8 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (08.05.2020) janë testuar 10044  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 850 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndëruar jetë  
  • 620 pacientë të shëruar
  • 199 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 08.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 2 0
Dibër 1 1 0
Durrës 171 102 6
Elbasan 20 17 0
Fieri 49 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 35 1
Lezhë 52 45 0
Shkodër 120 101 2
Tiranë 372 253 18
Vlorë 5 4 1
Total 850 620 31

 

Në 24 orët të fundit janë testuar 238 qytetarë të dyshuar si të prekur me COVID-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 8 qytetarë, të shpërndarë, në Tiranë 3 raste, Krujë 2 raste, Shkodër 1 rast, Fier 1 rast dhe Kamëz 1 rast.  Gjithashtu janë kryer 18 testime në personel mjekësor dhe pacientë tek shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT dhe të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativë për COVID19.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë kryer mbi 10 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 850 qytetarë. 620 qytetarë tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 199 persona aktivë me COVID19.

 Në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 30 pacientë dhe vetëm 5 prej tyre janë në terapi intensive.

 

 

Hapja e zonave të gjelbërta

Nga dita e hënë data 11 Maj, shtohen si zonat të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukes, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë.
Zonat e gjelbërta te tjera që kanë masa lehtësuese janë edhe: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje deri në orën 21:00.

Pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Edhe kjo fundjavë si fundjava e shkuar do të ketë të njëjtat rregulla, pra do të lejohen të moshuarit sipas orarit të përcaktuar si dhe familjet dhe fëmijet deri në 14 vjeç.

 

Gjatë ditës së shtunë do të ushtrojnë aktivitetin markete dhe farmacitë deri në orën 17:30 ndërsa të dielën do të jetë të mbyllura.

 

Nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare.

 

Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

 

Në vijim të Planit të Rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mesimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

 

Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30 me protokolle rigoroze të sigurisë.

 

Nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë.

 

Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.

 

Gjithashtu nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambjente të hapura.

 

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

 

 

Theksojmë se është shumë i rëndësishëm zbatimi protokolleve të sogurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjenës në këto aktivitete, ku ashtu siç po realizohet në vijimësi, task forca do të vijojë kontrollin për zbatimi e protokolleve të sigurisë.

 

 

Aktivitetet që përbëjnë ende risk të lartë dhe do vijojnë të jenë të ndaluara

 

 

Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.

 

Po kështu do të vijojë të mbetet në fuqi ndalimi i grumbullimeve me shumë se pesë personave në ambientet publike si dhe do të mbetet i mbyllur dhe transporti publik.

 

Masat për parandalimin e COVID-19 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 440 individë prej të cilëve 323 janë personel mjekësor dhe 117 janë pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11. 2%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që është shtuar është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Nga data 27 Prill, ka filluar zbatimi i strategjisë së ri-hapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, bazuar në tregues të matshëm.
Lehtësimi i masave do të vijojë nëse do të kemi këtë situatë të qëndrueshme ku përllogaritet mesatarja e rasteve të reja, të shtruarit në spitale dhe pacientët në terapi intensive.
Të nderuar qytetarë, pavarësisht situatës inkurajuese, funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave do të varet nga ju.

Nese ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, ne do të vazhdojmë me lehtësimin gradual të masave sipas strategjisë së miratuar.

Nëse keni shenja të sëmundjes Covid-19, ju lutem telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  3 807 852 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 269 068

  • Azi: 613 471 raste të konfimuara- 21 100 vdekje
  • Afrikë : 54 130 raste të konfirmuara- 2 078 vdekje
  • Amerikë: 1 644 817 raste të konfirmuara-  97 602 vdekje
  • Oqeania : 8 307 raste të konfirmuara- 125 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 613 471
Turqia 133721
Iran 103135
Kina 83976
India 56342
Arabia Saudite 33731
Pakistan 25837
Singapore 20939
Katar 18890
Izrael 16381
Emiratet e Bashkuara 16240
Japonia 15547
Indonesia 12776
Bangladesh 12425
Korea e jugut 10822
Filipine 10343
Kuvait 6567
Malajsia 6467
Kazakhstan 4690
Bahrain 4199
Afghanistan 3563
Thailand                       2992
Oman 2958
Irak 2543
Uzbekistan 2298
Kyrgyzstan 906
Sri_Lanka 824
Liban 784
Maldives 642
Palestine 547
Jordania 494
Taxhikistan 461
Taivan 440
Vietnam 288
Mianmar 176
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 122
Nepal 101
Siria 45
Mongolia 42
Jemen 26
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 644 817
USA 1256972
Brazil 135106
Canada 64922
Peru 58526
Ekuador 30298
Mexico 29616
Chile 24581
Kolumbia 9456
Republika Domenikane 9095
Panama 7868
Argentina 5358
Bolivia 2081
Puerto_Rico 2031
Kuba 1729
Honduras 1685
Guatemala 832
Kosta_Rika 765
El_Salvador 695
Uruguai 684
Jamaika 488
Paraguai 462
Venezuela 381
Haiti 129
Bermuda 118
Trinidad dhe Tobago 116
Aruba 101
Guyana 93
Bahamas 92
Barbados 82
Ishujt Kajman 78
Sint_Maarten 76
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Nikaragua 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 307
Australia 6896
Zelanda e re 1141
Polinezia Franceze 60
Guam 151
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 15
Papa new Guinea 8
Afrika 54 130
Afrika e jugut 8232
Egjypt 7981
Maroku 5548
Algeria 5182
Nigeria 3526
Gana 3091
Kameron 2265
Guinea 1927
Cote_dIvoire 1571
Senegal 1492
Xhibuti 1133
Tunizia 1026
Sudan 930
Somalia 928
Republika e Kongos 897
Niger 781
Burkina_Faso 736
Mali 650
Kenia 607
Guinea_Bissau 564
Republika e Tanzanise 509
Gabon 504
Guinea Ekuadoriale 439
Mauritius 332
Kongo 274
Ruanda 271
Chad 253
Sierra_Leone 231
Cape_Verde 218
Madagaskar 193
Etiopia 191
Liberia 189
Sao_Tome_and_Principe 187
Eswatini 153
Zambia 153
Benin 140
Togo 135
Uganda 101
Republika e Afrikes qendrore 94
Sudani jugor 90
Mozambique 81
Libia 64
Malawi 43
Eritrea 39
Angola 36
Zimbabwe 34
Botswana 23
Burundi 19
Gambia 18
Namibia 16
Seychelles 11
Komorros 8
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 2 321 421

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 08. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 486 431 raste të konfirmuara
    • 148 156 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 maj 2020)
Europa 1 486 431
Spanja 221447
Itali 215858
United_Kingdom 206715
Russia 177160
Gjermani 167300
France 137779
Belgjika 51420
Hollanda 41774
Zvicra 30043
Portugalia 26715
Suedia 24623
Irlanda 22385
Bjellorusia 20168
Austria 15673
Polonia 15047
Rumania 14499
Ukraine 13691
Danimarka 10083
Serbia 9848
Çekia 8031
Norvegjia 7995
Finland 5673
Moldavia 4605
Luxembourg 3859
Hungaria 3178
Armenia 2884
Greqia 2678
Azerbaijan 2204
Kroacia 2125
Bosnia_dhe_Herzegovina 2027
Bullgaria 1829
Islanda 1801
Estonia 1720
Macedonia e veriut 1572
Sllovenia 1449
Sllovakia 1445
Lithuania                  1433
Letonia 909
Qipro 889
Kosova 861
Shqiperia 842
Andorra 752
San_Marino 622
Gjeorgjia 615
Malta 486
Isle_of_Man 329
Mali I zi 324
Jersey 293
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 144
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 8 maj 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 08.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 87 961 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 30 201 vdekje
  • 99 023 pacientë të shëruar
  • 1 168   pacientë në terapi intensive
  • 72 157  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 31983
Emilia Romanja 7730
Piemonte 14107
Veneto 6187
Toskana 4592
Liguria 3176
Marche 3238
Lazio 4328
Campania 2012
Trento 872
Puglia 2733
Fruli 911
Siçili 2127
Abruzzo 1713
Bolzano 502
Umbria 119
Sardenja 553
Kalabria 619
Valle d’Aosta 123
Bazilikata 152
Molise 184

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.