27 Qershor 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (27.06.2020) janë testuar 25918  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 2330 raste të konfirmuara
  • 53 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 1346 pacientë të shëruar
  • 931 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e rasteve konfirmuara me COVID-19,  datë: 27. 06.2020

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 20 15 0
Dibër 11 10 0
Durrës 455 266 9
Elbasan 36 24 1
Fieri 114 65 5
Gjirokastër 8 1 0
Korça 47 21 0
Kukës 59 42 1
Lezhë 89 58 0
Shkodër 320 160
Tiranë 1068 679 30
Vlorë 103 5 2
Total 2330 1346 53

 

 

Situata e COVID 19 në Shqipëri, në 24 orët e fundi

Dy qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në 24 orët e fundit.

Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 355 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 61 raste pozitive.

Një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.

Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

 Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në terren për të siguruar zbatimin e protokolleve

Në zbatim të Urdhërave të ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për masat e veçanta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19,  Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor po vijon në terren kontrollet e të gjithë subjekteve për të monitoruar zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës anti-COVID: Drejtorinë Tatimore, Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1740 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit në të gjitha qarqet e vendit.

Monitorimi ka vijuar në bar-kafe, restorante, klinika dentare, hotele, fasoneri, call centre, institucione publike etj.

Gjatë periudhës së epidemisë mbi 87 mijë subjekte janë kontrolluar dhe janë vendosur rreth 330 masa administrative me gjobë për subjektet e kapura në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigursë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Vlerësimi i situatës aktuale nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

 

Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë se do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës.

Me plotësimin e kapaciteteve në Spitalin Infektiv, sistemi shendetesor po përgatitet për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT ose spitali COVID3 për të përballuar fluksin në rritje dhe është duke u rekrutuar stafi mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital. Paralelisht nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapet Spitalin COVID 2, pra ish-Sanatoriumin, dhe në skenarin tjetër, në rast se shifrat kapërcejnë këto kapacitete do të kalohet tek spitali karantinë COVID4 në aksin Tiranë-Durrës.

Komiteti Teknik i Ekspetëve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, pra do të vijoj transporti publik ndërqyetetas dhe brenda qytetit, por me disa masa dhe protokolle të veçanta të cilat tashmë janë të miratuara dhe aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Përdorimi i maskës gjatë udhëtimit si për ata që shërbejnë dhe për qytetarët që përdorin transportin publik do të jetë i detyrueshëm. Nuk do të ketë asnjë tolerancë nëse do të konstatohet mosrespektim i këtyre masave dhe rregullave të vendosura që janë të domosdoshme për të mbrojtur shëndetin e popullatës dhe për të mos lejuar përhapjen e SARS-COV2.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Fuqizimi i njësive të terapisë intensive

 

Reanimacioni i Spitalit COVID2 ” Shefqet Ndroqi” është rinovuar duke u pajisur me 100% me pajisje te reja të teknologjisë së lartë. Janë dyfishuar kapacitetet e terapisë intensive në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” me pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, duke filluar nga shtretërit e reanimacionit, respiratorët, monitorët multi-parametrikë që sapo janë instaluar, cpap, aspiratorë, shiringa elektrike, laringoskopë – seti i plotë i pajisjeve të reanimacionit I ka dhënë një fytyrë të re terapisë intensive të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” me parametrat dhe standardet europiane, për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda.

Në kuadër të fuqizimin të njësive të terapisë intensive deri tani janë pajisur me sete të reja edhe reanomacionet në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe Elbasanit.

 

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat:

Situata epidemiologjike në vend po vijon në javën e 16 të epidemisë, por në 3 javët e fundit kemi një intensitet të lartë të hasjes së rasteve pozitive me Covid19. Kemi gjithashtu dhe një numër të lartë të rasteve që kërkojnë trajtim spitalor dhe terapi intensive. Kjo situatë, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me kriterin epidemiologjik, siç është periudha e gjatë e inkubacionit 14 ditor, si dhe mos respektimi i masave të vendosura për ndërprerjen e trasmetimit të virusit.

Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për të gjithë qytetarët, bizneset, institucionet, respektoni masat e vendosura dhe protokollet e miratuara të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo sipërmarrje turistike dhe të gjithe pushuesve të zbatojnë protokollin e masave anti-Covid19 përgjatë gjithë sezonit.

Stafi i shërbimit, në kontaktet me pushuesit / vizitorët duhet të mbajë në mënyrë të domosdoshme maskat mbrojtëse. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

Të zbatohen me rigorozitet masat e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha zonat bufe, bare, restorante, kuzhina në të gjitha strukturat akomoduese.

Të tregohet kujdes në përdormin e ashensorit në strukturat akomoduese që e disponojnë atë, duke respektuar masat e distancimit dhe të higjienës.

Të kryhet dezinfektimi i krevateve të plazhit, shërbimeve higjienike dhe aksesorëve të ndryshëm në mënyrë periodike. Të respektohet hapësira midis çadrave dhe ndenjëseve të pushuesve në distancë jo më pak se 3.5 m dhe të evitohen grumbullimet shoqërore.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik, apo informacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 9 770 954 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 493 898
  • Azi:          2 081 534 raste të konfimuara

52 282 vdekje

  • Afrikë 359 078 raste të konfirmuara

9 276 vdekje

  • Amerikë: 4 936 787 raste të konfirmuara

 241 786 vdekje

  • Oqeania : 9 157 raste të konfirmuara

  133 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 qershor 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 qershor 2020)
Kontinenti i Azisë 2 081 534
India 508953
Iran 217724
Pakistan 198883
Turqia 194511
Arabia Saudite 174577
Bangladesh 130474
Katar 92784
Kina 84725
Indonesia 51427
Emiratet e Bashkuara 46973
Kuvait 43703
Singapore 42955
Irak 41193
Oman 36034
Filipine    34073
Afghanistan 30451
Bahrain 24805
Izrael 22800
Kazakhstan 20319
Japonia 18297
Korea e jugut               12653
Nepal 11755
Malajsia 8606
Uzbekistan 7490
Taxhikistan 5747
Kyrgyzstan 4513
Thailand 3162
Maldives 2283
Sri_Lanka          2014
Palestine 1795
Liban 1697
Jordania 1104
Jemen 1089
Taivan 447
Vietnam                     353
Mianmar 293
Siria                    255
Mongolia 219
Brunei_Darussalam 141
Kamboxha 139
Bhutan 75
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 4 936 787
USA 2467837
Brazil 1274974
Peru 272364
Chile 263360
Mexico 208392
Canada 102783
Kolumbia 84442
Ekuador 53856
Argentina 52444
Panama 29905
Republika Domenikane 29764
Bolivia 29423
Honduras 15994
Guatemala 15828
Puerto_Rico 6922
Haiti 5722
El_Salvador 5517
Venezuela 4779
Kosta_Rika 2836
Kuba 2325
Nikaragua 2170
Paraguai 1711
Uruguai 919
Xhamaika           686
Suriname 391
Guyana 230
Ishujt Kajman 196
Bermuda 146
Trinidad dhe Tobago 124
Bahamas 104
Aruba 101
Barbados 97
Ishujt Virgin 81
Sint_Maarten 77
Antigua_and_Barbuda 65
Saint_Vincent_&_Grenadines 29
Belize 24
Curaçao 24
Grenada 23
Saint_Lucia 19
Dominica 18
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Turks_and_Caicos 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 13
Montserrat 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 9 157
Australia 7595
Zelanda e re 1172
Polinezia Franceze 62
Guam 248
Kaledonia e re 21
Fixhi 18
Ishujt Mariana 30
Papa new Guinea 11
Afrika 359 078
Afrika e jugut 124590
Egjypt 62755
Nigeria 23298
Gana 15834
Algeria 12685
Kameron            12592
Maroku 11633
Sudan 9257
Cote_dIvoire 8334
Republika e Kongos 6552
Senegal 6354
Kenia 5533
Etiopia 5425
Guinea                5260
Gabon 5209
Xhibuti 4643
Mauritania 3739
Republika e Afrikes qendrore 3340
Somalia 2878
Mali 2039
Guinea Ekuadoriale 2001
Sudani jugor 1952
Madagaskar 1922
Guinea_Bissau 1556
Zambia 1531
Sierra_Leone 1394
Kongo                1204
Tunizia 1164
Niger 1062
Benin 1053
Cape_Verde 1027
Malawi 1005
Burkina_Faso 941
Chad 865
Ruanda 858
Uganda 833
Mozambique 816
Eswatini 728
Sao_Tome _and_Principe 712
Libia 698
Liberia 684
Togo 591
Zimbabwe 561
Republika e Tanzanise 509
Mauritius 341
Komorros 247
Angola               212
Eritrea 167
Burundi 144
Botswana           125
Namibia 121
Gambia 44
Saharaja perendimore 25
Lezoto 24
Seychelles 11
Total 7 387 252

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 27. 06. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 2 383 702 raste të konfirmuara
    • 190 414 vdekje

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 qershor 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 qershor 2020)
Europa 2 383 702
Russia 620794
United_Kingdom 309360
Spanja 247905
Itali 239961
Gjermani 193243
France 162936
Suedia 65137
Belgjika 61106
Bjellorusia 60713
Hollanda 50005
Ukraine 41117
Portugalia 40866
Polonia 33395
Zvicra            31403
Rumania 25697
Irlanda 25414
Armenia 23909
Austria 17498
Moldavia 15776
Azerbaijan 15369
Serbia 13565
Danimarka       12675
Çekia 11038
Norvegjia 8815
Finland 7191
Macedonia e veriut 5766
Bullgaria 4513
Luxembourg 4173
Hungaria 4127
Bosnia_dhe_Herzegovina 3934
Greqia 3343
Kroacia 2539
Shqiperia 2330
Kosova 2169
Estonia 1986
Islanda                                 1832
Lithuania                  1808
Sllovakia 1643
Sllovenia 1558
Letonia 1112
Qipro 992
Gjeorgjia 921
Andorra 855
San_ Marino 698
Malta 670
Mali I zi 439
Isle_of_Man 336
Jersey 319
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 176
Monako 102
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 27 qershor 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 27.06.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 16 836 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 34 716 vdekje
  • 188 584 pacientë të shëruar
  •     97   pacientë në terapi intensive
  • 15 479   qytetarë në izolim

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.