5 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (05.04.2020) janë testuar 2396  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 361 raste të konfirmuara
  • 21 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 104 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 05.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 174 11
Fieri 25 1
Durrësi 36 3
Korça 16  
Vlora 5 1
Elbasani 10  
Lushnja 5 1
Kavaja 8 2
Shkodër 38 1
Lezhë 14  
Kruja 5  
Puka 4  
Tropojë 4  
Has 9 1
Rrogozhina 4  
Berat 1  
Mirdita 3  
TOTAL 361 21

Në 24 orët e fundit janë testuar 149 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 1 fëmijë.

Deri në këto momente janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Në mesantë ka ndërruar jetë një e moshuar nga Shkodra dhe pasditen e të Dielës ka nderruar jetë një pacientë 61 vjeç në Shërbimin Infektiv. Deri tani në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit kemi 5 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 104.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 64 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa një është i intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, prej të cilëve 2 janë të intubuar, ndërsa 1 pacient ndodhet në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 71 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë vendosur në funksion 5 respiratorët e rinj. Në total do të vijnë 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë në dërgesën tjetër, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të shtimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Vazhdon puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Masat të  reja  për parandalimin e COVID 19

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 1.174 652  raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 64 400.

  • Azi: 212 467 raste të konfimuara- 8286 vdekje
  • Afrikë : 8293 raste të konfirmuara- 372 vdekje
  • Amerikë: 356855 raste të konfirmuara- 9812 vdekje
  • Oqeania : 6537 raste të konfirmuara- 40 vdekje
  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara-  7 vdekje

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 212 467
Kina 82575
Iran 55743
Turqi 23934
Republika e Koresë 10237
Izrael 8018
Malajzi 3483
Indi  3374
Japoni 3271
Filipine 3094
Pakistani 2450
Arabia Saudite 2179
Tajland 2169
Indonezia 2092
Emiratet e Bashkuara Arabe  1505
Katar  1325
Singapor  1189
Irak  878
Bahrain  688
Liban  520
Kuvajt 479
Kazakistan  460
Taivan  363
Jordania  323
Oman  277
Afganistan  270
Uzbekistan  266
Vietnam   240
Mauritus   196
Palestina   155
Sri Lanka   159
Kyrgystan   144
Brunei   135
Kamboxhia   114
Bangladeshi      70
Miamare      21
Maldive      19
Siria      16
Mongolia      14
Laos      10
Bhutan      5
Nepal      6
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 356 855
USA 312237
Kanada 13882
Brazili 10278
Kili 4161
Ekuador 3465
Meksika 1890
Panama 1801
Peru 1746
Republika Domenikane 1578
Argjentina 1451
Kolumbia 1406
Porto Riko 452
Kosta Rika 435
Uruguai 400
Kuba 288
Hondurasi 268
Bolivia 157
Venezuela 144
Paraguaji 104
Trinidad dhe Tobago 103
Aruba 64
El Salvador 62
Guatemala 61
Xhamajka 55
Barbado 51
Bermuda 37
Ishujt e Virxhinias 40
Ishujt Kajman 35
Bahamas 28
Sint Marten 23
Guajana 24
Haiti 21
Antigua dhe Barbuda 15
Dominica 14
Saint Lucia 14
Grenada 12
Kuracao 11
Greenland 10
Suriname 10
Saint Kits dhe Nevis 10
Saint Vincent & Grenadines 7
 Monserat 6
Shen Bartelemi 6
Ishujt Turks dhe Kaikos 5
Nikaragua 5
Belize 4
Anguilla 3
Ishujt Britanik Virgin 3
Bonaire 2
Ishujt Falkland 1
Oqeania 6147
Australia 5687
Zelanda e re 872
Polinezia Franceze 40
Guam 93
Kaledonia e re 18
Fixhi 12
Ishujt Mariana 8
Papa new Guinea 1
Afrika 8293
Afrika e jugut 1585
Algjeria 1300
Egjypt 985
Maroku 919
Kameruni 555
Tunizia 495
Burkina Faso 302
Gana 214
Cote d’lvoire 245
Senegali 219
Nigeria 210
Republika Demokratike e Kongo 154
Kenia 126
Ruanda 102
Niger 120
Guinea 111
Madagaskar 71
Xhibuti 51
Uganda 48
Kongo 45
Mali 41
Togo 41
Zambia 39
Etiopia 38
Eritrea 29
Republika e Tanzanisë 21
Gabon 21
Guinea – Bissau 18
Libia 18
Benin 16
Guinea Ekuatorit 16
Namibia 14
Seychelles 10
Mozambiku 10
Eswatini 9
Angola 10
Liberia 10
Sudan 10
Republika e Afrikës qëndrore 9
Zimbabue 9
Kape verde 7
Çad 8
Somalia 7
 Mauritania 6
Botsvana 4
Gambia 4
Burundi 3
Sierra Leone 4
Malaui 4
Total 585 072

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 05. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 589 580 raste të konfirmuara
    • 45 883 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (5 prill 2020)
Europa 589 580
Spanja 124 736
Italia 124 632
Gjermania  91 714
Franca 68 605
Anglia 41 903
Zvicra 20 469
Belgjika 18 431
Hollanda 16 627
Austria 11 766
Portugalia                                  10  254
Suedia    6 443
Norvegjia    5 510
Rusia    4 731
Irlanda    4 604
Çekia    4 472
Danimarka    4 077
Polonia    3 627
Rumania    3 613
Luksemburg    2 729
Finlanda    1 882
Greqia    1 673
Serbia    1 624
Islanda    1 417
Kroacia     1 126
Ukraina     1 096
Estonia     1 018
Sllovenia     977
Lituania     771
Armenia     770
Hungaria     733
Moldavia     752
Bosnje –Hercegovina     632
Azerbaxhan     521
Letoni    509 
Bullgaria     503
Maqedonia e Veriut     483   
Sllovakia     471
Andora     466 
Qipro     426
Bjellorusia     394
Shqipëria     362
San Marino     259
Malta     213
Mali i zi     201
Ishujt Faroe     181
Gjeorgjia     157
Guemsey     136
Isle of Man     126
Kosova     126
Xhersi     123
Gjibraltar     98
Litenshtein     77
Monako      66
Vatikani      7

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 5 prill 2020.

           

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 05.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 91246 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 15887 vdekje
  • 21815 pacientë të shëruar
  • 3977 pacientë në terapi intensive
  • 320 qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 28124
Emilia Romanja 12837
Veneto 9409
Piemonte 10177
Marche 3578
Toskana 5185
Liguria 3093
Lazio 3186
Campania 2621
Trento 1795
Puglia 2022
Siçili 1774
Fruli 1363
Abruzzo 1420
Bolzano 1226
Umbria 898
Valle d’Aosta 576
Sardenja 815
Kalabria 706
Bazilikata 254
Molise 187

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.