4 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (04.06.2020) janë testuar 15647  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1197 raste të konfirmuara
  • 33 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 898 pacientë të shëruar
  • 266 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 04.06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 12 0
Dibër 10 1 0
Durrës 258 214 6
Elbasan 21 20 0
Fieri 59 47 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 52 0
Shkodër 127 114 2
Tiranë 595 380 20
Vlorë 5 4 1
Total 1197 898

 

33

 

Situata e 24 orëve të fundit e  COVID 19 në Shqipëri

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19, dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 282 testime nga të cilat janë konfirmuar 13 raste pozitive, përkatësisht, 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë dhe 1 rast në Shkodër.

Janë testuar 39 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 3 raste, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 266 persona aktivë me COVID19, ku në Tiranë janë mbi 68 % e të prekurve, kurse pjesa tjetër janë kryesisht në Durrës, Kamëz, Krujë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 17 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1197 raste, ndërsa rreth 75% e të prekurve janë tashmë të shëruar.

 

Rrisim kapacitetet spitalore për trajtimin e COVID-19

Strukturat e re spitalore në autostradë ka përfunduar rikonstruksionin, me standarte bashkëkohore do të jetë në dispozicion për trajtimin e të prekurve me COVID19. Ky spital ka 100 shtretër 50 prej tyre me oksigjen dhe është një strukturë që rrit kapacitetet e spitaleve për trajtimin e COVID19 nëse do të jetë e nevojshme për përballimin e çdo fluksi të mundshëm. Struktura e re spitalore plotëson të gjitha kushtet pasi ka dhomë tirazhi, sallë kirurgjie dhe terapi intensive. Kjo strukturë do të përdoret në rastet e shtimit të rasteve në fazën e hapjes, gjatë sezonit ose nëse do të ketë një valë të dytë në vjeshtë.

Në skenarë janë planifikuar në total 500 shtretër. Pra spitalet COVID1, COVID2, COVID3 që janë strukturat e ish-kirurgjive, dhe shtohet dhe COVID4 për të gjitha ato raste kur fluksi do të jetë i madh.

Për forcimin e kapaciteteve janë vënë në dispozicion 2.5 miliardë lekë nga qeveria shqiptare me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Testimi serologjik edhe në popullatë

Deri tani janë kryer 1452 testime serologjike tek personeli shëndetësor në laboratorin e mikrobiologjisë ne QSUT. Pozitiviteti rezulton  9% që tregon se mbrojtja e mjekëve dhe infermierëve ka funksionuar, pra  9% e rasteve kanë patur krijimin e antitrupave.

Testimi do të vijojë edhe tek qytetarët dhe për këtë është gati një plan dhe po pritet miratimi nga komiteti Teknik i Ekspertëve.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 6 475 644 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 386 544
  • Azi:          1 213 541 raste të konfimuara

32 255 vdekje

  • Afrikë 162 175 raste të konfirmuara

4 583 vdekje

  • Amerikë: 3 091 206 raste të konfirmuara

 172 407 vdekje

  • Oqeania : 8 692 raste të konfirmuara

  131 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 1 213 541
India 216919
Turqia 166422
Iran 160696
Arabia Saudite 91182
Pakistan 85264
Kina 84160
Katar 62160
Bangladesh 55140
Singapore 36405
Emiratet e Bashkuara 36359
Kuvait 29359
Indonesia 28233
Filipine 19748
Izrael 17429
Afghanistan 17267
Japonia 17018
Oman 13537
Bahrain 12815
Kazakhstan 12067
Korea e jugut 11629
Irak                              8168
Malajsia 7970
Taxhikistan 4100
Uzbekistan 3874
Thailand 3101
Nepal 2300
Kyrgyzstan 1899
Maldives 1850
Sri_Lanka 1749
Liban 1256
Jordania 757
Palestine 635
Taivan 443
Jemen 403
Vietnam 328
Mianmar 234
Mongolia 186
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 125
Siria 123
Bhutan 47
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 3 091 206
USA 1851520
Brazil 584016
Peru 178914
Chile 113628
Mexico 101238
Canada 93074
Ekuador 40966
Kolumbia 33354
Argentina 19255
Republika Domenikane 18040
Panama 14609
Bolivia 11638
Guatemala 5760
Honduras 5690
Puerto_Rico 4023
El_Salvador 2705
Haiti 2640
Kuba 2107
Venezuela 1952
Kosta_Rika 1157
Nikaragua 1118
Paraguai 1070
Uruguai 828
Xhamaika 590
Ishujt Kajman 156
Guyana 153
Bermuda 141
Trinidad dhe Tobago 117
Bahamas 102
Aruba 101
Barbados 92
Sint_Maarten 77
Suriname 74
Ishujt Virgin 70
Antigua_and_Barbuda 26
Saint_Vincent_&_Grenadines 26
Grenada 23
Curaçao 20
Belize 18
Dominica 18
Saint_Lucia 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 692
Australia 7229
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 60
Guam 179
Kaledonia e re 20
Fixhi 18
Ishujt Mariana 24
Papa new Guinea 8
Afrika 162 175
Afrika e jugut 37525
Egjypt 28615
Nigeria 11166
Algeria 9626
Gana 8548
Maroku 7922
Kameron 6752
Sudan 5310
Xhibuti 3935
Senegal 3932
Guinea 3886
Republika e Kongos 3494
Cote_dIvoire 3024
Gabon                2902
Kenia 2216
Somalia 2146
Etiopia 1486
Mali 1351
Guinea_Bissau 1339
Guinea Ekuadoriale 1306
Republika e Afrikes qendrore 1189
Zambia 1089
Tunizia 1087
Sudani jugor 994
Niger 961
Sierra_Leone 909
Madagaskar 908
Burkina_Faso 884
Chad 820
Mauritania 668
Kongo 618
Republika e Tanzanise 509
Uganda 507
Sao_Tome_and_Principe 484
Cape_Verde 477
Togo 452
Ruanda 397
Malawi 369
Mauritius 335
Liberia 316
Mozambique 316
Eswatini 295
Benin 244
Zimbabwe 222
Libia 196
Komorros 132
Angola 86
Burundi 63
Botswana 40
Eritrea                40
Gambia 26
Namibia 25
Saharaja perendimore 23
Seychelles 11
Lezoto 2
Total 4 476 310

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 04. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 999 334 raste të konfirmuara
    • 177 161 vdekje

 

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 4 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (4 qershor 2020)
Europa 1 999 334
Russia 432277
United_Kingdom 279856
Spanja 240326
Itali 233836
Gjermani 182764
France 151677
Belgjika 58685
Hollanda 46733
Bjellorusia 45116
Suedia 40803
Portugalia 33261
Zvicra 30810
Ukraine 25411
Irlanda 25111
Polonia 24395
Rumania 19669
Austria 16705
Danimarka 11771
Serbia 11523
Armenia 10524
Çekia             9438
Moldavia 8795
Norvegjia 8446
Finland 6911
Azerbaijan 6260
Luxembourg 4020
Hungaria                 3931
Greqia 2937
Bullgaria 2585
Bosnia_dhe_Herzegovina 2550
Macedonia e veriut 2492
Kroacia 2246
Estonia 1880
Islanda 1806
Lithuania 1684
Sllovakia 1525
Sllovenia                  1477
Shqiperia 1184
Kosova 1142
Letonia 1079
Qipro 958
Andorra 851
Gjeorgjia 800
San_Marino 687
Malta 622
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 309
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 173
Monako 99
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 4 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 04.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 38 429 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 33 689 vdekje
  • 161 895 pacientë të shëruar
  •     353  pacientë në terapi intensive
  • 32 588   qytetarë në izolim

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.