8 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (08.04.2020) janë testuar 2989  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 400 raste të konfirmuara
  • 22 pacientë kanë ndëruar jetë  
  • 154 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 08.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 190 12
Fieri 32 1
Durrësi 38 3
Korça 17  
Vlora 5 1
Elbasani 12  
Lushnja 5 1
Kavaja 8 2
Shkodër 45 1
Lezhë 14  
Kruja 5  
Puka 4  
Tropojë 4  
Has 12 1
Rrogozhina 4  
Berat 2  
Mirdita 3  
TOTAL 400 22

Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154. 27 është numri i të shëruarve nga personeli Shëndetësor.

Në Shërbimin Infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast.

Masat e reja për parandalimin e COVID-19

 

Në vijim të masave të marra për të moshuarit të cilët rrezikojnë më tëpër nga infektimi I COVID-19 atyre u janë dërguar medikamentet në shtëpitë e tyre. Më shumë se 1 mijë të moshuar kanë marrë barnat ne rimbursim në banesë gjatë ditës së sotme, pa patur nevojë të shkojnë në farmaci. Në total 33.520 të sëmurë kronikë i kanë përfituar barnat me rimbursim gjatë muajit të fundit. 

 

Mjekët e familjes gjithashtu do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara. Luftës kundër COVID-19 do t’i bashkohen edhe 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin të cilët janë fokusuar jo vetëm përsa i përket konsultave online dhe trajtimeve të pacientëve me sëmundje kronike, por gjithashtu dhe asistencës që do t’i japin pacientëve me COVID19 të cilët kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe trajtohen në kushte shtëpie. Ky është një rol që mjeku i familjes ka filluar ta marrë dhe do ta ketë dhe në vijim. Në të gjithë vendin mjekët e familjes kanë kryer më shumë se 40 mijë konsulta online.

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

 

Në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë vendosur në funksion 5 respiratorët e rinj. Në total do të vijnë 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë në dërgesën tjetër, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të shtimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Vazhdon puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 1.391 890  raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 81 478.

  • Azi: 241 416 raste të konfimuara- 9202 vdekje
  • Afrikë : 10258 raste të konfirmuara- 516 vdekje
  • Amerikë: 456 515 raste të konfirmuara- 14 862 vdekje
  • Oqeania: 7136 raste të konfirmuara-  52 vdekje
  • Të tjera: 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 241 416
Afghanistan 367
Kina 82784
Iran 62589
Turqia 34109
Korea e jugut 10384
Israel 9248
India 5194
Pakistan 4072
Malaysia 3963
Japan 3906
Philippines 3764
Saudi_Arabia 2795
Indonesia 2738
Thailand 2369
Emiratet e Bashkuara 2359
Katar 2057
Singapore 1481
Irak 1031
Bahrain 811
Kuvait 743
Kazakhstan 704
Liban 548
Uzbekistan 504
Oman 419
Taivan 376
Jordan 349
Kyrgyzstan 270
Mauritius 268
Palestine 260
Vietnam 251
Sri_Lanka 185
Bangladesh 164
Brunei_Darussalam 135
Cambodia 117
Myanmar 22
Maldives 19
Syria 19
Mongolia 15
Laos 12
Nepal 9
Bhutan 5
Timor_Leste 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 456 515
USA 398809
Canada 17883
Brazil 13717
Chile 5116
Ecuador 3995
Peru 2954
Mexico 2785
Panama 2249
Republika Domenikane 1956
Kolumbia 1780
Argentina 1715
Puerto_Rico 573
Kosta_Rica 483
Uruguay 424
Cuba 396
Honduras 312
Bolivia 210
Venezuela 166
Paraguay 115
Trinidad_and_Tobago 107
Guatemala 80
El_Salvador 78
Aruba 74
Barbados 63
Jamaica 63
Ishujt Kajman 45
Ishujt Virgin 45
Sint_Maarten 40
Bermuda 39
Bahamas 36
Guyana 33
Haiti 25
Antigua_and_Barbuda 15
Dominica 15
Saint_Lucia 14
Curaçao 13
Grenada 12
Greenland 11
Saint_Kitts_and_Nevis 11
Suriname 10
Saint_Vincent_&_Grenadines 8
Ishujt Turks_and_Caicos 8
Belize 7
Montserrat 6
Nicaragua 6
Ishujt Malvinas 5
British_Virgin_Islands 3
Bonaire 2
Anguilla 3
Oqeania 7136
Australia 5956
Zelanda e re 969
Polinezia Franceze 47
Guam 121
Kaledonia e re 18
Fixhi 15
Ishujt Mariana 8
Papa new Guinea 2
Afrika 10258
Afrika e jugut 1749
Algeria 1468
Egjypt 1322
Maroku 1184
Kameron 685
Tunizia 596
Burkina_Faso 384
Cote_dIvoire 349
Gana 287
Niger 278
Nigeria 254
Senegal 237
Republika e Kongos 180
Kenia 172
Guinea 144
Xhibouti 121
Ruanda 105
Madagaskar 85
Togo 65
Mali 56
Etiopia 52
Uganda 52
Kongo 45
Zambia 39
Guinea_Bissau 33
Eritrea 31
Gabon 30
Benin 26
Republika e Tanzanise 24
Libia 19
Angola 17
Guinea Ekuadoriale 16
Namibia 16
Liberia 14
Sudan 14
Seychelles 11
Eswatini 10
Mozambique 10
Zimbabwe 10
Republika e Afrikes qendrore 9
Chad 9
Malawi 8
Somalia 8
Botswana 7
Cape_Verde 7
Mauritania 6
Sierra_Leone 6
Gambia 4
Burundi 3
Sudani jugor 1
Total 716 021

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 08. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 675 869 raste të konfirmuara
    • 56 839 vdekje
    •  

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 prill 2020)
Europa 675 869
Spanja 140510
Itali 135586
Gjermani 103228
France 78167
United_Kingdom 55242
Belgjika 22194
Zvicra 22164
Hollanda 19580
Austria 12640
Portugalia 12442
Suedia 7693
Russia 7497
Norvegjia 5863
Irlanda 5709
Denimarka 5071
Çekia 5017
Polania 4848
Rumania 4417
Luxembourg 2970
Serbia 2447
Finland 2308
Greqia 1832
Iseland 1586
Ukraine 1462
Kroactia 1282
Estonia 1149
Moldavia 1056
Sllovenia 1055
Hungaria 895
Lithuania 880
Bjellorusia 861
Armenia 853
Bosnia_and_Herzegovina 781
Azerbaijan 717
Macedonia e veriut 599
Sllovakia 581
Bullgaria 577
Letonia 548
Andorra 545
Qipro 494
Shqiperia 383
Malta 293
San_Marino 279
Mali I zi 241
Gjeorgjia 196
Faroe_Islands 184
Kosova 184
Jersey 170
Guernsey 166
Isle_of_Man 150
Gjibraltar 113
Monako 79
Liechtenstein 78
Vatikani 7

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 8 prill 2020.

           

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 08.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 95262 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 17669 vdekje
  • 24491 pacientë të shëruar
  • 3693 pacientë në terapi intensive
  • 63084 qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 28545
Emilia Romanja 13110
Veneto 10171
Piemonte 10989
Marche 3562
Toskana 5557
Liguria 3245
Lazio 3448
Campania 2859
Trento 1940
Puglia 2238
Siçili 1893
Fruli 1415
Abruzzo 1534
Bolzano 1281
Umbria 823
Valle d’Aosta 606
Sardenja 840
Kalabria 755
Bazilikata 270
Molise 181

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.