17 Shkurt 2020, Informacion i përditësuar/ Situata e Gripit
Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se në javën e 06 të këtij viti paraqitet rënie e rasteve me infeksione respiratore.
Nga të dhënat e raportimit sipas survejancës së infeksioneve akute res-piratore të sipërme dhe të poshtme të sistemit ALERT, survejancës sentinel të sëmundjeve të ngjashme me Gripin (ILI) në rrethin e Tiranës, dhe survejancës së infeksioneve respiratore akute të rënda (SRRA) në spitalet kryesore në të gjithë vendin si dhe raportimit rutinë, vërejmë se prirja e infeksioneve respira-tore paraqet rënie në javën 06/2020.
Sipas Buletinit Javor në javën e 06 të vitit 2020 vërehet një prirje në rënie e numrit të infeksioneve Respiratore të Sipërme dhe të Poshtëme dhe ky numër është 7% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prej javës 43 (21-27 Tetor 2019) deri në javën 06 (3 – 9 Shkurt 2020) janë grumbulluar 744 mostra nazofaringeale nga qendrat e survejancës ILI dhe SRRA apo STRRA. Perpara pranimit në laborator kryhet rregullisht monitorimi i cilësisë së mostrës sipas protokolleve stan-darte. Të gjitha mostrat e ardhura janë testuar me metodën molekulare të Real-Time RT PCR.
Janë në qarkullim 3 viruse gripi (A/H1, A/H3 dhe B).
Nga testimi i tyre në 246 (33.1%) mostra janë identifikuar viruset e gripit, nga të cilat: 149 (20%) virusi i tipit A dhe 97 (13%) virusi i tipit B.
Nga 149 viruset e tipit A 59 (39.6%) janë të nëntipit A/H1pdm09 dhe 79 (53%) të nëntipit A/H3 ndersa 11 (7.4%) janë në procesin e nëntipizimit.
Është situatë e pritshme për sezonin, sikundër po ndodh në kontinentin Europian.
MSHMS dhe ISHP fton të gjithë qytetarët të kujdesen për higjenën vetjake dhe të informohen për kujdes ndaj gripit dhe të ftohtit në faqet zyrtare të këtyre institucioneve, ku që prej fillimit të sezonit të gripit ka nisur sensibilizimin me këshilla dhe orjentim për periudhën e sezonit të gripit.