
Kongo | 4 |
Guinea | 4 |
Kape verde | 3 |
Çad | 3 |
Xhibuti | 3 |
Gambia | 3 |
Liberia | 3 |
Namibia | 3 |
Sudan | 3 |
Zambia | 3 |
Angola | 2 |
Mauritania | 2 |
Zimbab | 2 |
Eritrea | 1 |
Somalia | 1 |
Mozambiku | 1 |
Libia | 1 |
Total | 200 618 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 25. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 216 298 raste të konfirmuara
- 11 933 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (25 mars 2020) |
Europa | 150 463 |
Italia | 69 176 |
Spanja | 39 673 |
Gjermania | 31 554 |
Franca | 22 302 |
Zvicra | 8 789 |
Anglia | 8 077 |
Hollanda | 5 560 |
Austria | 5 282 |
Belgjika | 4 269 |
Norvegjia | 2 566 |
Portugalia | 2 362 |
Suedia | 2 272 |
Danimarka | 1 591 |
Çekia | 1 394 |
Irlanda | 1 329 |
Luksemburg | 1 099 |
Polonia | 901 |
Finlanda | 792 |
Rumania | 762 |
Greqia | 743 |
Islanda | 648 |
Rusia | 495 |
Sllovenia | 480 |
Kroacia | 382 |
Estonia | 369 |
Armenia | 265 |
Serbia | 249 |
Hungaria | 226 |
Bullgaria | 220 |
Lituania | 209 |
Sllovakia | 204 |
Letoni | 197 |
San Marino | 187 |
Andora | 164 |
Bosnje –Hercegovina | 162 |
Maqedonia e Veriut | 148 |
Moldavia | 125 |
Qipro | 124 |
Shqipëria | 123 |
Ishujt Faroe | 122 |
Malta | 120 |
Azerbaxhan | 87 |
Ukraina | 84 |
Bjellorusia | 81 |
Gjeorgjia | 70 |
Kosova | 63 |
Litenshtein | 47 |
Mali i zi | 47 |
Monako | 27 |
Guemsey | 23 |
Isle of Man | 23 |
Xhersi | 18 |
Gjibraltar | 15 |
Vatikani | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 25 Mars 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 24.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 54030 rastet aktualisht të konfirmuara
- 6820 vdekje
- 8326 pacientë të shëruar
- 3396 në terapi intensive
- 28697 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
- Lombardia 19868 raste
- Emilia Romanja 7711 raste
- Veneto 5351 raste
- Piemonte 5124 raste
- Marche 2497 raste
- Toskana 2519 raste
- Liguria 1692 raste
- Lazio 1545 raste
- Campania 992 raste
- Trento 975 raste
- Puglia 940 raste
- Fruli 848 raste
- Bolzano 699 raste
- Siçili 799 raste
- Abruzzo 622 raste
- Umbria 624 raste
- Valle d’Aosta 379 raste
- Sardenja 395 raste
- Kalabri 304 raste
- Basilikata 91 raste
- Molise 55 raste
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.