5 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019

Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 50. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID -19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i çertifikuar në vend nga OBSH.

 

Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë; në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare, ajore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

 

Gjithashtu në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1472 telefonatave nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

 

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 95 315 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3282 vdekje.
  • Azi: 88 804 raste të konfimuara- 3150 vdekje
  • Afrikë: 20 raste të konfirmuara
  • Amerikë: 215 raste të konfirmuara- 11 vdekje
  • Oqeania: 55 raste të konfirmuara- 2 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 90 057
Kina 80497
Republika e Koresë 5766
Iran 2922
Japoni 317
Singapor 112
Kuvajt 56
Bahrain 52
Tajland 47
Taivan 42
Malajzi 50
Emiratet e Bashkuara Arabe 27
Irak 31
Vietnam 16
Liban 13
Izrael 15
Katar 8
Oman 15
Indi 28
Pakistani 5
Filipine 3
Indonezia 2
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Jordania 1
Sri Lanka 1
Arabia Saudite 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 215
USA 159
Kanada 33
Ekuador 10
Meksika 5
Brazili 3
Argjentina 1
Republika Domenikane 1
Kili 3
Oqeania 55
Australia 52
Zelanda e re 3
Afrika 20
Algjeria 12
Egjypt 2
Nigeria 1
Tunizia 1
Maroku 1
Senegali 3
Total 91052

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 05. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:

 

  • Europë: 4005 raste të konfirmuara- 113 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 50 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 mars 2020)
Europa 4005
Italia 3089
Franca 285
Gjermani 262
Spanja 200
Anglia 85
Zvicra 57
Norvegjia 56
Hollanda 38
Suedia 35
Austria 29
Islanda 26
Belgjika 23
San Marino 15
Kroacia 9
Danimarka 10
Greqia 10
Finlanda 7
Çekia 8
Bjellorusia 6
Portugalia 5
Rumania 4
Rusia 4
Gjeorgjia 3
Azerbaxhan 3
Irlanda 6
Estonia 2
Hungaria 2
Monako 1
Lituania 1
Andora 1
Armenia 1
Maqedonia e Veriut 1
Luksemburg 1
Letoni 1
Ukraina 1
Polonia 1
Litenshtein 1
Sllovenia 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 5 Mars 2020

 

 

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 04.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 2706 raste te konfirmuara
  • 107 vdekje
  • 276 pacientë të shëruar
  • 295 në terapi intensive
  • 1065 në izolim në shtëpi

 

            Shpërndarja sipas rajoneve:

 

  1. Lombardia- 1820 raste
  2. Emilia- Romanja 544 raste
  3. Veneto- 360 raste
  4. Piemonte- 82 raste
  5. Marche – 84 raste
  6. Campania- 31 raste
  7. Liguria – 26 raste
  8. Toskana- 38 raste
  9. Lazio- 30 raste
  10. Fruli- 18 raste
  11. Umbria – 9 raste
  12. Siçili- 18 raste
  13. Abruzzo- 7 raste
  14. Pulia- 9 raste
  15. Trento- 5 raste
  16. Molise- 3 raste
  17. Kalabri – 1 rast
  18. Bolzano – 1 rast
  19. Basilicata- 1 rast
  20. Sardenja – 2 rast

 

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

 

 

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.