7 Maj 2020/Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (07.05.2020) janë testuar 9806  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 842 raste të konfirmuara
  • 31 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 605 pacientë të shëruar
  • 206 numri i rasteve aktive

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 07.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 4 2 0
Dibër 1 1 0
Durrës 169 93 6
Elbasan 20 17 0
Fieri 48 42 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 35 1
Lezhë 52 45 0
Shkodër 119 101 2
Tiranë 368 247 18
Vlorë 5 4 1
TOTAL 842 605 31

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 275 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: 2 të infektuar në Kamëz, 3 të infektuar në Krujë, 2 të infektuar në Shkodër dhe 3 të infektuar në Tiranë.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 842 qytetarë, ndërsa 605 prej tyre tashmë janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 206 persona aktivë me COVID19.

Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Masat për parandalimin e COVID-19 

Eshtë testuar kampioni i parë i stafit mjekësor dhe i pacientëve nëpërmjet testimit serologjik në Laboratorin e QSUT. Në total janë testuar 440 individë prej të cilëve 323 janë personel mjekësor dhe 117 janë pacientë. Theksi në pjesën e parë të studimit i është vënë vlerësimit të kitit për faktin se janë teste të reja dhe sipas rekomandimeve të OBSH dhe ECDC testet duhet të validohen, janë testuar edhe pacientë të konfirmuar me tampon dhe rezultatet kanë dalë të përafërta, ku pozitiviteti i përgjithshëm është 11. 2%.

ISHP vijon testimi për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, këtë muaj është trefishuar numri i testimeve. Në vendin tonë kemi aktualisht një indikator të pozitivitetit që është nën 5%, një indikacion që është shumë i mirë lidhur me kontrollin e virusit. Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në linjën e gjelbër 0800 40 40 është shtuar edhe një shërbim tjetër për këshillim psikologjik falas për çdo qytetar që ka shenja ankthi, frike apo pasigurie të shkaktuara nga COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion gjatë epidemisë së COVID-19 linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim lidhur me sëmundjen e koronavirusit, informacion për barnat me rimbursim dhe kontaktet me mjekun e familjes. Shërbimi i ri që është shtuar është për këshillim për probleme psikologjike të shkaktuara si pasojë e COVID19, për ankthin, frikën, stresin, ku psikologë të çertifikuar do të ofrojnë shërbim profesional dhe të sigurtë nga ora 08:00- 22:00. Deri tani në linjën e gjelbër janë pritur 82.000 thirrje. Urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë të referohen në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie, pra pjesa më e madhe e rasteve aktive po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë.

 

 

Hapja e zonave të gjelbërta

 

Zonat e gjelbërta që kanë masa lehtësuese janë: Qarku Dibër, Qarku Gjirokastër, zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë & Finiq, zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec, Librazhd, Bashkia Divjakë, Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë.

Sipas këtyre rregullave pensionsitët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person. Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

 

Strategjia e rihapjes graduale, masat e reja

 

Nga data 4 është lejuar shërbimi taksi, në të gjithë territorin, duke zbatuar protokollin e sigurisë me deri në dy pasagjerë, anetarë të të njëjtës familje për udhëtimet ndërqytetase.

Duke filluar nga data 4 Maj, personat që riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të percaktuara.

Duke filluar nga data 11 Maj e në vijim do të ketë disa lehtësime masash, por me protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregëtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja.

Në vijim të draft-planit do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësohet dhe hapja e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

 

Pavarësisht se ka një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale.

Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total  3 713 796 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 263 288

 

  • Azi: 597 979 raste të konfimuara- 20 730 vdekje
  • Afrikë : 51 677 raste të konfirmuara- 2 011 vdekje
  • Amerikë: 1 595 437 raste të konfirmuara- 904 122 vdekje
  • Oqeania : 8 284 raste të konfirmuara- 125 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara- 7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (7 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 597 979
Turqia 131744
Iran 101650
Kina 83970
India 52952
Arabia Saudite 31938
Pakistan 24073
Singapore 20198
Katar 17972
Izrael 16310
Emiratet e Bashkuara 15738
Japonia 15463
Indonesia 12438
Bangladesh 11719
Korea e jugut 10810
Filipine 10004
Malajsia 6428
Kuvait 6289
Kazakhstan 4502
Bahrain 3934
Afghanistan 3392
Thailand                       2989
Oman 2903
Irak 2480
Uzbekistan 2233
Kyrgyzstan 895
Sri_Lanka 797
Liban 750
Maldives 617
Palestine 546
Jordania 473
Taivan 439
Taxhikistan 379
Vietnam 271
Mianmar 162
Brunei_Darussalam 139
Kamboxha 122
Nepal 99
Siria 45
Mongolia 41
Jemen 25
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 595 437
USA 1228603
Brazil 125218
Canada 63496
Peru 54817
Ekuador 29420
Mexico 27634
Chile 23048
Kolumbia 8959
Republika Domenikane 8807
Panama 7731
Argentina 5195
Puerto_Rico 1968
Bolivia 1886
Kuba 1703
Honduras 1461
Guatemala 798
Uruguai 775
Kosta_Rika 761
El_Salvador 695
Jamaika 478
Paraguai 440
Venezuela 379
Bermuda 118
Trinidad dhe Tobago 116
Haiti 108
Aruba 101
Guyana 93
Bahamas 92
Barbados 82
Ishujt Kajman 78
Sint_Maarten 76
Ishujt Virgin 66
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 21
Belize 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 17
Curaçao 16
Dominica 16
Nikaragua 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Greenland 11
Montserrat 11
Suriname 10
British_Virgin_Islands 7
Bonaire 6
Anguilla 3
Oqeania 8 284
Australia 6875
Zelanda e re 1139
Polinezia Franceze 60
Guam 151
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 15
Papa new Guinea 8
Afrika 51 677
Afrika e jugut 7808
Egjypt 7588
Maroku 5408
Algeria 4997
Nigeria 3145
Gana 3091
Kameron 2265
Guinea 1856
Cote_dIvoire 1516
Senegal 1433
Xhibuti 1120
Tunizia 1025
Somalia 873
Republika e Kongos 863
Sudan 852
Niger 770
Burkina_Faso 729
Mali 631
Kenia 582
Republika e Tanzanise 480
Guinea_Bissau 475
Guinea Ekuadoriale 439
Gabon 439
Mauritius 332
Ruanda 268
Kongo 264
Sierra_Leone 225
Cape_Verde 191
Liberia 178
Sao_Tome_and_Principe 174
Chad 170
Etiopia 162
Madagaskar 158
Zambia 146
Togo 128
Eswatini 123
Benin 102
Uganda 98
Republika e Afrikes qendrore 94
Mozambique 81
Sudani jugor 74
Libia 64
Malawi 43
Eritrea 39
Angola 36
Zimbabwe 34
Botswana 23
Burundi 19
Gambia 17
Namibia 16
Seychelles 11
Komorros 8
Mauritania 8
Saharaja perendimore 6
Total 2 254 073

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 07. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 1 459 723 raste të konfirmuara
    • 146 293 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 7 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (7 maj 2020)
Europa 1 459 723
Spanja 220325
Itali 214457
United_Kingdom 201201
Gjermani 166091
Russia 165929
France 137150
Belgjika 50781
Hollanda 41319
Zvicra 29977
Portugalia 26182
Suedia 23918
Irlanda 22248
Bjellorusia 19255
Austria 15651
Polonia 14740
Rumania 14107
Ukraine 13184
Danimarka 9983
Serbia 9791
Çekia 7974
Norvegjia 7953
Finland 5573
Moldavia 4476
Luxembourg 3851
Hungaria 3150
Armenia 2782
Greqia 2663
Azerbaijan 2127
Kroacia 2119
Bosnia_dhe_Herzegovina 1987
Islanda 1799
Bullgaria 1778
Estonia 1713
Macedonia e veriut 1539
Sllovenia 1448
Sllovakia 1429
Lithuania                  1428
Letonia 900
Qipro 883
Kosova 860
Shqiperia 842
Andorra 751
Gjeorgjia 610
San_Marino 608
Malta 484
Isle_of_Man 327
Mali I zi 324
Jersey 293
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 144
Monako 95
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 7 maj 2020.

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 07.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 89 624 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 29 958 vdekje
  • 96 276 pacientë të shëruar
  • 1 311   pacientë në terapi intensive
  • 73 139  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 32015
Emilia Romanja 8011
Piemonte 14469
Veneto 6534
Toskana 4716
Liguria 3248
Marche 3247
Lazio 4348
Campania 2139
Trento 910
Puglia 2800
Fruli 927
Siçili 2127
Abruzzo 1770
Bolzano 551
Umbria 141
Sardenja 583
Kalabria 633
Valle d’Aosta 130
Bazilikata 155
Molise 170

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.