9 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (09.06.2020) janë testuar 16716  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1299 raste të konfirmuara
  • 34 pacientë kanë ndëruar jetë  
  • 960 pacientë të shëruar
  • 305 numr i rateve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 09.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 14 0
Dibër 10 1 0
Durrës 266 226 6
Elbasan 21 20 0
Fieri 60 52 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 39 36 1
Lezhë 53 52 0
Shkodër 145 114 2
Tiranë 667 423 21
Vlorë 5 4 1
Total 1299 960 34

 

Situata e 24 orëve të fundit e  COVID 19 në Shqipër

 

Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës.

Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.

Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.

Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.

Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.

Të gjitha këto tregojnë që COVID19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.

Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund.

Gjithsesi kemi akoma lajme të mira, ku 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.

Prandaj të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë që ta ulim këtë numër rastesh ashtu siç e kishim në një shifror. Kjo kërkon përgjegjshmërinë e të gjithëve, kërkon përgjegjshmërinë tonë por edhe të qytetarëve të cilët duhet të na ndihmojnë me sjelljen e tyre. 

 

Rrisim kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19

Strukturat e re spitalore në autostradë ka përfunduar rikonstruksionin, me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.

Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.
Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Testimi serologjik edhe në popullatë

Deri tani janë kryer 2244 testime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton 7% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra  7% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.

Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. 

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 7 069 278 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 405 587
  • Azi:          1 375 372 raste të konfimuara

35 407 vdekje

  • Afrikë 196 570 raste të konfirmuara

5 346 vdekje

  • Amerikë: 3 403 398 raste të konfirmuara

 185 311 vdekje

  • Oqeania : 8 733 raste të konfirmuara

  131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 375 372
India 266598
Iran 173832
Turqia 171121
Pakistan 108317
Arabia Saudite 105283
Kina 84194
Katar 70158
Bangladesh 68504
Emiratet e Bashkuara 39376
Singapore 38296
Kuvait 32510
Indonesia 32033
Filipine 22474
Afghanistan 20917
Izrael       18089
Oman 17486
Japonia 17210
Bahrain 15417
Irak 13481
Kazakhstan 13074
Korea e jugut               11852
Malajsia 8329
Taxhikistan 4609
Uzbekistan 4448
Nepal 3762
Thailand 3119
Kyrgyzstan 2055
Maldives 1916
Sri_Lanka 1857
Liban 1350
Jordania 831
Palestine 652
Jemen 496
Taivan 443
Vietnam                     332
Mianmar 244
Mongolia            194
Siria 144
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 126
Bhutan 59
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 403 398
USA 1961185
Brazil 691758
Peru 199696
Chile 138846
Mexico 120102
Canada 96233
Ekuador 43378
Kolumbia 40719
Argentina 23607
Republika Domenikane 20126
Panama 16854
Bolivia 13949
Guatemala 7502
Honduras 6450
Puerto_Rico 5046
Haiti 3538
El_Salvador 3104
Venezuela 2473
Kuba 2200
Kosta_Rika 1342
Nikaragua 1309
Paraguai 1145
Uruguai 845
Xhamaika 599
Ishujt Kajman 171
Guyana 154
Bermuda 141
Suriname 130
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 103
Aruba 101
Barbados 92
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 71
Saint_Vincent_&_Grenadines 27
Antigua_and_Barbuda 26
Grenada 23
Curaçao 21
Belize 19
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 733
Australia 7265
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 180
Kaledonia e re 20
Fixhi 18
Ishujt Mariana 28
Papa new Guinea 8
Afrika 196 570
Afrika e jugut 50879
Egjypt 35444
Nigeria 12801
Algeria 10265
Gana 9910
Kameron 8312
Maroku 8302
Sudan 6242
Senegal 4427
Xhibuti 4278
Guinea 4216
Republika e Kongos 4105
Cote_dIvoire 3881
Gabon                3247
Kenia 2862
Somalia 2368
Etiopia 2156
Republika e Afrikes qendrore 1850
Sudani jugor 1604
Mali 1547
Guinea_Bissau 1389
Guinea Ekuadoriale 1306
Zambia 1200
Madagaskar 1094
Tunizia 1087
Sierra_Leone 1001
Niger 973
Mauritania 947
Burkina_Faso 890
Chad 839
Kongo 683
Uganda 646
Cape_Verde 567
Sao_Tome_and_Principe 514
Republika e Tanzanise 509
Togo 497
Ruanda 451
Malawi 443
Mozambique 433
Liberia 370
Eswatini 340
Mauritius 337
Benin 305
Zimbabwe 287
Libia 270
Komorros 141
Angola 92
Burundi 83
Botswana 42
Eritrea                41
Namibia 31
Gambia 28
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 4 984 769

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 09. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 084 509 raste të konfirmuara
    • 179 385 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 qershor 2020)
Europa 2 084 509
Russia 476658
United_Kingdom 287399
Spanja 241717
Itali 235278
Gjermani 184543
France 154188
Belgjika 59348
Bjellorusia 49453
Hollanda 47739
Suedia 45133
Portugalia 34885
Zvicra 30889
Ukraine 27462
Polonia 27160
Irlanda 25207
Rumania 20604
Austria 16889
Armenia 13325
Danimarka 11962
Serbia 11896
Moldavia       9807
Çekia 9697
Norvegjia 8547
Azerbaijan 7876
Finland 7001
Luxembourg 4040
Hungaria                 4014
Macedonia e veriut 3155
Greqia 3049
Bullgaria 2810
Bosnia_dhe_Herzegovina 2703
Kroacia 2247
Estonia 1940
Islanda 1807
Lithuania 1720
Sllovakia                              1530
Sllovenia                  1485
Shqiperia 1299
Kosova 1263
Letonia 1088
Qipro 970
Andorra 852
Gjeorgjia 812
San_Marino 687
Malta 630
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 312
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 9 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 09.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 32 872 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 043 vdekje
  • 168 646 pacientë të shëruar
  •     263  pacientë në terapi intensive
  • 28 028   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.