9 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_19
Në Shqipëri janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19. Në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total janë testuar 65 raste të dyshuara nga të cilat kanë 63 kanë rezultuar negative për COVID -19 dhe 2 pozitive.
Nga Laboratori i Virologjisë në ISHP i çertifikuar nga OBSH, po gjurmohen kontaktet e para dhe të dyta të personave të konfirmuar me COVID-19 dhe janë në proces testimi. Rasti i importuar konsiderohet pacienti zero dhe momentalisht nuk ka një transmetim komunitar, por transmetim në kontaktin e ngushtë të tij.
Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP mund të kryhen deri në 500 analiza në ditë për COVID-19.
Sipas Urgjencës Kombëtare të gjitha të dhënat e rastit të konfirmuar me COVID-19 ishin të skeduara. Sapo doli përgjigjia nga ISHP, pacienti u transferua në Spitalin e Infektivit në kushtet e mbrojtjes si për personelin mjekësor ashtu edhe për vetë pacientin.
Në numrin 127 vetëm në gjysmën e ditës së sotme thirrjet kanë arritur në nivelin e 751 nga të cilat 219 vetëm për koronavirusin. Urgjenca Kombëtare ka marrë masat për të vendosur në dispozicion 1 autoambulancë të dedikuar në pikat kufitare dhe spitale për COVID-19, si dhe ka kapacitet të përballojë 5.500 thirrje në ditë.
Dy rastet e evidentuara me COVID-19 janë shtruar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive QSUT dhe po marrin trajtimin e duhur mjekësor në përputhje me kërkesat e kësaj sëmundje, sipas mjekëve ata paraqiten në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe pa komplikacione. Spitali Infektiv në QSUT ka marrë masat e duhura për trajtimin e të sëmurëve e prekur nga COVID-19. Në Spitalin Infektiv në QSUT, janë në dispozicion ambiente me një kapacitet 80 shtretërish dhe me një forcë të punonjësve të shëndetësisë, 109 punonjës, të cilët do të jenë të fokusuar për të trajtuar sipas protokolleve më të mira rastet e konfirmuara më COVID-19. Në dhomat e izolimit është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, për terapinë intensive sipas skenarëve të miratuar nga Komiteti i Ekspertëve përfshi Pandeminë.
Bazuar në urdhrat e nxjerrë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu do të bëhet:
– Ndalimi i ndërhyrjeve operatore kirurgjikale të planifikuara duke përjashtuar këtu të gjitha ato ndërhyrje operatore të cilat kanë lidhje me patologjitë malinje.
– Mbyllja e institucioneve publike dhe jo publike për një përiudhë dy javore nga hyrja në fuqi e këtij urdhëri.
– Mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, deri në datën 3 prill 2020.
– Anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo ta hapura të tilla si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, deri në datën 3 prill 2020.
– Në ambientet e shërbimeve të urgjencës mjekësore, në instituticonet e kujdesit shëndetësor, ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve më përjashtim të rasteve kur një kërkesë vjen nga drejtoria spitalore
– Në ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtimin spitalor pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkese e tillë vjen nga drejtoria spitalore. Ky është një rregull që ka qenë më parë me orare të kufizuara, në kuadër të masave për frenimin së përhapjes së koronavirusit ne kemi marrë këtë vendim dhe ftojmë qytetarët që të zbatojnë këtë rregull.
– Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19
– Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë deri në një urdhër të dytë.
– Eksporti i branave dhe pajisjeve mjekësore do të kryehet vetëm me autorizim të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 109 695 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3811 vdekje.
- Azi: 96 124 raste të konfimuara- 3386 vdekje
- Afrikë: 83 raste të konfirmuara- 1 vdekje
- Amerikë: 700 raste të konfirmuara- 22 vdekje
- Oqeania: 85 raste të konfirmuara- 3 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (9 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 96 124 |
Kina | 80859 |
Republika e Koresë | 7382 |
Iran | 6566 |
Japoni | 488 |
Singapor | 150 |
Kuvajt | 64 |
Bahrain | 79 |
Tajland | 50 |
Malajzi | 99 |
Taivan | 45 |
Irak | 62 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 45 |
Indi | 34 |
Liban | 32 |
Izrael | 39 |
Katar | 15 |
Oman | 16 |
Vietnam | 30 |
Palestina | 19 |
Arabia Saudite | 11 |
Filipine | 10 |
Indonezia | 6 |
Pakistani | 6 |
Afganistan | 4 |
Nepal | 1 |
Maldive | 4 |
Jordania | 1 |
Sri Lanka | 1 |
Kamboxhia | 2 |
Bhutan | 1 |
Bngladeshi | 3 |
Raste të tjera | 705 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 705 |
Amerika | 700 |
USA | 554 |
Kanada | 62 |
Ekuador | 14 |
Brazili | 25 |
Argjentina | 12 |
Meksika | 7 |
Republika Domenikane | 2 |
Kili | 10 |
Kosta Rika | 5 |
Paraguaji | 1 |
Peru | 7 |
Kolumbia | 1 |
Oqeania | 85 |
Australia | 80 |
Zelanda e re | 5 |
Afrika | 83 |
Algjeria | 20 |
Egjypt | 49 |
Senegali | 4 |
Afrika e jugut | 3 |
Maroku | 2 |
Nigeria | 1 |
Kameruni | 2 |
Tunizia | 1 |
Togo | 1 |
Total | 97 598 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 09. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 11 998 raste të konfirmuara- 399 vdekje
- Shqipëri: Janë testuar 65 raste të dyshuara,
- 2 raste të konfirmuara
- 63 raste kanë rezultuar negative
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (9 mars 2020) |
Europa | 11 998 |
Italia | 7375 |
Franca | 1126 |
Gjermani | 902 |
Spanja | 589 |
Zvicra | 332 |
Anglia | 273 |
Hollanda | 265 |
Suedia | 203 |
Belgjika | 200 |
Norvegjia | 169 |
Austria | 102 |
Greqia | 73 |
Islanda | 55 |
Danimarka | 38 |
San Marino | 37 |
Çekia | 32 |
Portugalia | 30 |
Finlanda | 30 |
Irlanda | 21 |
Sllovenia | 16 |
Rumania | 15 |
Gjeorgjia | 13 |
Kroacia | 12 |
Polonia | 11 |
Rusia | 10 |
Estonia | 10 |
Azerbaxhan | 9 |
Hungaria | 8 |
Bjellorusia | 6 |
Luksemburg | 5 |
Sllovakia | 5 |
Bullgaria | 4 |
Maqedonia e Veriut | 3 |
Malta | 3 |
Letoni | 3 |
Albania | 2 |
Bosnje –Hercegovina | 2 |
Litenshtein | 1 |
Monako | 1 |
Lituania | 1 |
Andora | 1 |
Armenia | 1 |
Serbia | 1 |
Moldavia | 1 |
Ukraina | 1 |
Vatikani | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 9 Mars 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 08.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://ëëë.salute.gov.it/portale/home.html
- 7375- raste te konfirmuara
- 366- vdekje
- 622- pacientë të shëruar
- 650- në terapi intensive
- 2180- në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:
- Lombardia – 4189 raste
- Emilia Romanja -1180 raste
- Veneto- 670 raste
- Marche- 272 raste
- Piemonte- 360 raste
- Toskana- 166 raste
- Lazio- 87 raste
- Campania- 101 raste
- Liguria- 78 raste
- Fruli- 57 raste
- Siçili – 35 raste
- Pulia- 40 raste
- Umbria – 26 raste
- Molise- 14 raste
- Trento- 23 raste
- Abruzzo- 17 raste
- Bolzano – 9 rast
- Valle d’Aosta- 9 raste
- Sardenja- 11 rast
- Kalabri- 9 rast
- Basilicata- 4 rast
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë
Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.