Masat e marra për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri

 

Masat të ndërmarra:

  • Mbledhja e grupit koordinues të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit në ISHP dhe takime e njoftime me shërbimet shëndetësore në Aeroportin e Rinasit.
  • Informimi i popullatës mbi situatën e përhapjes së koronavirusin, masat e përgjithshme për parandalimin e tij, këshilla për udhëtarët etj – në media, në web dhe rrjetet sociale të ISHP, MSHMS.
  • Identifikimi i nevojave dhe mangësive sipas check list së OBSH-së, respektivisht në QSUT, Klinika e Sëmundjeve Infektive, Spitali “Sh.Ndroqi” Polivalente.
  • Vlerësimi paraprak i pajisjeve të nevojshme spitalore, identifikimi i mjeteve të mbrojtjes personale që gjenden në ISHP dhe në aeroportin “Nënë Tereza”, vlerësimi i nevojave për kite, materiale konsumi, etj.
  • Përcaktimi i laboratoreve që do të asistojnë në diagnozë derisa të ngrihen kapacitetet në vend.
  • Kontakte të përditshme me policinë për të marrë informacion mbi udhëtimet në Kinë; organizuar nga shërbimi i inspektoratit në aeroportin e Rinasit dhe në portin e Durrësit.
  • Përforcimi dhe rishikimi i masave higjieno-sanitare në aeroport; takim me stafin përkatës dhe përcaktimi i masave.
  • Përgatitje e protokollit të kapjes së hershme të rastit dhe vlerësimit të tij.
  • Rifreskimi i protokollit për lajmërimin dhe menaxhimin e rasteve në avion/anije, ; më tej në aeroport/port dhe transport.
  • Përgatitja e materialeve informative për pikat kufitare (aeroport, port, etj).
  • Hartimi i Udhëzuesit për kontrollin e infeksionit në spitale, aeroport dhe porte