30 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (30.05.2020) janë testuar 14498 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 1122 raste të konfirmuara
- 33 pacientë kanë ndërruar jetë
- 857 pacientë të shëruar
- 232 numri i rasteve aktive
Të dhënat e rasteve të konfirmuara me COVID-19 sipas qarqeve, 30.06.2020
Qarku | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve të shëruara | Nr. i rasteve te vdekur |
Berat | 14 | 12 | 0 |
Dibër | 9 | 1 | 0 |
Durrës | 245 | 178 | 6 |
Elbasan | 21 | 20 | 0 |
Fieri | 58 | 47 | 3 |
Gjirokastër | 0 | 0 | 0 |
Korça | 19 | 18 | 0 |
Kukës | 37 | 36 | 1 |
Lezhë | 52 | 52 | 0 |
Shkodër | 125 | 112 | 2 |
Tiranë | 537 | 371 | 20 |
Vlorë | 5 | 4 | 1 |
Total | 1122 | 857 | 33 |
Situata e fundit e COVID 19 në Shqipëri
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 229 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID19 dhe janë konfirmuar 23 raste pozitive.
Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është si vijon: 16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje, 1 në Durrës, 1 në Krujë, dhe 1 rast në Librazhd.
Nga totali i të prekurve të identifikuar në 24 orët e fundit, 19 janë kontakte të rasteve të mëparshme të konfirmuara pozitive, ndërsa për 4 raste po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.
Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 26 pacientë, nga të cilët 4 janë në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.
Lëvizja në fundjavë
Gjatë fundjavës hiqen kufizimet e orareve për qytetaret dhe bizneset në zonat e kuqe dhe të gjelbërta. Kjo do të jetë fundjava e fundit që qendrojnë në fuqi perimetri i zonave të kuqe, pra nuk do të lejohet dalja nga kufiri i këtyre zonave deri ditën e hënë datë 1 Qershor, kur do të hiqen të gjitha kufizimet e lëvizjes për të gjithe vendin.
Plani i masave lehtësuese nga data 1 Qershor
Nga data 1 Qershor Qershor të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, në të gjithë vendin pa kufizim.
Nga data 1 Qershor do të hapen çerdhet dhe kopshtet publike duke zbatuar protokollet e sigurisë se miratuar.
Nga data 1 Qershor do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë e që po ndiqet edhe në vendet europiane dhe vendet e rajonit. Masa e vendosjes se karantines dy/javore do të mbetet në fuqi, në raste te veçanta me urdher të autoriteteve shendetesore sipas kritereve të përcaktuara nga ECDC.
Nga data 1 Qershor plazhet do të jenë të hapura, nën masa të sigurisë, sipas një plani i cili përfshin gjithë vijën bregdetare, si një zonë e sigurt. Plazhet sipas zonave të miratuara do jenë të përcaktuara me autorizime të posaçme nga një autoritet i përkohshëm që është ngritur peër këtë periudhë dhe që do të administrojë lejet per cdo stacion plazhi nëpërmjet një aplikimi online dhe një protokolli të veçantë për të siguruar ruajtjen e distancave dhe kushtet higjeno-sanitare në plazhe. Ndaj ftojmë të interesuarit të zbatojnë procedurat që do të bëhen publike nga MTM, duke informuar se çdo kush që shkel rregullat për arsye përfitimi në plazh do të penalizohet.
Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qëndrat e formimit arsimor, kulturor, qëndrat e internetit si dhe palestrat sipas protokolleve të sigurise.
Ndalohen të hapen deri në 23 Qershor
Aktivitetet që ende shfaqin rrezik në këtë fazë ku qarkullimit i virusit është i pranishëm dhe që do të vijonë të jenë të mbylluar janë: Transporti publik, për të cilin po punohet me Ministrinë e Infrastruukturës dhe Transporteve për një plan i cili do të bëhet publik në një kohë të shpejtë, gjithashtu do të vijojnë të jenë të ndaluara, aktivitetet kulturore, kinematë, teatret, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferencat dhe dëgjesat publike.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 5 899 866 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 364 891
- Azi: 1 068 544 raste të konfimuara- 29 542 vdekje
- Afrikë : 135 149 raste të konfirmuara- 3 923 vdekje
- Amerikë: 2 769 360 raste të konfirmuara- 158 866 vdekje
- Oqeania : 8 626 raste të konfirmuara- 132 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara- 7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (30 maj 2020) |
Kontinenti i Azisë | 1 068 544 |
India | 173763 |
Turqia | 162120 |
Iran | 146668 |
Kina | 84123 |
Arabia Saudite | 81766 |
Pakistan | 66457 |
Katar | 52907 |
Bangladesh | 42844 |
Singapore | 33860 |
Emiratet e Bashkuara | 33170 |
Indonesia | 25216 |
Kuvait | 25184 |
Izrael | 16987 |
Japonia | 16804 |
Filipine | 16634 |
Afghanistan | 13659 |
Korea e jugut | 11441 |
Bahrain | 10449 |
Kazakhstan | 10382 |
Oman | 9820 |
Malajsia | 7732 |
Irak | 5873 |
Taxhikistan | 3563 |
Uzbekistan | 3513 |
Thailand | 3076 |
Kyrgyzstan | 1722 |
Maldives | 1591 |
Sri_Lanka | 1558 |
Nepal | 1212 |
Liban | 1172 |
Jordania | 730 |
Palestine | 625 |
Taivan | 442 |
Vietnam | 327 |
Jemen | 287 |
Mianmar | 224 |
Mongolia | 179 |
Brunei_Darussalam | 141 |
Kamboxha | 125 |
Siria | 122 |
Bhutan | 33 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 2 769 360 |
USA | 1747087 |
Brazil | 465166 |
Peru | 148285 |
Chile | 90638 |
Canada | 89407 |
Mexico | 84627 |
Ekuador | 38571 |
Kolumbia | 26688 |
Republika Domenikane | 16531 |
Argentina | 15406 |
Panama | 12531 |
Bolivia | 8731 |
Honduras | 4886 |
Guatemala | 4607 |
Puerto_Rico | 3647 |
El_Salvador | 2278 |
Kuba | 2005 |
Haiti | 1584 |
Venezuela | 1369 |
Kosta_Rika | 1022 |
Paraguai | 917 |
Uruguai | 816 |
Nikaragua | 759 |
Xhamaika | 575 |
Guyana | 150 |
Ishujt Kajman | 141 |
Bermuda | 140 |
Trinidad dhe Tobago | 116 |
Bahamas | 102 |
Aruba | 101 |
Barbados | 92 |
Sint_Maarten | 77 |
Ishujt Virgin | 69 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 26 |
Antigua_and_Barbuda | 25 |
Grenada | 23 |
Curaçao | 19 |
Belize | 18 |
Saint_Lucia | 18 |
Dominica | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Greenland | 13 |
Suriname | 12 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Montserrat | 11 |
British_Virgin_Islands | 8 |
Bonaire | 7 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8 626 |
Australia | 7173 |
Zelanda e re | 1154 |
Polinezia Franceze | 60 |
Guam | 172 |
Kaledonia e re | 19 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 22 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 135 149 |
Afrika e jugut | 29240 |
Egjypt | 22082 |
Nigeria | 9302 |
Algeria | 9134 |
Maroku | 7714 |
Gana | 7616 |
Kameron | 5436 |
Sudan | 4521 |
Guinea | 3656 |
Senegal | 3429 |
Xhibuti | 2914 |
Republika e Kongos | 2833 |
Cote_dIvoire | 2750 |
Gabon | 2613 |
Somalia | 1828 |
Kenia | 1745 |
Guinea_Bissau | 1256 |
Mali | 1226 |
Tunizia | 1071 |
Zambia | 1057 |
Guinea Ekuadoriale | 1043 |
Sudani jugor | 994 |
Etiopia | 968 |
Niger | 955 |
Republika e Afrikes qendrore | 874 |
Burkina_Faso | 847 |
Sierra_Leone | 829 |
Chad | 759 |
Madagaskar | 698 |
Kongo | 587 |
Republika e Tanzanise | 509 |
Sao_Tome_and_Principe | 463 |
Togo | 428 |
Mauritania | 423 |
Cape_Verde | 405 |
Ruanda | 355 |
Mauritius | 335 |
Uganda | 329 |
Eswatini | 279 |
Liberia | 273 |
Malawi | 273 |
Mozambique | 234 |
Benin | 224 |
Zimbabwe | 160 |
Libia | 118 |
Komorros | 87 |
Angola | 77 |
Burundi | 42 |
Eritrea | 39 |
Botswana | 35 |
Gambia | 25 |
Namibia | 23 |
Saharaja perendimore | 23 |
Seychelles | 11 |
Lezoto | 2 |
Total | 3 982 375 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 30. 05. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 917 491 raste të konfirmuara
- 172 421 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 30 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (30 maj 2020) |
Europa | 1 917 491 |
Russia | 387623 |
United_Kingdom | 271222 |
Spanja | 238564 |
Itali | 232248 |
Gjermani | 181196 |
France | 149668 |
Belgjika | 58061 |
Hollanda | 46126 |
Bjellorusia | 40764 |
Suedia | 36476 |
Portugalia | 31946 |
Zvicra | 30745 |
Irlanda | 24876 |
Ukraine | 23204 |
Polonia | 23155 |
Rumania | 18982 |
Austria | 16594 |
Danimarka | 11593 |
Serbia | 11354 |
Çekia | 9196 |
Armenia | 8676 |
Norvegjia | 8411 |
Moldavia | 7896 |
Finland | 6776 |
Azerbaijan | 4989 |
Luxembourg | 4012 |
Hungaria | 3841 |
Greqia | 2909 |
Bullgaria | 2499 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 2485 |
Kroacia | 2245 |
Macedonia e veriut | 2130 |
Estonia | 1859 |
Islanda | 1805 |
Lithuania | 1662 |
Sllovakia | 1520 |
Sllovenia | 1473 |
Shqiperia | 1122 |
Letonia | 1064 |
Kosova | 1048 |
Qipro | 941 |
Andorra | 764 |
Gjeorgjia | 746 |
San_Marino | 671 |
Malta | 616 |
Isle_of_Man | 336 |
Mali I zi | 324 |
Jersey | 308 |
Guernsey | 252 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 161 |
Monako | 98 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 12 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 30 maj 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 30.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 43 691 rastet aktualisht të konfirmuara
- 33 340 vdekje
- 155 633 pacientë të shëruar
- 450 pacientë në terapi intensive
- 35 561 qytetarë në izolim
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.