7 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (07.06.2020) janë testuar 16255  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1246 raste të konfirmuara
  • 34 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 938 pacientë të shëruar
  • 274 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 07.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 12 0
Dibër 10 1 0
Durrës 265 224 6
Elbasan 21 20 0
Fieri 59 49 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 39 36 1
Lezhë 52 52 0
Shkodër 135 114 2
Tiranë 627 395 21
Vlorë 5 4 1
Total 1246 938 34

 

Situata e 24 orëve të fundit e  COVID 19 në Shqipëri

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 193 testime nga të cilat janë konfirmuar 14 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, 1 në Krujë, 1 në Durrës.

Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare të rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të COVID-19.

Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje të rasteve në Spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 938.

Në vendin tonë janë 274 persona aktivë me COVID-19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1246 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2035 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %.

 

Barna dhe kujdes shëndetësor gjatë epidemisë së COVID-19

Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të gjithë mjekët e familjes, infermierët, me organizimin e sistemit shëndetësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, sidomos të të sëmurëve kronike në këtë periudhë epidemie. Asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, falë punës së mjekëve të familjes dhe organizimit të sistemit shëndetësor, pavarësisht përballjes së vështirë me COVID19.

Më pak se 10% e të prekurve aktivë me COVID-19 po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Aktualisht janë mbi 240 qytetarët të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Rrisim kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19

Strukturat e re spitalore në autostradë ka përfunduar rikonstruksionin, me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.

Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.

Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Testimi serologjik edhe në popullatë

Deri tani janë kryer 2035 testime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton  9% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra  9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.

Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 6 835 723 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 398 636
  • Azi:          1 310 312 raste të konfimuara

34 116 vdekje

  • Afrikë 183 627 raste të konfirmuara

5 042 vdekje

  • Amerikë: 3 280 132 raste të konfirmuara

 180 803 vdekje

  • Oqeania : 8 721 raste të konfirmuara

  131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (7 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 310 312
India 246628
Iran 169425
Turqia 169218
Pakistan 98943
Arabia Saudite 98869
Kina 84186
Katar 67195
Bangladesh 63026
Emiratet e Bashkuara 38268
Singapore 37527
Kuvait 31131
Indonesia 30514
Filipine 21340
Afghanistan 19551
Izrael 17783
Japonia 17141
Oman 16016
Bahrain 14383
Kazakhstan 12694
Korea e jugut 11776
Irak                              11098
Malajsia 8303
Taxhikistan 4453
Uzbekistan 4181
Thailand 3112
Nepal 2912
Kyrgyzstan 2007
Maldives 1901
Sri_Lanka 1814
Liban 1320
Jordania 795
Palestine 643
Jemen 473
Taivan 443
Vietnam 329
Mianmar 240
Mongolia 193
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 125
Siria 124
Bhutan 48
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 280 132
USA 1920061
Brazil 645771
Peru 191758
Chile 127745
Mexico 113619
Canada 95046
Ekuador 42728
Kolumbia 38027
Argentina 22007
Republika Domenikane 19195
Panama 16004
Bolivia 13358
Guatemala 6792
Honduras 6155
Puerto_Rico 4915
Haiti 3072
El_Salvador 2934
Venezuela 2316
Kuba 2173
Nikaragua 1309
Kosta_Rika 1263
Paraguai 1090
Uruguai 845
Xhamaika 596
Ishujt Kajman 164
Guyana 154
Bermuda 141
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 103
Aruba 101
Suriname 100
Barbados 92
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 71
Antigua_and_Barbuda 26
Saint_Vincent_&_Grenadines 26
Grenada 23
Curaçao 21
Saint_Lucia 19
Belize 18
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 721
Australia 7255
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 179
Kaledonia e re 20
Fixhi 18
Ishujt Mariana 27
Papa new Guinea 8
Afrika 177 209
Afrika e jugut 45973
Egjypt 32612
Nigeria 12233
Algeria 10050
Gana 9462
Maroku 8132
Kameron 7599
Sudan 5865
Senegal 4249
Xhibuti 4169
Guinea 4117
Republika e Kongos 3878
Cote_dIvoire 3557
Gabon                3101
Kenia 2600
Somalia 2289
Etiopia 1934
Republika e Afrikes qendrore 1570
Mali 1523
Guinea_Bissau 1368
Sudani jugor 1317
Guinea Ekuadoriale 1306
Zambia 1154
Tunizia 1087
Madagaskar 1026
Niger 970
Mauritania 947
Sierra_Leone 946
Burkina_Faso 888
Chad 836
Kongo 683
Uganda 593
Cape_Verde 542
Sao_Tome_and_Principe 513
Republika e Tanzanise 509
Togo 487
Ruanda 431
Mozambique 411
Malawi 409
Liberia 345
Mauritius 337
Eswatini 322
Zimbabwe 279
Benin 268
Libia 256
Komorros 141
Angola 86
Burundi 83
Eritrea 41
Botswana           40
Namibia 29
Gambia 26
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 4 783 488

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 07. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 052 235 raste të konfirmuara
    • 178 537 vdekje

 

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (7 qershor 2020)
Europa 2 052 235
Russia 458689
United_Kingdom 284868
Spanja 241310
Itali 234801
Gjermani 183979
France 153634
Belgjika 59072
Bjellorusia 47751
Hollanda 47335
Suedia 43887
Portugalia 34351
Zvicra 30873
Ukraine 26514
Polonia 25986
Irlanda 25183
Rumania 20290
Austria 16822
Armenia 12364
Danimarka 11924
Serbia 11741
Çekia             9567
Moldavia 9511
Norvegjia 8504
Azerbaijan 7239
Finland 6964
Luxembourg 4035
Hungaria                 3970
Greqia 2952
Macedonia e veriut 2917
Bullgaria 2711
Bosnia_dhe_Herzegovina 2605
Kroacia 2247
Estonia 1931
Islanda 1806
Lithuania 1705
Sllovakia                              1528
Sllovenia                  1494
Shqiperia 1246
Kosova 1142
Letonia 1086
Qipro 960
Andorra 852
Gjeorgjia 808
San_Marino 695
Malta 622
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 311
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 174
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 7 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 07.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 35 262 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 33 899 vdekje
  • 165 837 pacientë të shëruar
  •     287  pacientë në terapi intensive
  • 30 111   qytetarë në izolim

 

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.