Situata në vendin tonë sipas MSHMS
Në vendin tonë deri më sot (28.03.2020) janë testuar 1325 raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:
- 197 raste të konfirmuara
- 10 pacientë kanë ndëruar jetë
- 33 pacientë të shëruar
Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19, datë: 28.03.2020
Qyteti | Nr. i rasteve të konfirmuara | Nr. i rasteve te vdekur |
Tirana | 113 | 5 |
Fieri | 21 | 1 |
Durrësi | 11 | 1 |
Korça | 12 | |
Vlora | 5 | 1 |
Elbasani | 5 | |
Lushnja | 4 | 1 |
Kavaja | 4 | 1 |
Shkodër | 4 | |
Lezhë | 4 | |
Kruja | 3 | |
Puka | 3 | |
Tropojë | 3 | |
Has | 2 | |
Rrogozhina | 2 | |
Berat | 1 | |
TOTAL | 197 | 10 |
Në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjecar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora dhe në total numri i presonave që kanë nderuar jetë nga COVID-19 deri tani është 10.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Deri tani janë shëruar 33 pacientë, të cilët pas testeve të kontrollit kanë rezultuar negativë. Shkon në 6 numri i stafit mjekësor të prekur nga COVID-19 që tashmë janë shëruar, prej të cilëve 4 mjekë dhe infermierë të shëruar sot. Por stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.
Vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor, janë në terren për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara.
ISHP po vijon me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse
Eshtë shtuar stoku për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat po shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale te tilla në Shqipëri nëpërmjet linjës së korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave dhe në total ky furnizim do të jetë 26 ton, i financuar nga qeveria shqiptare. Janë materiale të mbrojtjes personale si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me CCOVID-19.
Ka nisur puna për rehabilitimin e spitalit karantinë. Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme. Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mmjekësore.
Kanë nisur procedurat edhe për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.
2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:
Mos shkoni menjëherë në spital!
Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.
Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!
Qëndroni në shtëpi
Respektoni rregullat e distancimit social.
Respektoni rregullat e higjenës.
Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”
Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19
Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
- Në nivel global, janë raportuar në total 591 971 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 27 090.
- Azi: 147 643 raste të konfimuara
6241 vdekje
- Afrikë 3606 raste të konfirmuara
95 vdekje
- Amerikë: 121 296 raste të konfirmuara
2097 vdekje
- Oqeania : 3896 raste të konfirmuara
14 vdekje
- Të tjera: 696 raste të konfirmuara
7 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 28 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (28 mars 2020) |
Kontinenti i Azisë | 147 643 |
Kina | 82213 |
Iran | 32332 |
Republika e Koresë | 9478 |
Turqi | 5698 |
Izrael | 3035 |
Malajzi | 2161 |
Japoni | 1499 |
Pakistani | 1197 |
Tajland | 1136 |
Arabia Saudite | 1104 |
Indonezia | 1046 |
Indi | 873 |
Filipine | 803 |
Singapor | 732 |
Katar | 562 |
Bahrain | 466 |
Irak | 458 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 405 |
Liban | 391 |
Taivan | 267 |
Kuvajt | 225 |
Jordania | 212 |
Kazakistan | 193 |
Vietnam | 169 |
Oman | 131 |
Brunei | 115 |
Sri Lanka | 106 |
Uzbekistan | 104 |
Kamboxhia | 102 |
Mauritus | 94 |
Afganistan | 91 |
Palestina | 91 |
Kyrgystan | 58 |
Bangladeshi | 48 |
Maldive | 14 |
Mongolia | 11 |
Laos | 6 |
Miamare | 5 |
Siria | 5 |
Bhutan | 3 |
Nepal | 3 |
Timor-Leste | 1 |
Raste të tjera | 696 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 696 |
Amerika | 121 296 |
USA | 104686 |
Kanada | 4689 |
Brazili | 3417 |
Ekuador | 1627 |
Kili | 1610 |
Panama | 786 |
Meksika | 717 |
Argjentina | 690 |
Peru | 635 |
Republika Domenikane | 581 |
Kolumbia | 539 |
Kosta Rika | 263 |
Uruguai | 238 |
Venezuela | 119 |
Hondurasi | 95 |
Kuba | 80 |
Bolivia | 74 |
Trinidad dhe Tobago | 66 |
Porto Riko | 64 |
Paraguaji | 56 |
Guatemala | 32 |
Aruba | 28 |
Xhamajka | 26 |
Barbado | 24 |
Ishujt e Virxhinias | 19 |
Bermuda | 17 |
El Salvador | 13 |
Dominica | 11 |
Bahamas | 9 |
Greenland | 9 |
Ishujt Kajman | 8 |
Kuracao | 8 |
Haiti | 8 |
Suriname | 8 |
Antigua dhe Barbuda | 7 |
Grenada | 7 |
Gujana | 5 |
Monserat | 5 |
Saint Lucia | 3 |
Sint Marten | 3 |
Belize | 2 |
Ishujt Britanik Virgin | 2 |
Nikaragua | 2 |
Saint Kits dhe Nevis | 2 |
Anguilla | 2 |
Ishujt Turks dhe Kaikos | 2 |
Saint Vincent | 1 |
Grenadines | 1 |
Oqeania | 3896 |
Australia | 3378 |
Zelanda e re | 416 |
Polinezia Franceze | 30 |
Guam | 51 |
Kaledonia e re | 15 |
Fixhi | 5 |
Papa new Guinea | 1 |
Afrika | 3606 |
Afrika e jugut | 1170 |
Egjypt | 495 |
Maroku | 345 |
Algjeria | 305 |
Tunizia | 227 |
Burkina Faso | 146 |
Gana | 137 |
Senegali | 119 |
Cote d’lvoire | 101 |
Kameruni | 88 |
Nigeria | 81 |
Republika Demokratike e Kongo | 58 |
Ruanda | 54 |
Kenia | 31 |
Togo | 25 |
Madagaskar | 24 |
Etiopia | 16 |
Zambia | 16 |
Uganda | 14 |
Xhibuti | 13 |
Guinea Ekuatorit | 13 |
Republika e Tanzanisë | 13 |
Niger | 10 |
Eswatini | 9 |
Namibia | 8 |
Gabon | 7 |
Mozambiku | 7 |
Seychelles | 7 |
Benin | 6 |
Eritrea | 6 |
Kape verde | 5 |
Republika e Afrikës qëndrore | 5 |
Guinea | 5 |
Çad | 5 |
Zimbabue | 5 |
Mali | 4 |
Angola | 4 |
Kongo | 4 |
Liberia | 3 |
Mauritania | 3 |
Sudan | 3 |
Gambia | 3 |
Somalia | 3 |
Guinea – Bissau | 2 |
Libia | 1 |
Total | 277 137 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 28. 03. 2020
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë
Situata në Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
- Europë: 314 834 raste të konfirmuara
- 18 636 vdekje
Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 28 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (28 mars 2020) |
Europa | 150 463 |
Italia | 86 498 |
Spanja | 64 059 |
Gjermania | 48 582 |
Franca | 32 964 |
Anglia | 14 543 |
Zvicra | 12 104 |
Hollanda | 8 603 |
Austria | 7 697 |
Belgjika | 7 284 |
Portugalia | 4 268 |
Norvegjia | 3 581 |
Suedia | 3 046 |
Çekia | 2 279 |
Danimarka | 2 046 |
Irlanda | 2 121 |
Luksemburg | 1 605 |
Polonia | 1 389 |
Rumania | 1 292 |
Rusia | 1 036 |
Finlanda | 1 025 |
Greqia | 966 |
Islanda | 890 |
Sllovenia | 632 |
Kroacia | 586 |
Estonia | 575 |
Serbia | 457 |
Armenia | 372 |
Lituania | 358 |
Hungaria | 343 |
Sllovakia | 295 |
Bullgaria | 293 |
Letoni | 280 |
Andora | 267 |
Bosnje –Hercegovina | 229 |
San Marino | 223 |
Maqedonia e Veriut | 219 |
Ukraina | 218 |
Moldavia | 199 |
Shqipëria | 186 |
Azerbaxhan | 165 |
Qipro | 162 |
Ishujt Faroe | 144 |
Malta | 139 |
Bjellorusia | 94 |
Kosova | 86 |
Gjeorgjia | 81 |
Mali i zi | 75 |
Litenshtein | 60 |
Gjibraltar | 55 |
Guemsey | 36 |
Monako | 42 |
Xhersi | 52 |
Isle of Man | 29 |
Vatikani | 5 |
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 28 Mars 2020.
Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë
Situata e COVID-19 në Itali datë 28.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html
- 70065 rastet aktualisht të konfirmuara
- 10023 vdekje
- 12384 pacientë të shëruar
- 3856 në terapi intensive
- 39533 në izolim në shtëpi
Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:
Rajonet | Rastet aktuale
të konfirmuara |
Lombardia | 24509 |
Emilia Romanja | 9964 |
Veneto | 6913 |
Piemonte | 6851 |
Marche | 2999 |
Toskana | 3511 |
Liguria | 2086 |
Lazio | 2181 |
Campania | 1407 |
Trento | 1234 |
Puglia | 1358 |
Siçili | 1242 |
Fruli | 1120 |
Abruzzo | 1027 |
Bolzano | 929 |
Umbria | 824 |
Valle d’Aosta | 468 |
Sardenja | 569 |
Kalabria | 523 |
Bazilikata | 178 |
Molise | 98 |
Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:
Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:
- Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
- Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
- Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
- Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
- Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.