5 Mars 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019
Deri tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 8 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 50. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID -19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i çertifikuar në vend nga OBSH.
Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 18,030 udhëtarë; në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare, ajore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1472 telefonatave nga të cilat 32 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.
MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 95 315 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3282 vdekje.
- Azi: 88 804 raste të konfimuara- 3150 vdekje
- Afrikë: 20 raste të konfirmuara
- Amerikë: 215 raste të konfirmuara- 11 vdekje
- Oqeania: 55 raste të konfirmuara- 2 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (5 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 90 057 |
Kina | 80497 |
Republika e Koresë | 5766 |
Iran | 2922 |
Japoni | 317 |
Singapor | 112 |
Kuvajt | 56 |
Bahrain | 52 |
Tajland | 47 |
Taivan | 42 |
Malajzi | 50 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 27 |
Irak | 31 |
Vietnam | 16 |
Liban | 13 |
Izrael | 15 |
Katar | 8 |
Oman | 15 |
Indi | 28 |
Pakistani | 5 |
Filipine | 3 |
Indonezia | 2 |
Kamboxhia | 1 |
Afganistan | 1 |
Nepal | 1 |
Jordania | 1 |
Sri Lanka | 1 |
Arabia Saudite | 1 |
Raste të tjera | 705 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 705 |
Amerika | 215 |
USA | 159 |
Kanada | 33 |
Ekuador | 10 |
Meksika | 5 |
Brazili | 3 |
Argjentina | 1 |
Republika Domenikane | 1 |
Kili | 3 |
Oqeania | 55 |
Australia | 52 |
Zelanda e re | 3 |
Afrika | 20 |
Algjeria | 12 |
Egjypt | 2 |
Nigeria | 1 |
Tunizia | 1 |
Maroku | 1 |
Senegali | 3 |
Total | 91052 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 05. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 4005 raste të konfirmuara- 113 vdekje
- Shqipëri: Janë testuar 50 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 5 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (5 mars 2020) |
Europa | 4005 |
Italia | 3089 |
Franca | 285 |
Gjermani | 262 |
Spanja | 200 |
Anglia | 85 |
Zvicra | 57 |
Norvegjia | 56 |
Hollanda | 38 |
Suedia | 35 |
Austria | 29 |
Islanda | 26 |
Belgjika | 23 |
San Marino | 15 |
Kroacia | 9 |
Danimarka | 10 |
Greqia | 10 |
Finlanda | 7 |
Çekia | 8 |
Bjellorusia | 6 |
Portugalia | 5 |
Rumania | 4 |
Rusia | 4 |
Gjeorgjia | 3 |
Azerbaxhan | 3 |
Irlanda | 6 |
Estonia | 2 |
Hungaria | 2 |
Monako | 1 |
Lituania | 1 |
Andora | 1 |
Armenia | 1 |
Maqedonia e Veriut | 1 |
Luksemburg | 1 |
Letoni | 1 |
Ukraina | 1 |
Polonia | 1 |
Litenshtein | 1 |
Sllovenia | 1 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 5 Mars 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 04.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 2706 raste te konfirmuara
- 107 vdekje
- 276 pacientë të shëruar
- 295 në terapi intensive
- 1065 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve:
- Lombardia- 1820 raste
- Emilia- Romanja 544 raste
- Veneto- 360 raste
- Piemonte- 82 raste
- Marche – 84 raste
- Campania- 31 raste
- Liguria – 26 raste
- Toskana- 38 raste
- Lazio- 30 raste
- Fruli- 18 raste
- Umbria – 9 raste
- Siçili- 18 raste
- Abruzzo- 7 raste
- Pulia- 9 raste
- Trento- 5 raste
- Molise- 3 raste
- Kalabri – 1 rast
- Bolzano – 1 rast
- Basilicata- 1 rast
- Sardenja – 2 rast
Harta e shpërndarjes së COVID-19 sipas rajoneve të Italisë
Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të telefonojnë urgjencën 127 pë të kërkuar kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.