7 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019
Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 58. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID -19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i çertifikuar në vend nga OBSH. Nga ISHP është zgjeruar edhe përkufizimin i rastit dhe po testohen jo vetëm raste që kanë shenja respiratore dhe histori udhëtimi në vendet me shpërthim komunitar, por edhe raste të cilat kanë shenja të sëmundjes së rëndë respiratore akute që kërkojnë hospitalizim, kjo për rritur gamën e testimit.
Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 20,339 udhëtarë; në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare, ajore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu në 24 orët e fundit në nr. 127 ka patur 1727 thirrje, nga të cilat 41 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 101 412 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3488 vdekje.
- Azi: 93 337 raste të konfimuara
3251 vdekje
- Afrikë 43 raste të konfirmuara
- Amerikë: 438 raste të konfirmuara
14 vdekje
- Oqeania : 68 raste të konfirmuara
2 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (7 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 93 337 |
Kina | 80768 |
Republika e Koresë | 6767 |
Iran | 4747 |
Japoni | 408 |
Singapor | 130 |
Kuvajt | 58 |
Bahrain | 56 |
Tajland | 50 |
Taivan | 45 |
Malajzi | 83 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 29 |
Irak | 38 |
Vietnam | 17 |
Liban | 22 |
Izrael | 19 |
Katar | 11 |
Oman | 16 |
Indi | 31 |
Palestina | 16 |
Pakistani | 6 |
Filipine | 5 |
Indonezia | 4 |
Kamboxhia | 1 |
Afganistan | 1 |
Nepal | 1 |
Jordania | 1 |
Sri Lanka | 1 |
Arabia Saudite | 5 |
Bhutan | 1 |
Raste të tjera | 705 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 705 |
Amerika | 438 |
USA | 338 |
Kanada | 51 |
Ekuador | 13 |
Meksika | 5 |
Brazili | 13 |
Argjentina | 8 |
Republika Domenikane | 2 |
Kili | 5 |
Kosta Rika | 1 |
Peru | 1 |
Kolumbia | 1 |
Oqeania | 68 |
Australia | 63 |
Zelanda e re | 5 |
Afrika | 43 |
Algjeria | 17 |
Egjypt | 15 |
Nigeria | 1 |
Tunizia | 1 |
Maroku | 2 |
Senegali | 4 |
Kameruni | 1 |
Afrika e jugut | 1 |
Togo | 1 |
Total | 101 132 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 07. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 7541 raste të konfirmuara
- 215 vdekje
- Shqipëri: Janë testuar 58 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (7 mars 2020) |
Europa | 7541 |
Italia | 4636 |
Franca | 613 |
Gjermani | 684 |
Spanja | 374 |
Anglia | 163 |
Zvicra | 209 |
Norvegjia | 113 |
Hollanda | 128 |
Suedia | 61 |
Austria | 74 |
Islanda | 43 |
Belgjika | 109 |
San Marino | 23 |
Kroacia | 11 |
Danimarka | 23 |
Greqia | 45 |
Finlanda | 19 |
Çekia | 19 |
Bjellorusia | 6 |
Portugalia | 13 |
Rumania | 7 |
Rusia | 10 |
Gjeorgjia | 9 |
Azerbaxhan | 9 |
Irlanda | 18 |
Estonia | 10 |
Hungaria | 4 |
Monako | 1 |
Lituania | 1 |
Andora | 1 |
Bosnje –Hercegovina | 2 |
Armenia | 1 |
Maqedonia e Veriut | 3 |
Luksemburg | 3 |
Letoni | 1 |
Ukraina | 1 |
Polonia | 5 |
Litenshtein | 1 |
Sllovenia | 9 |
Serbia | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 7 Mars 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 06.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 3916 raste te konfirmuara
- 197 vdekje
- 523 pacientë të shëruar
- 462 në terapi intensive
- 1060 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:
- Lombardia 2612 raste
- Emilia Romanja 870 raste
- Veneto 488 raste
- Marche 159 raste
- Piemonte 143 raste
- Toskana 79 raste
- Campania 57 raste
- Lazio 54 raste
- Liguria 32 raste
- Fruli 31 raste
- Siçili 24 raste
- Pulia 17 raste
- Umbria 16 raste
- Molise 12 raste
- Trento 10 raste
- Abruzzo 9 raste
- Valle d’Aosta 7 raste
- Sardenja 5 rast
- Kalabri 4 rast
- Bolzano 4 rast
- Basilicata 3 rast
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë
Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.