9 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (09.04.2020) janë testuar 3223 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 409 raste të konfirmuara
  • 23 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 165 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 09.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 196 13
Fieri 32 1
Durrësi 38 3
Korça 17  
Vlora 5 1
Elbasani 15  
Lushnja 5 1
Kavaja 8 2
Shkodër 45 1
Lezhë 14  
Kruja 5  
Puka 4  
Tropojë 4  
Has 12 1
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
TOTAL 400 23

 Në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Ditën e sotme ka ndërruar jetë një pacientë (V.S 72 vjeç) nga Tirana në Shërbimin Infektiv. Në total betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste. Megjithëse kurba paraqitet në rënie, në terren vazhdon puna intensive për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive.

 

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Në vijim të masave të marra për të moshuarit të cilët rrezikojnë më tëpër nga infektimi I COVID-19 atyre u janë dërguar medikamentet në shtëpitë e tyre. Më shumë se 1 mijë të moshuar kanë marrë barnat ne rimbursim në banesë gjatë ditës së sotme, pa patur nevojë të shkojnë në farmaci. Në total 33.520 të sëmurë kronikë i kanë përfituar barnat me rimbursim gjatë muajit të fundit.

 

Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë vendosur në funksion 5 respiratorët e rinj. Në total do të vijnë 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe blerjen e 50 respiratorëve të tjerë, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të shtimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Vazhdon puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

 

  • Në nivel global, janë raportuar në total 476. 819 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 87 816
  • Azi: 250 522 raste të konfimuara- 9482 vdekje
  • Afrikë : 11 447 raste të konfirmuara- 573 vdekje
  • Amerikë: 497 200 raste të konfirmuara- 17 082 vdekje
  • Oqeania : 7266 raste të konfirmuara-  57 vdekje
  • Të tjera: 696 raste të konfirmuara-  7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 250 522
Kina 82870
Iran 64586
Turqia 38226
Korea e jugut 10423
Israel 9404
India 5734
Pakistan 4322
Japonia 4257
Malajsia 4119
Filipine 3870
Indonesia 2956
Arabia Saudite 2932
Emiratet e Bashkuara 2659
Thailand 2423
Katar 2210
Singapore 1623
Irak 1202
Kuvait 855
Bahrain 823
Kazakhstan 759
Liban 575
Uzbekistan 555
Afghanistan 423
Oman 419
Taivan 379
Jordania 358
Kyrgyzstan 280
Palestine 263
Vietnam 251
Bangladesh 218
Sri_Lanka 189
Brunei_Darussalam 135
Kamboxha 118
Mianmar 22
Maldives 19
Syria 19
Mongolia 16
Laos 15
Nepal 9
Bhutan 5
Timor_Leste 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 497 200
USA 432132
Canada 19274
Brazil 15927
Chile 5546
Ecuador 4450
Peru 4342
Mexico 3181
Panama 2528
Republika Domenikane 2111
Kolumbia 2054
Argentina 1795
Puerto_Rico 620
Kosta_Rica 502
Kuba 457
Uruguai 456
Honduras 343
Bolivia 264
Venezuela 167
Paraguay 124
Trinidad_and_Tobago 107
El_Salvador 103
Guatemala 87
Aruba 77
Barbados 63
Jamaica 63
Ishujt Kajman 45
Ishujt Virgin 45
Bahamas 40
Sint_Maarten 40
Bermuda 39
Guyana 37
Haiti 27
Antigua_and_Barbuda 15
Dominica 15
Curaçao 14
Saint_Lucia 14
Grenada 12
Greenland 11
Saint_Kitts_and_Nevis 11
Suriname 10
Montserrat 9
Belize 8
Saint_Vincent_&_Grenadines 8
Ishujt Turks_and_Caicos 8
Nicaragua 6
Ishujt Malvinas 5
Anguilla 3
British_Virgin_Islands 3
Bonaire 2
Oqeania 7 266
Australia 6052
Zelanda e re 992
Polinezia Franceze 51
Guam 125
Kaledonia e re 18
Fixhi 15
Ishujt Mariana 11
Papa new Guinea 2
Afrika 11 447
Afrika e jugut 1845
Algeria 1572
Egjypt 1560
Maroku 1275
Kameron 730
Tunizia 623
Burkina_Faso 414
Cote_dIvoire 384
Niger 342
Gana 313
Nigeria 276
Mauritius 273
Senegal 244
Republika e Kongos 183
Kenia 179
Guinea 164
Xhibouti 135
Ruanda 110
Madagaskar 93
Togo 70
Kongo 60
Mali 59
Etiopia 55
Uganda 53
Zambia 39
Eritrea 33
Gabon 33
Guinea_Bissau 33
Liberia 31
Benin 26
Republika e Tanzanise 25
Libia 21
Angola 19
Guinea Ekuadoriale 18
Mozambique 17
Namibia 16
Sudan 14
Eswatini 12
Seychelles 11
Zimbabwe 11
Republika e Afrikes qendrore 10
Chad 10
Malawi 8
Somalia 8
Botswana 7
Cape_Verde 7
Sierra_Leone 7
Mauritania 6
Gambia 4
Sao Tome dhe Principe 4
Burundi 3
Sudani jugor 2
Total 767 131

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 09. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 709 688 raste të konfirmuara
    • 60 615 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (9 prill 2020)
Europa 709 688
Spanja 146690
Itali 139422
Gjermani 108202
France 82048
United_Kingdom 60733
Belgjika 23403
Zvicra 22710
Hollanda 20549
Portugalia 13141
Austria 12969
Russia 8672
Suedia 8419
Irlanda 6224
Norvegjia 6010
Denimarka 5402
Çekia 5312
Polania 5205
Rumania 4761
Luxembourg 3034
Serbia 2666
Finland 2487
Greqia 1884
Ukraine 1668
Iseland 1616
Kroacia 1343
Estonia 1185
Moldavia 1174
Sllovenia 1091
Bjellorusia 1066
Hungaria 980
Lithuania 912
Armenia 881
Azerbaijan 822
Bosnia_and_Herzegovina 816
Sllovakia 682
Macedonia e veriut 617
Bullgaria 593
Letonia 577
Andorra 564
Qipro 526
Shqiperia 400
San_Marino 308
Malta 299
Mali I zi 249
Gjeorgjia 211
Faroe_Islands 184
Kosova 184
Guernsey 181
Jersey 170
Isle_of_Man 158
Gjibraltar 120
Monako 81
Liechtenstein 79
Vatikani 8

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 9 prill 2020.

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 09.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 95877 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 18279 vdekje
  • 28470 pacientë të shëruar
  • 3605 pacientë në terapi intensive
  • 64873  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 29074
Emilia Romanja 13258
Veneto 10449
Piemonte 11336
Marche 3401
Toskana 5703
Liguria 3253
Lazio 3532
Campania 2873
Trento 1978
Puglia 2301
Siçili 1942
Fruli 1390
Abruzzo 1566
Bolzano 1315
Umbria 792
Valle d’Aosta 609
Sardenja 876
Kalabria 765
Bazilikata 275
Molise 189

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.