6 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (06.06.2020) janë testuar 16062  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1232 raste të konfirmuara
  • 34 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 925 pacientë të shëruar
  • 273 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 06.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 12 0
Dibër 10 1 0
Durrës 263 224 6
Elbasan 21 20 0
Fieri 59 49 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 39 36 1
Lezhë 52 52 0
Shkodër 133 114 2
Tiranë 617 395 21
Vlorë 5 4 1
Total 1232 925 34

 

Situata e 24 orëve të fundit e  COVID 19 në Shqipëri

 

Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Vijon të ketë shtrime të reja në Spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një rast personel shëndetësor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre që nga fillimi epidemisë në 925.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste.

Në vendin tonë janë 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

 

Barna dhe kujdes shëndetësor gjatë epidemisë së COVID-19

Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të gjithë mjekët e familjes, infermierët, me organizimin e sistemit shëndetësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, sidomos të të sëmurëve kronike në këtë periudhë epidemie. Asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, falë punës së mjekëve të familjes dhe organizimit të sistemit shëndetësor, pavarësisht përballjes së vështirë me COVID19.

Më pak se 10% e të prekurve aktivë me COVID-19 po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes. Aktualisht janë mbi 240 qytetarët të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore.

Rrisim kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19

Strukturat e re spitalore në autostradë ka përfunduar rikonstruksionin, me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.

Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.

Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Testimi serologjik edhe në popullatë

Deri tani janë kryer 2035 testime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton  9% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra  9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.

Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 6 706 002 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 394 713
  • Azi:          1 277 558 raste të konfimuara

33 481 vdekje

  • Afrikë 177 209 raste të konfirmuara

4 913 vdekje

  • Amerikë: 3 206 492 raste të konfirmuara

 178 273 vdekje

  • Oqeania : 8 766 raste të konfirmuara

  131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (6 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 277 558
India 236657
Turqia 168340
Iran 167156
Arabia Saudite 95748
Pakistan 93983
Kina 84177
Katar 65495
Bangladesh 60391
Emiratet e Bashkuara 37642
Singapore 37183
Kuvait 30644
Indonesia 29521
Filipine 20626
Afghanistan 18969
Izrael 17706
Japonia 17103
Oman 15086
Bahrain 13835
Kazakhstan 12511
Korea e jugut 11719
Irak                              9846
Malajsia 8266
Taxhikistan 4370
Uzbekistan 4022
Thailand 3104
Nepal 2912
Kyrgyzstan 1974
Maldives 1883
Sri_Lanka 1801
Liban 1312
Jordania 784
Palestine 643
Jemen 469
Taivan 443
Vietnam 329
Mianmar 236
Mongolia 191
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 125
Siria 124
Bhutan 48
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 206 492
USA 1897838
Brazil 614941
Peru 187400
Chile 122499
Mexico 110026
Canada 94324
Ekuador 41575
Kolumbia 36635
Argentina 21024
Republika Domenikane 18708
Panama 15463
Bolivia 12728
Guatemala 6485
Honduras 5971
Puerto_Rico 4620
Haiti 2924
El_Salvador 2849
Venezuela 2145
Kuba 2133
Kosta_Rika 1228
Nikaragua 1118
Paraguai 1087
Uruguai 834
Xhamaika 595
Ishujt Kajman 164
Guyana 153
Bermuda 141
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 102
Aruba 101
Barbados 92
Suriname 91
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 71
Antigua_and_Barbuda 26
Saint_Vincent_&_Grenadines 26
Grenada 23
Curaçao 21
Saint_Lucia 19
Belize 18
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 766
Australia 7251
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 179
Kaledonia e re 20
Fixhi 18
Ishujt Mariana 26
Papa new Guinea 8
Afrika 177 209
Afrika e jugut 43434
Egjypt 31115
Nigeria 11844
Algeria 9935
Gana 9168
Maroku 8071
Kameron 7599
Sudan 5714
Senegal 4155
Xhibuti 4123
Guinea 4060
Republika e Kongos 3764
Cote_dIvoire 3431
Gabon                3101
Kenia 2474
Somalia 2204
Etiopia 1805
Mali 1485
Republika e Afrikes qendrore 1451
Guinea_Bissau 1368
Sudani jugor 1317
Guinea Ekuadoriale 1306
Zambia 1111
Tunizia 1087
Madagaskar 975
Niger 966
Sierra_Leone 929
Burkina_Faso 888
Mauritania 883
Chad 836
Kongo 639
Uganda 557
Cape_Verde 536
Sao_Tome_and_Principe 509
Republika e Tanzanise 509
Togo 485
Ruanda 420
Malawi 409
Mozambique 354
Mauritius 337
Liberia 334
Eswatini 305
Zimbabwe 265
Benin 261
Libia 239
Komorros 132
Angola 86
Burundi 63
Eritrea 41
Botswana           40
Gambia 26
Namibia 25
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 4
Total 4 670 721

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 06. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 035 331 raste të konfirmuara
    • 177 908 vdekje

 

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 6 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (6 qershor 2020)
Europa 2 035 331
Russia 449834
United_Kingdom 283311
Spanja 240978
Itali 234531
Gjermani 183678
France 153055
Belgjika 58907
Hollanda 47152
Bjellorusia 46868
Suedia 42939
Portugalia 33969
Zvicra 30853
Ukraine 26514
Polonia 25419
Irlanda 25163
Rumania 20103
Austria 16803
Danimarka 11875
Armenia 11817
Serbia 11667
Çekia             9529
Moldavia 9247
Norvegjia 8504
Finland 6941
Azerbaijan 6860
Luxembourg 4032
Hungaria                 3970
Greqia 2937
Macedonia e veriut 2792
Bullgaria 2668
Bosnia_dhe_Herzegovina 2605
Kroacia 2247
Estonia 1910
Islanda 1806
Lithuania 1694
Sllovakia 1526
Sllovenia                  1489
Shqiperia 1232
Kosova 1142
Letonia 1082
Qipro 960
Andorra 852
Gjeorgjia 805
San_Marino 687
Malta 622
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 309
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 174
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 6 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 06.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 35 877 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 33 846 vdekje
  • 165 078 pacientë të shëruar
  •     293  pacientë në terapi intensive
  • 30 582   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.