3 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (03.04.2020) janë testuar 2031  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 304 raste të konfirmuara
  • 17 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 89 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 03.04.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 146 9
Fieri 25 1
Durrësi 32 3
Korça 16  
Vlora 5 1
Elbasani 8  
Lushnja 4 1
Kavaja 8 2
Shkodër 22  
Lezhë 11  
Kruja 5  
Puka 4  
Tropojë 4  
Has 8  
Rrogozhina 2  
Berat 1  
Mirdita 3  
TOTAL 304 17

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 112 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 27 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2031 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 304 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.

Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 13 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 89.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po trajtohen 4 pacientë, 2 prej të cilëve në gjendje të rënduar (të intubuar). Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” do të diqen rastet e rënda me insufiçencë respiratore covid pozitiv, janë 4 pacientë të shtruar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 77 pacientë.

Këtë të premte një tjetër pacientē ( A.C- 75 vjeç) në Shërbimin e Infektivit ka humbur betejën me COVID-19, ai vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese. 17 pacientë kanë ndërruar jetë nga COVID-19  në Shqipëri.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Kavajë, Lezhë, Mirditë dhe Shkodër.
Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, Shkodra ka numrin më të lartë me 12 raste. Këto raste janë identifikuar në dy rrethe familjare, mes tyre është dhe një fëmijë 13-vjeçar, që janë identifikuar falë gjurmimit të rasteve të kryera nga epidemiologët ne terren. Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike.
Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Në Spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” janë vendosur në funksion 5 respiratorët e rinj. Në total do të vijnë 54 respiratorë në dërgesën e parë dhe më pas do të kemi edhe 50 të tjerë në dërgesën tjetër, një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të shtimit të kapaciteteve për trajtimin e COVID-19.

Nga stoku i shtuar për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, janë pajisur të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Vazhdon puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për çdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi.

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 000.249 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 51 515.
  • Azi:          193 534 raste të konfimuara

7696 vdekje

  • Afrikë 6536 raste të konfirmuara

244 vdekje

  • Amerikë: 281 754 raste të konfirmuara

 6946 vdekje

  • Oqeania : 6147 raste të konfirmuara

  28 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 193 534
Kina 82465
Iran 50468
Turqi 18135
Republika e Koresë 10062
Izrael 6252
Malajzi 3116
Filipine  2633
Japoni 2617
Indi 2301
Pakistani 2291
Arabia Saudite 1885
Tajland 1875
Indonezia 1790
Singapor  1049
Emiratet e Bashkuara Arabe  1024
Katar  949
Irak  772
Bahrain  643
Liban  494
Kazakistan  386
Kuvajt  342
Taivan  339
Jordania  299
Vietnam  239
Afganistan  235
Oman  231
Uzbekistan   190
Mauritus   169
Palestina   155
Sri Lanka   148
Brunei   133
Kyrgystan   125 
Kamboxhia   114
Bangladeshi      56
Miamare      20
Maldive      19
Siria      16
Mongolia      14
Laos      10
Bhutan      5
Nepal      5
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 281 754
USA 245540
Kanada 11268
Brazili 7910
Kili 3404
Ekuador 3163
Meksika 1378
Panama 1475
Peru 1414
Republika Domenikane 1380
Argjentina 1133
Kolumbia 1161
Kosta Rika 396
Uruguai 369
Porto Riko 316
Hondurasi 222
Kuba 233
Venezuela 144
Bolivia 132
Trinidad dhe Tobago 97
Paraguaji 77
Aruba 60
Guatemala 47
Xhamajka 47
El Salvador 46
Barbado 45
Bermuda 35
Ishujt e Virxhinias 33
Ishujt Kajman 28
Bahamas 24
Sint Marten 23
Guajana 19
Haiti 18
Saint Lucia 13
Dominica 12
Kuracao 11
Suriname 10
Greenland 10
Grenada 10
Saint Kits dhe Nevis 8
Antigua dhe Barbuda 9
Shen Bartelemi 6
Monserat 5
Nikaragua 5
Ishujt Turks dhe Kaikos 5
Belize 3
Ishujt Britanik Virgin 3
Anguilla 3
Saint Vincent & Grenadines 2
Bonaire 2
Oqeania 6147
Australia 5224
Zelanda e re 772
Polinezia Franceze 37
Guam 82
Kaledonia e re 16
Fixhi 7
Ishujt Mariana 8
Papa new Guinea 1
Afrika 6536
Afrika e jugut 1462
Algjeria 847
Egjypt 779
Maroku 708
Tunizia 455
Burkina Faso 288
Kameruni 271
Gana 204
Cote d’lvoire 194
Senegali 195
Nigeria 174
Republika Demokratike e Kongo 123
Kenia 110
Ruanda 82
Niger 74
Madagaskar 59
Guinea 52
Uganda 45
Kongo 41
Xhibuti 41
Togo 39
Zambia 39
Mali 36
Etiopia 29
Eritrea 22
Republika e Tanzanisë 21
Gabon 18
Guinea Ekuatorit 15
Benin 13
Namibia 13
Libia 11
Mozambiku 10
Seychelles 10
Eswatini 9
Guinea – Bissau 9
Angola 8
Republika e Afrikës qëndrore 8
Zimbabue 8
Sudan 7
Çad 7
Kape verde 6
Liberia 6
Mauritania 6
 Somalia 5
Botsvana 4
Gambia 4
Burundi 3
Sierra Leone 2
Malaui 3
Total 488 667

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipaskontinenteve (përveç Kinës), 03. 04. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 511 582 raste të konfirmuara
    • 36 594 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 prill 2020)
Europa 511 582
Italia 115 242
Spanja 110 238
Gjermania 73 522
Franca 59 105
Anglia 33 718
Zvicra 18 844
Belgjika 15 348
Hollanda 14 697
Austria 11 129
Portugalia    9 034
Suedia    5 466
Norvegjia    4 935
Çekia    3 858
Irlanda    3 849
Rusia    3 548
Danimarka    3 386
Polonia    2 946
Rumania    2 738
Luksemburg    2 487
Finlanda    1 518
Greqia    1 514
Islanda    1 319
Serbia    1 171
Kroacia     1 011
Sllovenia     897
Estonia     858
Ukraina     804
Armenia     663
Lituania     649
Hungaria     585
Bosnje –Hercegovina     532 
Letoni    458
Moldavia    505    
Bullgaria     457
Andora     428   
Sllovakia     426
Azerbaxhan     400  
Qipro     356 
Maqedonia e Veriut     354
Shqipëria     277
Bjellorusia     254
San Marino     245
Malta     195
Ishujt Faroe     177
Mali i zi     144
Kosova     125
Gjeorgjia     121
Guemsey     91
Gjibraltar     88
Xhersi     81
Litenshtein     75
Isle of Man     71
Monako      60
Vatikani      6

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 3 prill 2020.

             

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 03.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 85388 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 14681 vdekje
  • 19578 pacientë të shëruar
  • 4068 pacientë në terapi intensive
  • 579 qytetarë në izolim

 

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 26189
Emilia Romanja 12178
Veneto 8861
Piemonte 9130
Marche 3631
Toskana 4909
Liguria 2746
Lazio 3009
Campania 2352
Trento 1659
Puglia 1949
Siçili 1664
Fruli 1324
Abruzzo 1301
Bolzano 1209
Umbria 920
Valle d’Aosta 560
Sardenja 744
Kalabria 662
Bazilikata 247
Molise 144

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.