8 Korrik 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (08.07.2020) janë testuar 30 696 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 3106 raste të konfirmuara
  • 83 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 1791 pacientë të shëruar
  • 1232 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 08.07.2020

 

Qarqet Raste aktive sipas qarqeve Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 488 853 46
Shkodër 161 246 12
Durrësi 222 345 13
Fieri 42 94 5
Korça 31 37 0
Elbasani 28 31 2
Kukës 28 53 1
Lezhë 65 76 9
Vlora 120 27 2
Gjirokastër 15 3 0
Diber 12 10 0
Berat 20 16 1
TOTAL 1232 1791 83

 

Situata epidemiologjike e COVID-19 në 24 orët e fundit

Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19.
Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.
Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.
Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Kontrolle për zbatimin e masave antiCOVID

Task Forca anti-COVID ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren dhe ka kryer 102.938 inspektime. Gjithashtu gjatë epidemisë janë vendosur mbi 380 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1617 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga inspektimet janë marrë 6 masa administrative me gjobë; 4 masa administrative me gjobë në bar kafe, restorante. Dhe në dy subjekte janë pezulluar aktivitetet. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Berat, Diber, Elbasan, Tiranë, Korçë.

Forcohen kapacitet në Laboratorin e  ISHP për testimin ndaj #COVID19

Në Institutin e Shëndetit Publik, pritet që së shpejti të instalohet një aparaturë e re testimi dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike në vend.

Më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja për ta fuqizuar këtë laborator për të përballuar atë që mund të vijë nesër. Synimi është për forcimin e laboratorit të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Gjithashtu kemi dhe një plan më afatgjatë në raport me testimin edhe në raport me gjurminin dhe hetimin epidemiologjik. Së shpejti fillon punën dhe laboratori i dytë në QSUT për testimet molekulare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset dhe institucionet të zbatojnë rregullat:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska mbrojtëse në ambiente të mbyllura.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 11 801 805 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 543 902
  • Azi:           2 631 961 raste të konfimuara

63 746 vdekje

  • Afrikë 509 003 raste të konfirmuara

11 988 vdekje

  • Amerikë: 6 136 111 raste të konfirmuara

 272 930 vdekje

  • Oqeania : 10 389 raste të konfirmuara

  135 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

 

 

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 korrik 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 korrik 2020)
Kontinenti i Azisë 2 631 961
India 742417
Iran 245688
Pakistan 237489
Arabia Saudite 217108
Turqia 207897
Bangladesh 168645
Katar 100945
Kina 84917
Indonesia 66226
Irak 64701
Emiratet e Bashkuara 52600
Kuvait 51245
Kazakhstan 51059
Oman 48997
Filipine    47873
Singapore 45140
Afghanistan 33594
Izrael 32222
Bahrain 30321
Japonia 19981
Nepal               15964
Korea e jugut 13244
Uzbekistan 10838
Malajsia 8674
Kyrgyzstan 8486
Taxhikistan 6315
Palestine 5092
Thailand 3197
Maldives            2501
Sri_Lanka 2081
Liban 1907
Jemen 1297
Jordania 1169
Taivan 449
Siria                            372
Vietnam 369
Mianmar            316
Mongolia 220
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 141
Bhutan 80
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 6 136 111
USA 2996098
Brazil 1668589
Peru 309278
Chile 301019
Mexico 268008
Kolumbia 124494
Canada 106155
Argentina 80434
Ekuador 63245
Bolivia 41545
Panama 40291
Republika Domenikane 38430
Honduras 25428
Guatemala 24787
Puerto_Rico 8714
El_Salvador 8307
Venezuela 7693
Haiti 6432
Kosta_Rika 5486
Nikaragua 2846
Paraguai 2502
Kuba 2395
Uruguai 965
Xhamaika           745
Suriname 614
Guyana 285
Ishujt Kajman          201
Bermuda 148
Trinidad dhe Tobago 133
Ishujt Virgin 122
Aruba 105
Bahamas 104
Barbados 98
Sint_Maarten 78
Antigua_and_Barbuda 70
Ishujt Turks_and_Caicos 49
Belize 30
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Curaçao 25
Grenada 23
Saint_Lucia 22
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 16
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 10 389
Australia 8755
Zelanda e re 1187
Polinezia Franceze 62
Guam 303
Kaledonia e re 21
Fixhi 19
Ishujt Mariana 31
Papa new Guinea 11
Afrika 509 003
Afrika e jugut 215855
Egjypt 77279
Nigeria 29789
Gana 21968
Algeria 16879
Kameron            14916
Maroku 14329
Cote_dIvoire 10966
Sudan 9997
Kenia 8250
Republika e Kongos 7660
Senegal 7547
Etiopia 6666
Gabon                 5743
Guinea 5697
Mauritania 4879
Xhibuti 4878
Republika e Afrikes qendrore 4071
Madagaskar 3472
Guinea Ekuadoriale 3071
Somalia 3015
Mali 2348
Sudani jugor 2098
Zambia 1895
Malawi 1877
Guinea_Bissau 1790
Sierra_Leone 1572
Kongo 1557
Cape _Verde 1499
Tunizia 1205
Benin 1199
Libia 1182
Ruanda 1172
Niger 1094
Eswatini 1056
Mozambique 1040
Burkina_Faso 1003
Uganda 971
Liberia 917
Chad 873
Zimbabwe 787
Sao_Tome _and_Principe 724
Togo 689
Namibia 539
Saharaja perendimore 519
Republika e Tanzanise 509
Angola                353
Mauritius 342
Botswana 314
Komorros           313
Eritrea 215
Burundi 191
Lezoto 91
Seychelles 81
Gambia 61
Total 9 288 160

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 08. 07. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 513 645 raste të konfirmuara
    • 195 096 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 8 korrik 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (8 korrik 2020)
Europa 2 513 645
Russia 694230
United_Kingdom 286349
Spanja 252130
Itali 241956
Gjermani 197341
France 168810
Suedia 73344
Bjellorusia 64003
Belgjika 62123
Hollanda 50639
Ukraine 50414
Portugalia 44416
Polonia 36412
Zvicra            32284
Rumania 29620
Armenia 29285
Irlanda 25538
Azerbaijan 21374
Austria 18415
Moldavia 18141
Serbia 16719
Danimarka      12888
Çekia 12685
Norvegjia 8936
Finland                                 7262
Macedonia e veriut 7240
Bullgaria 6102
Bosnia_dhe_Herzegovina 5621
Luxembourg                         4603
Hungaria 4210
Kosova 3703
Greqia 3589
Kroacia 3272
Shqiperia 3106
Estonia 1995
Islanda                                 1873
Lithuania                  1844
Sllovakia 1767
Sllovenia 1739
Letonia 1134
Qipro 1005
Gjeorgjia 963
Mali I zi 907
Andorra 855
San_ Marino 713
Malta 673
Isle_of_Man 336
Jersey 325
Guernsey 252
Faroe_Islands 188
Gjibraltar 179
Monako 108
Liechtenstein 85
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 8 korrik 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 08. 07. 2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 13 595 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 914 vdekje
  • 193 640 pacientë të shëruar
  •     71  pacientë në terapi intensive
  • 12 625   qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 8460
Emilia Romanja 1071
Piemonte 1140
Veneto 386
Toskana                     341
Liguria  287
Marche  184
Lazio  874
Campania  228
Trento  37
Puglia  78
Fruli  82
Siçili 127
Abruzzo 153
Bolzano  83
Umbria 7
Sardenja 10
Kalabria 28
Valle d’Aosta 5
Bazilikata 5
Molise 17

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.