30 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (30.06.2020) janë testuar 27034 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 2535 raste të konfirmuara
- 63 pacientë kanë ndërruar jetë
- 1459 pacientë të shëruar
- 1014 numri i rasteve aktive
Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19, datë: 30. 06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 21 | 15 | 0 |
Dibër | 16 | 10 | 0 |
Durrës | 512 | 289 | 11 |
Elbasan | 38 | 24 | 1 |
Fieri | 123 | 69 | 5 |
Gjirokastër | 8 | 1 | 0 |
Korça | 50 | 22 | 0 |
Kukës | 63 | 44 | 1 |
Lezhë | 101 | 58 | 0 |
Shkodër | 353 | 189 | 8 |
Tiranë | 1132 | 728 | 35 |
Vlorë | 118 | 10 | 2 |
Total | 2535 | 1459 | 63 |
Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit
Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një nga Durrësi dhe 3 nga Tirana, mes të cilëve profesori i Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi. 63 qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. Të 4 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.
Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Fuqizimi i njësive të terapisë intensive
Forcohen kapacitetet e pajisjeve jetëshpëtuese në terapinë intensive në spitale, me 265 monitorë të rinj, financim i qeverisë shqiptare, për t’ju përgjigjur situatës së shkaktuar nga COVID19.
Janë 265 monitorë, 50 prej të cilëve janë multi-parametrikë, janë pajisje të rëndësishme jetëshpëtuese që i shtohen flotës së aparaturave mjekësore në spitale, me qëllim forcimin e kapaciteteve në terapitë intensive, në kuadër të strategjisë sonë të përgjigjes ndaj COVID19.
Me financim nga buxheti i shtetit, drejtoria e QSUT po përfundon rekrutimin e stafit mbështetës prej 50 mjekësh, infermierësh për të përballuar fluksin e mundshëm të COVID19 në spitalin COVID 3 (ish-kirurgjitë), e cila do të hapet nëse do të ketë shtim të rasteve në spitalin Infektiv, paralelisht me spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” nëse do të ketë shtim të rasteve në terapi intensive që kanë nevojë për trajtim të specializuar. Sipas strategjisë së miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, janë katër spitale të parashikuara për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, me një kapacitet prej 550 shtretër.
Në kuadër të fuqizimit të njësive të terapisë intensive, deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, gjithashtu spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Spitali Universitar QSUT “Nënë Tereza”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:
Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.
Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.
Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.
Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.
Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.
Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 10 273 001 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 505 295
- Azi: 2 215 784 raste të konfimuara
55 194 vdekje
- Afrikë 393 444 raste të konfirmuara
9 878 vdekje
- Amerikë: 5 226 063 raste të konfirmuara
248 672 vdekje
- Oqeania : 9 344 raste të konfirmuara
133 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (30 qershor 2020) |
Kontinenti i Azisë | 2 215 784 |
India | 566840 |
Iran | 225205 |
Pakistan | 209337 |
Turqia | 198613 |
Arabia Saudite | 186436 |
Bangladesh | 141801 |
Katar | 95106 |
Kina | 84780 |
Indonesia | 55092 |
Emiratet e Bashkuara | 48246 |
Irak | 47151 |
Kuvait | 45524 |
Singapore | 43661 |
Oman | 39060 |
Filipine | 36438 |
Afghanistan | 31238 |
Bahrain | 26239 |
Izrael | 24441 |
Kazakhstan | 21819 |
Japonia | 18593 |
Nepal | 13248 |
Korea e jugut | 12800 |
Malajsia | 8637 |
Uzbekistan | 8298 |
Taxhikistan | 5900 |
Kyrgyzstan | 5296 |
Thailand | 3171 |
Palestine | 2443 |
Maldives | 2336 |
Sri_Lanka | 2042 |
Liban | 1745 |
Jordania | 1128 |
Jemen | 1128 |
Taivan | 447 |
Vietnam | 355 |
Mianmar | 299 |
Siria | 269 |
Mongolia | 220 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 141 |
Bhutan | 77 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 5 226 063 |
USA | 2590552 |
Brazil | 1368195 |
Peru | 282365 |
Chile | 275999 |
Mexico | 220657 |
Canada | 103907 |
Kolumbia | 95043 |
Argentina | 62255 |
Ekuador | 55665 |
Panama | 32785 |
Bolivia | 32125 |
Republika Domenikane | 31816 |
Honduras | 18818 |
Guatemala | 17409 |
Puerto_Rico | 7250 |
El_Salvador | 6173 |
Haiti | 5933 |
Venezuela | 5530 |
Kosta_Rika | 3269 |
Kuba | 2340 |
Paraguai | 2191 |
Nikaragua | 2170 |
Uruguai | 932 |
Xhamaika | 698 |
Suriname | 501 |
Guyana | 235 |
Ishujt Kajman | 199 |
Bermuda | 146 |
Trinidad dhe Tobago | 126 |
Bahamas | 104 |
Aruba | 103 |
Barbados | 97 |
Ishujt Virgin | 84 |
Sint_Maarten | 77 |
Antigua_and_Barbuda | 66 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 41 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 29 |
Belize | 24 |
Curaçao | 24 |
Grenada | 23 |
Saint_Lucia | 19 |
Dominica | 18 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 9 344 |
Australia | 7767 |
Zelanda e re | 1178 |
Polinezia Franceze | 62 |
Guam | 257 |
Kaledonia e re | 21 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 30 |
Papa new Guinea | 11 |
Afrika | 393 444 |
Afrika e jugut | 144264 |
Egjypt | 66754 |
Nigeria | 25133 |
Gana | 17351 |
Algeria | 13571 |
Kameron | 12592 |
Maroku | 12290 |
Sudan | 9258 |
Cote_dIvoire | 9214 |
Republika e Kongos | 6939 |
Senegal | 6698 |
Kenia | 6190 |
Etiopia | 5846 |
Gabon | 5394 |
Guinea | 5351 |
Xhibuti | 4656 |
Mauritania | 4149 |
Republika e Afrikes qendrore | 3613 |
Somalia | 2904 |
Mali | 2173 |
Madagaskar | 2138 |
Sudani jugor | 2006 |
Guinea Ekuadoriale | 2001 |
Guinea_Bissau | 1614 |
Zambia | 1568 |
Sierra_Leone | 1450 |
Kongo | 1245 |
Malawi | 1224 |
Benin | 1187 |
Tunizia | 1172 |
Cape _Verde | 1165 |
Niger | 1075 |
Ruanda | 1001 |
Burkina_Faso | 959 |
Mozambique | 883 |
Uganda | 870 |
Chad | 866 |
Eswatini | 795 |
Liberia | 770 |
Libia | 762 |
Sao_Tome _and_Principe | 713 |
Togo | 643 |
Zimbabwe | 574 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Mauritius | 341 |
Angola | 276 |
Komorros | 272 |
Saharaja perendimore | 208 |
Namibia | 196 |
Eritrea | 191 |
Botswana | 175 |
Burundi | 170 |
Gambia | 47 |
Lezoto | 27 |
Seychelles | 11 |
Total | 7 845 331 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 30. 06. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 2 427 670 raste të konfirmuara
- 191 411 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (30 qershor 2020) |
Europa | 2 427 670 |
Russia | 641156 |
United_Kingdom | 311965 |
Spanja | 248970 |
Itali | 240436 |
Gjermani | 194259 |
France | 164260 |
Suedia | 67667 |
Bjellorusia | 61790 |
Belgjika | 61427 |
Hollanda | 50223 |
Ukraine | 43628 |
Portugalia | 41912 |
Polonia | 34154 |
Zvicra | 31569 |
Rumania | 26582 |
Irlanda | 25462 |
Armenia | 25127 |
Austria | 17666 |
Azerbaijan | 16968 |
Moldavia | 16357 |
Serbia | 14288 |
Danimarka | 12751 |
Çekia | 11805 |
Norvegjia | 8855 |
Finland | 7209 |
Macedonia e veriut | 6224 |
Bullgaria | 4831 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 4343 |
Luxembourg | 4256 |
Hungaria | 4145 |
Greqia | 3390 |
Kroacia | 2725 |
Kosova | 2677 |
Shqiperia | 2535 |
Estonia | 1987 |
Islanda | 1840 |
Lithuania | 1816 |
Sllovakia | 1665 |
Sllovenia | 1585 |
Letonia | 1117 |
Qipro | 996 |
Gjeorgjia | 928 |
Andorra | 855 |
San_ Marino | 698 |
Malta | 670 |
Mali I zi | 501 |
Isle_of_Man | 336 |
Jersey | 319 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 177 |
Monako | 103 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 30 qershor 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 29.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 15 563 rastet aktualisht të konfirmuara
- 34 767 vdekje
- 190 248 pacientë të shëruar
- 93 pacientë në terapi intensive
- 14 380 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.