29 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19
- Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (29.03.2020) janë testuar 1436 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 212 raste të konfirmuara
- 10 pacientë kanë ndërruar jetë
- 40 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 29.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 121 | 5 |
Fieri | 22 | 1 |
Durrësi | 12 | 1 |
Korça | 12 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 5 | |
Lushnja | 4 | 1 |
Kavaja | 4 | 1 |
Shkodër | 5 | |
Lezhë | 5 | |
Kruja | 5 | |
Puka | 3 | |
Tropojë | 3 | |
Has | 2 | |
Rrogozhina | 2 | |
Berat | 1 | |
Mirdita | 1 | |
TOTAL | 212 | 10 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.
Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
7 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit mes të cilëve 2 mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Në total 40 pacientë janë shëruar, të cilët pas testeve të kontrollit të kryer kanë rezultuar negativë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Eshtë hapur spitali i dytë COVID. Nga sot, spitali “Shefqet Ndroqi” është spitali i dytë COVID në vend pas atij të Shërbimit Infektiv në QSUT, ku do të trajtohen personat e prekur nga Koronavirusi COVID-19. Në Spitalin “Shefqet Ndroqi” është bērë një riorganizim i ambienteve, me një kapacitetet prej 190 shtretër, spitali do të vihet në dispozicion për përballimin e Pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ndërsa pacientët e këtij spitali janë zhvendosur në spitalin e Elbasanit.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Eshtë shtuar stoku për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat po shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale te tilla në Shqipëri nëpërmjet linjës së korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave dhe në total ky furnizim do të jetë 26 ton, i financuar nga qeveria shqiptare. Janë materiale të mbrojtjes personale si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.
Ka nisur puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mmjekësore.
Kanë nisur procedurat edhe për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.
2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Qëndroni në shtëpi
Respektoni rregullat e distancimit social.
Respektoni rregullat e higjenës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
- Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 657 140 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 30 451.
- Azi: 155 006 raste të konfimuara
6467 vdekje
- Afrikë 3978 raste të konfirmuara
119 vdekje
- Amerikë: 143 746 raste të konfirmuara
2543 vdekje
- Oqeania : 4395 raste të konfirmuara
16 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (29 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 155 006 |
Kina | 82342 |
Iran | 35408 |
Republika e Koresë | 9583 |
Turqi | 7402 |
Izrael | 3619 |
Malajzi | 2320 |
Japoni | 1693 |
Pakistani | 1408 |
Tajland | 1245 |
Arabia Saudite | 1203 |
Indonezia | 1155 |
Indi | 979 |
Filipine | 1075 |
Singapor | 803 |
Katar | 590 |
Bahrain | 473 |
Irak | 506 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 468 |
Liban | 412 |
Taivan | 283 |
Kuvajt | 235 |
Jordania | 235 |
Kazakistan | 229 |
Vietnam | 223 |
Oman | 152 |
Uzbekistan | 133 |
Brunei | 120 |
Sri Lanka | 115 |
Kamboxhia | 103 |
Mauritus | 102 |
Afganistan | 106 |
Palestina | 97 |
Kyrgystan | 84 |
Bangladeshi | 48 |
Maldive | 16 |
Mongolia | 12 |
Laos | 6 |
Miamare | 8 |
Siria | 5 |
Bhutan | 4 |
Nepal | 5 |
Timor-Leste | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 143 746 |
USA | 124665 |
Kanada | 5386 |
Brazili | 3904 |
Ekuador | 1835 |
Kili | 1902 |
Panama | 901 |
Meksika | 848 |
Argjentina | 745 |
Peru | 671 |
Republika Domenikane | 719 |
Kolumbia | 608 |
Uruguai | 304 |
Kosta Rika | 295 |
Kuba | 119 |
Venezuela | 119 |
Hondurasi | 110 |
Porto Riko | 100 |
Bolivia | 81 |
Trinidad dhe Tobago | 74 |
Paraguaji | 59 |
Guatemala | 34 |
Aruba | 28 |
Xhamajka | 32 |
Barbado | 26 |
Bermuda | 22 |
Ishujt e Virxhinias | 22 |
El Salvador | 19 |
Dominica | 11 |
Bahamas | 11 |
Greenland | 10 |
Grenada | 9 |
Ishujt Kajman | 8 |
Kuracao | 8 |
Gujana | 8 |
Haiti | 8 |
Suriname | 8 |
Antigua dhe Barbuda | 7 |
Monserat | 5 |
Ishujt Turks dhe Kaikos | 5 |
Saint Lucia | 4 |
Nikaragua | 3 |
Sint Marten | 3 |
Anguilla | 2 |
Belize | 2 |
Ishujt Britanik Virgin | 2 |
Saint Kits dhe Nevis | 2 |
Saint Vincent | 1 |
Grenadines | 1 |
Oqeania | 4395 |
Australia | 3809 |
Zelanda e re | 476 |
Polinezia Franceze | 34 |
Guam | 55 |
Kaledonia e re | 15 |
Fixhi | 5 |
Papa new Guinea | 1 |
Afrika | 3978 |
Afrika e jugut | 1187 |
Egjypt | 536 |
Algjeria | 409 |
Maroku | 358 |
Tunizia | 227 |
Burkina Faso | 180 |
Gana | 141 |
Cote d’lvoire | 140 |
Senegali | 130 |
Kameruni | 99 |
Nigeria | 97 |
Republika Demokratike e Kongo | 58 |
Ruanda | 60 |
Kenia | 38 |
Uganda | 30 |
Madagaskar | 28 |
Togo | 28 |
Zambia | 28 |
Kongo | 19 |
Etiopia | 16 |
Xhibuti | 15 |
Guinea Ekuatorit | 13 |
Republika e Tanzanisë | 13 |
Niger | 10 |
Eswatini | 9 |
Mali | 9 |
Guinea | 8 |
Mozambiku | 8 |
Namibia | 8 |
Gabon | 7 |
Seychelles | 7 |
Zimbabue | 7 |
Benin | 6 |
Kape verde | 6 |
Republika e Afrikës qëndrore | 6 |
Eritrea | 6 |
Çad | 5 |
Mauritania | 5 |
Sudan | 5 |
Angola | 4 |
Gambia | 3 |
Liberia | 3 |
Somalia | 3 |
Guinea – Bissau | 2 |
Libia | 1 |
Total | 307 821 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 29. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
- Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 349 319 raste të konfirmuara
- 21 291 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 29 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (29 mars 2020) |
Europa | 349 319 |
Italia | 92 472 |
Spanja | 72 248 |
Gjermania | 52 547 |
Franca | 37 575 |
Anglia | 17 089 |
Zvicra | 13 152 |
Hollanda | 9 762 |
Belgjika | 9 134 |
Austria | 8 291 |
Portugalia | 5 170 |
Norvegjia | 3 845 |
Suedia | 3 447 |
Çekia | 2 663 |
Irlanda | 2 415 |
Danimarka | 2 201 |
Luksemburg | 1 831 |
Polonia | 1 638 |
Rumania | 1 452 |
Rusia | 1 264 |
Finlanda | 1 218 |
Greqia | 1 061 |
Islanda | 963 |
Sllovenia | 691 |
Serbia | 659 |
Kroacia | 657 |
Estonia | 640 |
Armenia | 424 |
Hungaria | 408 |
Lituania | 394 |
Bullgaria | 331 |
Ukraina | 311 |
Andora | 308 |
Letoni | 305 |
Sllovakia a | 295 |
Bosnje –Hercegovin | 257 |
Maqedonia e Veriut | 241 |
Moldavia | 231 |
San Marino | 224 |
Shqipëria | 197 |
Azerbaxhan | 182 |
Qipro | 179 |
Ishujt Faroe | 155 |
Malta | 139 |
Bjellorusia | 94 |
Kosova | 86 |
Gjeorgjia | 85 |
Mali i zi | 84 |
Xhersi | 61 |
Litenshtein | 61 |
Gjibraltar | 56 |
Monako | 43 |
Guemsey | 39 |
Isle of Man | 32 |
Vatikani | 6 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 28 Mars 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
- Situata e COVID-19 në Itali datë 29.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 73880 rastet aktualisht të konfirmuara
- 10779 vdekje
- 13030 pacientë të shëruar
- 3906 në terapi intensive
- 42558 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 25392 |
Emilia Romanja | 10535 |
Veneto | 7251 |
Piemonte | 7268 |
Marche | 3160 |
Toskana | 3786 |
Liguria | 2279 |
Lazio | 2362 |
Campania | 1556 |
Trento | 1293 |
Puglia | 1432 |
Siçili | 1330 |
Fruli | 1141 |
Abruzzo | 1169 |
Bolzano | 1034 |
Umbria | 897 |
Valle d’Aosta | 539 |
Sardenja | 582 |
Kalabria | 577 |
Bazilikata | 197 |
Molise | 100 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.