29 prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (29.04.2020) janë testuar 7028 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 766 raste të konfirmuara
- 31 pacientë kanë ndërruar jetë
- 455 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 29.04.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur | Nr. i rasteve të shëruara |
Tirana | 318 | 17 | 202 |
Shkodër | 108 | 2 | 71 |
Kruja | 102 | 1 | 9 |
Durrësi | 42 | 5 | 38 |
Fieri | 37 | 2 | 32 |
Kurbin | 31 | ||
Korça | 19 | 18 | |
Elbasani | 18 | 15 | |
Kukës | 18 | 10 | |
Lezhë | 14 | 14 | |
Has | 14 | 1 | 12 |
Kavaja | 9 | 1 | 8 |
Lushnja | 7 | 1 | 4 |
Vlora | 5 | 1 | 4 |
Puka | 5 | 4 | |
Mirdita | 5 | 3 | |
Rrogozhina | 4 | 4 | |
Tropojë | 4 | 4 | |
Berat | 4 | 2 | |
Mallakaster | 1 | 1 | |
Mat | 1 | ||
TOTAL | 766 | 31 | 455 |
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 270 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 16 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat.
Janë testuar 8028 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 766 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455.
Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.
Një pacient 71-vjeçar (B.S) nga Shkodra, i konfirmuar me COVID19, në gjendje të rëndë prej 1 muaji, me insuficiencë respiratore akute, ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi” mbrëmjen e sotme. 31 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.
Në shërbimin infektiv janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 33 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë Shkodër dhe Berat.
Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19
Komitetit Teknik i Ekspertëve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale.
Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin gradual te masave, që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit COVID19 dhe shkallën e përhapjes së tij.
Në çdo fazë do vlerësohet kurba epidemiologjike, shpërndarja e vatrave të infeksionit, transmetueshmëria e infeksionit si dhe përballimi nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të COVID19.
Që prej ditës së hënë, datë 27 Prill, është zgjeruar fasha e lëvizjes të qytetarëve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.
Bizneset që do të lejohen
Që nga e hëna, datë 27 Prill janë lejuar të ushtrojnë aktivitet bizneset si më poshtë:
Dyqanet e veshjeve
Të tekstileve
Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara
Shërbimi Taxi
Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hënë, gjendet e plotë në portalin E-Albania.
Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.
Lista e protokolleve të sigurisë të përgjithshme dhe specifike sipas klasifikimit të riskut për bizneset e sipërpermendura gjendet në portalin e-albania dhe është e detyrueshme për çdo biznes të hapur.
Në kuadër të lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të masave, bazuar në vendimin e Komitetit te Ekspertëve , nga dita e hënë datë 27 prill, do të fillojë lehtesimet e posatcme për lëvizjen në “zonat e gjelbërta”.
Lëvizja në zonat e gjelbërta
Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.
Zonat si me poshtë:
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Si dhe Bashkia Divjakë.
Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.
Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.
Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.
Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.
Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.
Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.
Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur në çdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe në komunitet.
Masat të tjera për parandalimin e COVID-19
Po vijon testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.
Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.
Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.
Pasi kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, Abi Bank ka dhuruar 3 aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri. Ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe UNDP.
Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19. Gjithashtu 3 ton me mjete mjekësore i janë shtuar ditën e sotme kapaciteteve tona në spitale për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Ndihmat e ofruara nga Republika Popullore e Kines përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!
I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 3 052 370 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 216 563
- Azi: 490 252 raste të konfimuara
17 846 vdekje
- Afrikë 34 934 raste të konfirmuara
1 525 vdekje
- Amerikë: 1 252 601 raste të konfirmuara
71 085 vdekje
- Oqeania : 8 109 raste të konfirmuara
110 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (29 prill 2020) |
Kontinenti i Azisë | 490 252 |
Turqia | 114653 |
Iran | 92584 |
Kina | 83940 |
India | 31332 |
Arabia Saudite | 20077 |
Izrael | 15589 |
Singapore | 14951 |
Pakistan | 14885 |
Japonia | 13852 |
Katar | 11921 |
Emiratet e Bashkuara | 11380 |
Korea e jugut | 10761 |
Indonesia | 9511 |
Filipine | 7958 |
Bangladesh | 6462 |
Malajsia | 5851 |
Kuvait | 3440 |
Kazakhstan | 3063 |
Thailand | 2938 |
Bahrain | 2811 |
Oman | 2131 |
Uzbekistan | 1939 |
Irak | 1847 |
Afghanistan | 1827 |
Kyrgyzstan | 729 |
Liban | 717 |
Sri_Lanka | 619 |
Palestine | 495 |
Jordania | 449 |
Taivan | 429 |
Vietnam | 270 |
Maldives | 245 |
Mianmar | 150 |
Brunei_Darussalam | 138 |
Kamboxha | 122 |
Nepal | 54 |
Siria | 43 |
Mongolia | 38 |
Timor_Leste | 24 |
Laos | 19 |
Bhutan | 7 |
Jemen | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 1 252 601 |
USA | 1012583 |
Brazil | 71886 |
Canada | 50015 |
Peru | 31190 |
Ekuador | 24258 |
Mexico | 16752 |
Chile | 14365 |
Republika Domenikane | 6416 |
Panama | 6200 |
Kolumbia | 5949 |
Argentina | 4114 |
Kuba | 1437 |
Puerto_Rico | 1400 |
Bolivia | 1053 |
Honduras | 738 |
Kosta_Rika | 705 |
Uruguai | 625 |
Guatemala | 557 |
Jamaika | 381 |
El_Salvador | 345 |
Venezuela | 329 |
Paraguai | 239 |
Trinidad dhe Tobago | 116 |
Bermuda | 110 |
Aruba | 100 |
Bahamas | 80 |
Barbados | 80 |
Haiti | 76 |
Guyana | 75 |
Sint_Maarten | 75 |
Ishujt Kajman | 70 |
Ishujt Virgin | 59 |
Antigua_and_Barbuda | 24 |
Belize | 18 |
Grenada | 18 |
Curaçao | 16 |
Dominica | 16 |
Saint_Vincent_&_Grenadines | 16 |
Saint_Kits dhe Nevis | 15 |
Saint_Lucia | 15 |
Ishujt Malvinas | 13 |
Nikaragua | 13 |
Ishujt Turks_and_Caicos | 12 |
Greenland | 11 |
Montserrat | 11 |
Suriname | 10 |
Bonaire | 6 |
British_Virgin_Islands | 6 |
Anguilla | 3 |
Oqeania | 8125 |
Australia | 6738 |
Zelanda e re | 1126 |
Polinezia Franceze | 58 |
Guam | 145 |
Kaledonia e re | 18 |
Fixhi | 18 |
Ishujt Mariana | 14 |
Papa new Guinea | 8 |
Afrika | 34 934 |
Egjypt | 5042 |
Afrika e jugut | 4996 |
Maroku | 4252 |
Algeria | 3649 |
Kameron | 1806 |
Gana | 1671 |
Nigeria | 1532 |
Guinea | 1240 |
Cote_dIvoire | 1183 |
Xhibuti | 1072 |
Tunizia | 975 |
Senegal | 823 |
Niger | 709 |
Burkina_Faso | 638 |
Somalia | 528 |
Republika e Kongos | 491 |
Mali | 424 |
Kenia | 374 |
Mauritius | 334 |
Sudan | 318 |
Guinea Ekuadoriale | 315 |
Republika e Tanzanise | 306 |
Gabon | 238 |
Ruanda | 212 |
Kongo | 207 |
Liberia | 141 |
Madagaskar | 128 |
Etiopia | 126 |
Cape_Verde | 113 |
Sierra_Leone | 104 |
Togo | 99 |
Zambia | 95 |
Uganda | 79 |
Mozambique | 76 |
Guinea_Bissau | 73 |
Eswatini | 71 |
Benin | 64 |
Libia | 61 |
Chad re | 52 |
Republika e Afrikes qendro | 50 |
Eritrea | 39 |
Malawi | 36 |
Sudani jugor | 34 |
Zimbabwe | 32 |
Angola | 27 |
Botswana | 23 |
Namibia | 16 |
Burundi | 15 |
Sao Tome dhe Principe | 11 |
Seychelles | 11 |
Gambia | 10 |
Mauritania | 7 |
Saharaja perendimore | 6 |
Total | 1 786 608 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 29. 04. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 1 265 762 raste të konfirmuara
- 125 966 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (29 prill 2020) |
Europa | 1 265 762 |
Spanja | 210773 |
Itali | 201505 |
United_Kingdom | 161145 |
Gjermani | 157641 |
France | 126835 |
Russia | 93558 |
Belgjika | 47334 |
Hollanda | 38416 |
Zvicra | 29181 |
Portugalia | 24322 |
Irlanda | 19877 |
Suedia | 19621 |
Austria | 15314 |
Polonia | 12218 |
Bjellorusia | 12208 |
Rumania | 11616 |
Ukraine | 9410 |
Danimarka | 8851 |
Serbia | 8497 |
Norvegjia | 7605 |
Çekia | 7504 |
Finland | 4740 |
Luxembourg | 3741 |
Moldavia | 3638 |
Hungaria | 2727 |
Greqia | 2534 |
Kroacia | 2047 |
Armenia | 1932 |
Islanda | 1795 |
Azerbaijan | 1717 |
Estonia | 1660 |
Bosnia_dhe_Herzegovina | 1588 |
Lithuania | 1449 |
Macedonia e veriut | 1421 |
Sllovenia | 1408 |
Bullgaria | 1399 |
Sllovakia | 1384 |
Qipro | 837 |
Letonia | 836 |
Kosova | 790 |
Shqiperia | 750 |
Andorra | 748 |
San_Marino | 553 |
Gjeorgjia | 511 |
Malta | 450 |
Mali I zi | 321 |
Isle_of_Man | 309 |
Jersey | 284 |
Guernsey | 247 |
Faroe_Islands | 187 |
Gjibraltar | 141 |
Monako | 95 |
Liechtenstein | 83 |
Vatikani | 9 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 29 prill 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 29.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 104 657 rastet aktualisht të konfirmuara
- 27 682 vdekje
- 71 252 pacientë të shëruar
- 1 795 pacientë në terapi intensive
- 83 652 qytetarë në izolim
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 36122 |
Emilia Romanja | 11862 |
Piemonte | 15521 |
Veneto | 8369 |
Toskana | 5663 |
Liguria | 3576 |
Marche | 3347 |
Lazio | 4535 |
Campania | 2782 |
Trento | 1463 |
Puglia | 2927 |
Fruli | 1227 |
Siçili | 2145 |
Abruzzo | 1976 |
Bolzano | 845 |
Umbria | 261 |
Sardenja | 761 |
Kalabria | 753 |
Valle d’Aosta | 135 |
Bazilikata | 194 |
Molise | 193 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.