27 mars 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (27.03.2020) janë testuar 1246  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 186 raste të konfirmuar
  • 8 pacientë kanë ndëruar jetë  
  • 31 pacientë të shëruar

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 27.03.2020

 

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur
Tirana 107 4
Fieri 20 1
Durrësi 11 1
Korça 12  
Vlora 5  
Kavaja 4 1
Lushnja 4 1
Rrogozhina 2  
Elbasani 5  
Shkodër 4  
Has 2  
Lezhë 4  
Berat 1  
Tropojë 2  
Kruja 1  
Puka 2  
TOTAL 186 8

 

Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë – një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, shkon në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve në këtë moment të vështirë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Pukë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Eshtë shtuar stoku për mjetet të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, (blerje e qeverisë shqiptare në Turqi) të cilat po shpërndahen në të gjithë spitalet, duke mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor. Ditën e sotme ka mbërritur në vendin tonë një tjetër furnizim prej 8 ton me mjete mbrojtese presonale. Deri tani kanë mbërritur 15 ton me materiale te tilla në Shqipëri nëpërmjet linjës së korridorit të posaçëm të dedikuar nga Turqia për ardhjen e këtyre mallrave dhe në total ky furnizim do të jetë 26 ton, i financuar nga qeveria shqiptare. Janë materiale të mbrojtjes personale si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19.

Po behet gati ngritja e një strukture të re, një spital karantinë për rastet jo të rënda.
Spitali karantinë do të shërbejë për ata pacientë që përmirësohen, por kanë nevojë ende për t’u mbajtur nën vëzhgim dhe janë të hospitalizuar. Në këtë strukturë do të jenë rreth 100 shtretër, do të adaptohet, një farmaci, një depozitim i vendosjes së mbetjeve spitalore, një imazheri dhe laborator bazë. Do të bëhen edhe instalimet e oksigjenit në dhomat e caktuara, duke qenë se këtu do të shtrohen ato që janë në fazë shërimi, por do kenë asistencën e nevojshme.
Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, të dytë dhe të tretë janë struktura të tjera në spitalet publike, ndërsa ky do të shërbejë si një spital-karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore.

Po lidhet kontrata për blerjen e 54 respiratorëve dhe po vijohet procedura për 100 respiratorë të tjerë, që do të mbërrijnë sipas një kalendari të mirëpërcaktuar.

2,5 miliard lekë janë alokuar nga qeveria shqiptare për sektorin e shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër falas 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!

Qëndroni në shtëpi

Respektoni rregullat e distancimit social.

Respektoni rregullat e higjenës.

 

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta adminsitrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID – 19”

Akti Normativ “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID 19”

Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

 

Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 528 025 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 23 672.
  • Azi:          140 654 raste të konfimuara

6041 vdekje

  • Afrikë 3141 raste të konfirmuara

78 vdekje

  • Amerikë: 100 174 raste të konfirmuara

 1519 vdekje

  • Oqeania : 3604 raste të konfirmuara

  14 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 140 654
Kina 82079
Iran 29406
Republika e Koresë 9332
Turqi 3629
Izrael 2666
Malajzi 2031
Japoni  1364
Pakistani 1197
Tajland 1136
Arabia Saudite 1012
Indonezia  893
Indi  724
Singapor  594
Filipine  707
Katar  549
Bahrain  458
Irak  382
Liban  368
Emiratet e Bashkuara Arabe  333
Taivan  252
Kuvajt  208
Jordania  172
Vietnam  153
Kazakistan  120
Brunei  114
Oman  109
Sri Lanka   106
Kamboxhia     98
Palestina      84
Uzbekistan      83
Mauritus      81
Afganistan      75
Bangladeshi      48
Kyrgystan      44
Maldive      13
Mongolia      11
Laos      6
Miamare      5
Siria      5
Bhutan      3
Nepal      3
Timor-Leste      1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 100 174
USA 85991
Kanada 4018
Brazili 2915
Ekuador 1403
Kili 1306
Panama 674
Argjentina 589
Meksika 585
Peru 580
Kolumbia 491
Republika Domenikane 488
Uruguai 238
Kosta Rika 231
Venezuela 107
Kuba 67
Hondurasi 67
Trinidad dhe Tobago 65
Bolivia 61
Paraguaji 52
Aruba 28
Xhamajka 26
Guatemala 25
Barbado 24
Ishujt e Virxhinias 17
Bermuda 15
El Salvador 13
Dominica 11
Bahamas 9
Haiti 8
Suriname 8
Antigua dhe Barbuda 7
Kuracao 7
Grenada 7
Ishujt Kajman 6
Greenland 6
Gujana 5
Monserat 5
Saint Lucia 3
Anguilla 2
Belize 2
Ishujt Britanik Virgin 2
Nikaragua 2
Saint Kits dhe Nevis 2
Sint Marten 2
Ishujt Turks dhe Kaikos 2
Saint Vincent 1
Grenadines 1
Oqeania 3604
Australia 3166
Zelanda e re 338
Polinezia Franceze 30
Guam 49
Kaledonia e re 15
Fixhi 5
Papa new Guinea 1
Afrika 3141
Afrika e jugut 927
Egjypt 456
Algjeria 305
Maroku 275
Tunizia 173
Burkina Faso 146
Gana 132
Senegali 105
Cote d’lvoire 96
Kameruni 88
Nigeria 65
Republika Demokratike e Kongo 54
Ruanda 50
Kenia 31
Togo 24
Madagaskar 23
Xhibuti 18
Uganda 14
Zambia 14
Republika e Tanzanisë 13
Guinea Ekuatorit 12
Etiopia 12
Niger 10
Namibia 8
Gabon 7
Mozambiku 7
Seychelles 7
Benin 6
Eritrea 6
Eswatini 6
Kape verde 5
Republika e Afrikës qëndrore 5
Guinea 5
Çad 5
Kongo 4
Mali 4
Angola 3
Gambia 3
Liberia 3
Mauritania 3
Sudan 3
Zimbabue 3
Somalia 2
Guinea – Bissau 2
Libia 1
Total 248 269

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID19 sipas kontinenteve (përveç Kinës), 27. 03. 2020

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

 

Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:

  • Europë: 279 756 raste të konfirmuara
    • 16 013 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 27 mars 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (27 mars 2020)
Europa 150 463
Italia 80 539
Spanja 56 188
Gjermania 42 288
Franca 29 155
Anglia 11 658
Zvicra 10 714
Hollanda  7 431
Austria   7 029
Belgjika    6 235
Portugalia    3 544
Norvegjia    3 156
Suedia    2 806
Çekia    2 062
Danimarka    1 877
Irlanda    1 819
Luksemburg    1 453
Polonia    1 221
Rumania    1 029
Finlanda    958
Greqia    892
Rusia    840
Islanda    802
Sllovenia    577
Estonia     538
Kroacia     495
Serbia     384
Armenia     329
Hungaria     300
Lituania     299
Bullgaria     264
Letoni     244
Sllovakia    226
Andora     224
San Marino     218
Maqedonia e Veriut     201
Bosnje –Hercegovina     181
Moldavia     177
Shqipëria     174   
Ukraina     156   
Qipro     146
Ishujt Faroe     140
Malta     134
Azerbaxhan    122
Bjellorusia     86
Gjeorgjia     79
Kosova     79
Mali i zi     67
Litenshtein     56
Gjibraltar     35
Guemsey     34
Monako     33
Xhersi     32
Isle of Man      26
Vatikani      5

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 27 Mars 2020.

                                                             

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

Situata e COVID-19 në Itali datë 27.03.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 66414 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 9134 vdekje
  • 10950 pacientë të shëruar
  • 3612 në terapi intensive
  • 36653 në izolim në shtëpi

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

  1. Lombardia 23895 raste
  2. Emilia Romanja   9361 raste
  3. Veneto                 6648 raste
  4. Piemonte   6347 raste
  5. Marche   2850 raste
  6. Toskana   3170 raste
  7. Liguria   2060 raste
  8. Lazio   2013 raste
  9. Campania   1292 raste
  10. Trento   1164 raste
  11. Puglia   1236 raste
  12. Siçili   1158 raste
  13. Fruli   1027 raste
  14. Abruzzo     925 raste
  15. Bolzano     833 raste
  16. Umbria     824 raste
  17. Valle d’Aosta     413 raste
  18. Sardenja     496 raste
  19. Kalabri     469 raste
  20. Basilikata     147 raste
  21. Molise       86 raste

  

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.