9 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (09.07.2020) janë testuar 31,093 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 3188 raste të konfirmuara
- 83 pacientë kanë ndëruar jetë
- 1832 pacientë të shëruar
- 1273 numr i rateve aktive
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 09.07.2020
Qarqet | Raste aktive sipas qarqeve | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 509 | 866 | 46 |
Shkodër | 173 | 250 | 12 |
Durrësi | 215 | 356 | 13 |
Fieri | 41 | 95 | 5 |
Korça | 32 | 38 | 0 |
Elbasani | 33 | 31 | 2 |
Kukës | 32 | 55 | 10 |
Lezhë | 64 | 78 | 1 |
Vlora | 116 | 31 | 2 |
Gjirokastër | 17 | 6 | 0 |
Diber | 17 | 10 | 0 |
Berat | 24 | 16 | 1 |
TOTAL | 1273 | 1832 | 83 |
Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit
Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terarapi intensive.
Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Kontrolle për zbatimin e masave antiCOVID
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1626 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit në 24 orët e fundit.
Nga inspektimet janë marrë 3 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Durrës, Fier.
Task Forca anti-COVID në total ka kryer 104,564 kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur mbi 380 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Akti Normativ/ Masa të forta për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë për mbrojtjen nga COVID19
Nëpërmjet ndryshimeve në aktin normativ, do të vendosen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit, që i thyejne rregullat, duke ndikuar direkt në përhapjen e infeksionit SARS COV2. Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2.
Akti Normativ nr. 24, datë 27.05. 2020 percakton se: “Subjektet, që ushtrojnë veprimtari turistike në stacionet e plazhit dhe që nuk respektojnë rregullat dhe protokollet e sigurisë, të nxjerra nga organet kompetente, dënohen me gjobë 700 000 (shtatëqind mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë nga inspektoratet përgjegjëse”.
Forcohen kapacitet në Laboratorin e ISHP për testimin ndaj #COVID19
Në Institutin e Shëndetit Publik, pritet që së shpejti të instalohet një aparaturë e re testimi dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.
Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër. Synimi është për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik. Së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset dhe institucionet të zbatojnë rregullat:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.
Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 12 017 118 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 549 276
- Azi: 2 686 831 raste të konfimuara
64 749 vdekje
- Afrikë 523 546 raste të konfirmuara
12 235 vdekje
- Amerikë: 6 266 703 raste të konfirmuara
276 520 vdekje
- Oqeania : 10 531 raste të konfirmuara
135 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (9 korrik 2020) |
Kontinenti i Azisë | 2 686 831 |
India | 767296 |
Iran | 248379 |
Pakistan | 240848 |
Arabia Saudite | 220144 |
Turqia | 208938 |
Bangladesh | 172134 |
Katar | 101553 |
Kina | 84950 |
Indonesia | 68079 |
Irak | 67442 |
Emiratet e Bashkuara | 53045 |
Kazakhstan | 53021 |
Kuvait | 52007 |
Filipine | 50359 |
Oman | 50207 |
Singapore | 45298 |
Afghanistan | 33653 |
Izrael | 33557 |
Bahrain | 30931 |
Japonia | 20174 |
Nepal | 16423 |
Korea e jugut | 13293 |
Uzbekistan | 11259 |
Kyrgyzstan | 8847 |
Malajsia | 8677 |
Taxhikistan | 6364 |
Palestine | 5567 |
Thailand | 3202 |
Maldives | 2517 |
Sri_Lanka | 2094 |
Liban | 1946 |
Jemen | 1318 |
Jordania | 1169 |
Taivan | 449 |
Siria | 372 |
Vietnam | 369 |
Mianmar | 318 |
Mongolia | 227 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 141 |
Bhutan | 80 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 6 266 703 |
USA | 3055004 |
Brazil | 1713160 |
Peru | 312911 |
Chile | 303083 |
Mexico | 275003 |
Kolumbia | 128638 |
Canada | 106422 |
Argentina | 83413 |
Ekuador | 64221 |
Bolivia | 42984 |
Panama | 41251 |
Republika Domenikane | 39588 |
Honduras | 25978 |
Guatemala | 25411 |
Puerto_Rico | 8904 |
El_Salvador | 8566 |
Venezuela | 8010 |
Haiti | 6486 |
Kosta_Rika | 5836 |
Nikaragua | 2846 |
Paraguai | 2554 |
Kuba | 2399 |
Uruguai | 974 |
Xhamaika | 751 |
Suriname | 665 |
Guyana | 285 |
Ishujt Kajman | 201 |
Bermuda | 149 |
Ishujt Virgin | 144 |
Trinidad dhe Tobago | 133 |
Bahamas | 106 |
Aruba | 105 |
Barbados | 98 |
Sint_Maarten | 78 |
Antigua_and_Barbuda | 73 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 55 |
Belize | 30 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 29 |
Curaçao | 25 |
Grenada | 23 |
Saint_Lucia | 22 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 16 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 10 531 |
Australia | 8886 |
Zelanda e re | 1190 |
Polinezia Franceze | 62 |
Guam | 309 |
Kaledonia e re | 21 |
Fixhi | 21 |
Ishujt Mariana | 31 |
Papa new Guinea | 11 |
Afrika | 523 546 |
Afrika e jugut | 224665 |
Egjypt | 78304 |
Nigeria | 30249 |
Gana | 22822 |
Algeria | 17348 |
Kameron | 14916 |
Maroku | 14771 |
Cote_dIvoire | 11504 |
Sudan | 10084 |
Kenia | 8528 |
Republika e Kongos | 7737 |
Senegal | 7657 |
Etiopia | 6774 |
Gabon | 5871 |
Guinea | 5697 |
Mauritania | 5024 |
Xhibuti | 4889 |
Republika e Afrikes qendrore | 4109 |
Madagaskar | 3573 |
Guinea Ekuadoriale | 3071 |
Somalia | 3028 |
Mali | 2358 |
Sudani jugor | 2106 |
Malawi | 1929 |
Zambia | 1895 |
Kongo | 1821 |
Guinea_Bissau | 1790 |
Sierra_Leone | 1584 |
Cape _Verde | 1542 |
Benin | 1285 |
Tunizia | 1221 |
Ruanda | 1194 |
Libia | 1182 |
Eswatini | 1138 |
Niger | 1097 |
Mozambique | 1071 |
Burkina_Faso | 1005 |
Uganda | 977 |
Liberia | 926 |
Zimbabwe | 885 |
Chad | 873 |
Sao_Tome _and_Principe | 724 |
Togo | 695 |
Namibia | 593 |
Saharaja perendimore | 519 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Angola | 386 |
Mauritius | 342 |
Botswana | 314 |
Komorros | 313 |
Eritrea | 215 |
Burundi | 191 |
Lezoto | 91 |
Seychelles | 91 |
Gambia | 63 |
Total | 9 488 307 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 09. 07. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 528 811 raste të konfirmuara
- 195 630 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 9 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (9 korrik 2020) |
Europa | 2 528 811 |
Russia | 700792 |
United_Kingdom | 286979 |
Spanja | 252513 |
Itali | 242149 |
Gjermani | 197783 |
France | 169473 |
Suedia | 73858 |
Bjellorusia | 64224 |
Belgjika | 62210 |
Ukraine | 51224 |
Hollanda | 50691 |
Portugalia | 44859 |
Polonia | 36689 |
Zvicra | 32413 |
Rumania | 30175 |
Armenia | 29820 |
Irlanda | 25542 |
Azerbaijan | 21916 |
Austria | 18516 |
Moldavia | 18471 |
Serbia | 17076 |
Danimarka | 12900 |
Çekia | 12814 |
Norvegjia | 8947 |
Macedonia e veriut | 7401 |
Finland | 7265 |
Bullgaria | 6342 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 5869 |
Luxembourg | 4650 |
Hungaria | 4210 |
Kosova | 3886 |
Greqia | 3622 |
Kroacia | 3325 |
Shqiperia | 3188 |
Estonia | 2003 |
Islanda | 1880 |
Lithuania | 1854 |
Sllovakia | 1798 |
Sllovenia | 1763 |
Letonia | 1141 |
Qipro | 1008 |
Gjeorgjia | 968 |
Mali I zi | 960 |
Andorra | 855 |
San_ Marino | 713 |
Malta | 673 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 325 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 188 |
Gjibraltar | 179 |
Monako | 108 |
Liechtenstein | 85 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 9 korrik 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 09. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 13 459 rastet aktualisht të konfirmuara
- 34 926 vdekje
- 193 978 pacientë të shëruar
- 69 pacientë në terapi intensive
- 12 519 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.