Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_19

Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 deri tani. Në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total janë testuar 59 raste te dyshuara të cilat kanë rezultuar negative për COVID -19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i çertifikuar në vend nga OBSH. Nga ISHP është zgjeruar edhe përkufizimin i rastit dhe po testohen jo vetëm raste që kanë shenja respiratore dhe histori udhëtimi në vendet me shpërthim komunitar, por edhe raste të cilat kanë shenja të sëmundjes së rëndë respiratore akute që kërkojnë hospitalizim, kjo për rritur gamën e testimit.

Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.
Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 20,339 udhëtarë; në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare, ajore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1391 thirrje, nga të cilat 29 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 105 828 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3584 vdekje.
  • Azi: 94 959 raste të konfimuara- 3310 vdekje
  • Afrikë 44 raste të konfirmuara
  • Amerikë: 541 raste të konfirmuara- 18 vdekje
  • Oqeania : 79 raste të konfirmuara-  3 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 94 959
Kina 80814
Republika e Koresë 7134
Iran 5823
Japoni 455
Singapor 138
Kuvajt 61
Bahrain 63
Tajland 50
Taivan 45
Malajzi 83
Emiratet e Bashkuara Arabe 45
Irak 54
Vietnam 21
Liban 22
Izrael 25
Katar 12
Oman 16
Indi 34
Palestina 19
Pakistani 6
Filipine 6
Indonezia 4
Kamboxhia 2
Afganistan 4
Nepal 1
Maldive 2
Jordania 1
Sri Lanka 1
Arabia Saudite 7
Bhutan 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 541
USA 433
Kanada 57
Ekuador 13
Meksika 5
Brazili 13
Argjentina 9
Republika Domenikane 2
Kili 5
Kosta Rika 1
Paraguaji 1
Peru 1
Kolumbia 1
Oqeania 79
Australia 74
Zelanda e re 5
Afrika 44
Algjeria 17
Egjypt 15
Nigeria 1
Tunizia 1
Maroku 2
Senegali 4
Kameruni 1
Afrika e jugut 2
Togo 1
Total 96 328

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 08. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

 

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 9500 raste të konfirmuara- 253 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 59 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 mars 2020)
Europa 9500
Italia 5883
Franca 716
Gjermani 847
Spanja 430
Zvicra 264
Anglia 206
Hollanda 188
Norvegjia 147
Belgjika 169
Suedia 161
Austria 104
Islanda 53
Greqia 66
Kroacia 12
Danimarka 31
San Marino 26
Finlanda 19
Çekia 26
Bjellorusia 6
Portugalia 21
Rumania 13
Rusia 10
Gjeorgjia 12
Azerbaxhan 9
Irlanda 19
Estonia 10
Hungaria 7
Monako 1
Lituania 1
Andora 1
Bosnje –Hercegovina 2
Armenia 1
Maqedonia e Veriut 3
Luksemburg 3
Letoni 2
Ukraina 1
Polonia 6
Litenshtein 1
Sllovenia 12
Sllovakia 3
Malta 3
Bullgaria 2
Serbia 1
Moldavia 1

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 8 Mars 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 07.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

  • 5061 raste te konfirmuara
  • 233 vdekje
  • 589 pacientë të shëruar
  • 567 në terapi intensive
  • 1843 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve:

  1. Lombardia – 3420 raste
  2. Emilia Romanja – 1010 raste
  3. Veneto- 543 raste
  4. Marche- 207 raste
  5. Piemonte – 207 raste
  6. Toskana- 113 raste
  7. Lazio- 76 raste
  8. Campania- 61 raste
  9. Liguria- 51 raste
  10. Fruli- 42 raste
  11. Siçili – 35 raste
  12. Pulia- 26 raste
  13. Umbria – 24 raste
  14. Molise- 14 raste
  15. Trento- 14 raste
  16. Abruzzo- 11 raste
  17. Bolzano – 9 rast
  18. Valle d’Aosta- 8 raste
  19. SSardenja- 5 rast
  20. Kalabri- 4 rast
  21. Basilicata- 3 rast

 

Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë

 

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

 

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.