18 mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (18 Mars 2020) janë testuar 665 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 59 raste të konfirmuar
  • 2 persona kanë ndërruar jetë

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, 18.03.2020

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 42  
Durresi 4 1
Fieri 6  
Elbasani 2  
Lushnja 1 1
Rrogozhina 2  
TOTAL 57 2

 

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Më total deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

30 prej personave të konfirmuar me COVID-19 nga Tirana, Fieri, Durrësi, Lushnja dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në Spitalin Infektiv. Tre prej tyre janë në terapi intensive, një grua 61 vjeç nga Fieri, 2 pacintë 63  dhe 50 vjeç nga Tirana, kurse pacientët e tjerë janë në gjendje të stabilizuar deri tani. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjeçare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

27 mjekë dhe infermierë të spitalit të Fierit kanë rezultuar negativë për COVID-19.  ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit. Laboratori i Virologjisë në ISHP që kryen analizat për COVID-19 është furnizuar me një sasi tjetër të konsiderueshme të kiteve shtesë.

Në zbatim të planit të veprimit të miratuar nga Komitetit Teknik dhe Task Forca, është vendosur që për të lehtësuar kapacitetet e QSUT, për të krijuar zonat sanitare të sigurta për pacientët të cilët trajtohen në spitale jo për COVID-19, që shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës dhe ndërhyrjeve Kirurgjikale për patologjitë malinje, përkatësisht Klinikat 1, 2 dhe Urologjisë në QSUT, të transferohen në Spitalin Universitar të Traumës, duke filluar nga dita e premte, datë 20 Mars.

Eshtë siguruar stoku i nevojshëm për mjetet mbrojtëse personale për personelin shëndetësor. Aktualisht janë dyfishuar kapaciteti i respiratorëve në Spitalin Infektiv në QSUT dhe paralelisht po punohet për shtimin e numrit të respiratorëve në strukturën e Reaminacionit.

Ne vijim të situatës se krijur nga pandemia e COVID-19 po punohet për një plan social në ndihmë të të moshuarve, familjeve në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara. Për të moshuarit mbi 65 vjeç, që nuk kanë familjarë apo fëmijët afër, do t’u mundësohet sipas një plani me mjekun e familjes dhe farmacistin ku shërbehet, ofrimi i medikamenteve dhe shërbimeve të nevojshme në banesë. Gjithashtu barnat do të jepen me rimbirsim edhe për të sëmurët kronik.

Ka nisur trajnimi i mjekëve dhe infermiereve vullnetarë të cilët ju pergjigjën thirrjes se ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për të kontribuar në trajtimin e të prekurve me COVID-19.  Thirrjes së ministres i janë përgjigjur më shumë se 2200 mjekë dhe infermierë.

MSHMS rekomandon për qytetarët:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

 

 

Masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

Në nivel global, janë raportuar në total 194 909 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 7876 vdekje.

  • Azi: 110 587 raste të konfimuara- 4388 vdekje
  • Afrikë : 495 raste të konfirmuara- 12 vdekje
  • Amerikë: 8258 raste të konfirmuara- 124 vdekje
  • Oqeania : 474 raste të konfirmuara-  5 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 110 587
Kina 81163
Iran 16169
Republika e Koresë 8413
Japoni 829
Malajzi 673
Katar 442
Izrael 427
Singapor 266
Bahrain 237
Pakistani 187
Tajland 177
Filipine 187
Indonezia 172
Arabia Saudite 133
Indi 137
Irak 154
Kuvajt 130
Liban 120
Emiratet e Bashkuara Arabe 113
Taivan 77
Vietnam 61
Brunei 56
Palestina 41
Sri Lanka 42
Kamboxhia 24
Oman 24
Afganistan 22
Jordania 35
Maldive 13
Kazakistan 33
Uzbekistan 16
Bangladeshi 8
Mongolia 4
Nepal 1
Bhutan 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 8258
USA 6427
Kanada 569
Brazili 291
Kili 201
Peru 117
Meksika 93
Panama 86
Argjentina 79
Ekuador 111
Kolumbia 65
Kosta Rika 50
Venezuela 33
Uruguai 50
Bolivia 12
Republika Domenikane 11
Xhamajka 13
Paraguaji 11
Hondurasi 9
Guatemala 6
Trinidad dhe Tobago 7
Kuba 7
Gujana 4
Saint Lucia 2
Suriname 1
Saint Vincent 1
Antigua dhe Barbuda 1
Bahamas 1
Oqeania 474
Australia 454
Zelanda e re 20
Afrika 495
Egjypt 166
Algjeria 60
Afrika e jugut 85
Maroku 44
Senegali 31
Tunizia 24
Ruanda 7
Kameruni 10
Etiopia 5
Cote d’lvoire 5
Kenia 4
Seychelles 4
Burkina Faso 20
Namibia 2
Nigeria 3
Republika Demokratike e Kongo 3
Gana 6
Guinea 1
Sudan 1
Mauritania 1
Gabon 1
Guinea Ekuatorit 1
Togo 1
Swaziland 1
Republika e Afrikës qëndrore 1
Kongo 1
Eswatini 1
Benin 1
Liberia 2
Somalia 1
Republika e Tanzanisë 1
Gambia 1
Total 120 510

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas  kontinenteve (përveç Kinës), 18. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 74399 raste të konfirmuara
    • 3340 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 18 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (18 mars 2020)
Europa 74399
Italia 31506
Spanja 11178
Franca 7730
Gjermania 7156
Zvicra 2650
Anglia 1950
Hollanda 1705
Austria 1332
Norvegjia 1308
Belgjika 1243
Suedia 1167
Danimarka 1024
Portugalia 448
Çekia 434
Greqia 387
Finlanda 319
Irlanda 292
Sllovenia 275
Islanda 247
Polonia 238
Estonia 225
Rumania 217
Luksemburg 140
Rusia 114
San Marino 104
Turqia 98
Sllovakia 97
Bullgaria 81
Armenia 78
Serbia 72
Kroacia 69
Letoni 61
Shqipëria 55
Hungaria 50
Qipro 40
Malta 38
Bjellorusia 36
Gjeorgjia 34
Maqedonia e Veriut 31
Moldavia 30
Azerbaxhan 28
Lituania 25
Bosnje –Hercegovina 21
Kosova 19
Andora 14
Ukraina 14
Monako 9
Litenshtein 7
Mali i zi 2
Vatikani 1

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 18 Mars 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 17.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 26062 raste te konfirmuara
  • 2503 vdekje
  • 2941 pacientë të shëruar
  • 2060 në terapi intensive
  • 11108 në izolim në shtëpi

 

               Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia 12095 raste
  2. Emilia Romanja 3404 raste
  3. Veneto 2488 raste
  4. Piemonte 1764 raste
  5. Marche 1302 raste
  6. Toskana 1024 raste
  7. Liguria 661 raste
  8. Lazio 550 raste
  9. Trento 368 raste
  10. Campani 423 raste
  11. Fruli 347 raste
  12. Bolzano 282 raste
  13. Puglia 320 raste
  14. Siçili 226 raste
  15. Abruzzo 216 raste
  16. Umbria 192 raste
  17. Sardenja 115 raste
  18. Valle d’Aosta 134 raste
  19. Kalabri 112 raste
  20. Molise 19 raste
  21. Basilikata 20 raste

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Itali

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.