26 Prill 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (26.04.2020) janë testuar 7279  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 726 raste të konfirmuara
  • 28 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 410 pacientë të shëruar

 

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 26.04.2020

Qyteti Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve te vdekur Nr. i rasteve të shëruara
Tirana 293 15 183
Shkodër 104 1 55
Kruja 92   7
Durrësi 42 4 36
Fieri 37 1 27
Kurbin 31    
Korça 19   18
Elbasani 18 1 15
Kukës 18   10
Lezhë 14   14
Has 14 1 12
Kavaja 9 3 8
Lushnja 7 1 4
Vlora 5 1 4
Puka 5   4
Mirdita 5   3
Rrogozhina 4   4
Tropojë 4   4
Berat 3   2
Mallakaster 1    
Mat 1    
TOTAL 726 28 410

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiologjik nga ku rezulton se në Krujë  janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. 

Plani për lehtësimin e masave dhe parandalimin e COVID-19

Nisur nga zhvillimet e javës së fundit, nga vlerësimi dhe analiza e të dhënave dhe situatën e epidemisë në vend, Komitetit Teknik i Ekspertëve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale.

Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin  gradual te masave,  që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit COVID19 dhe shkallën e përhapjes  së tij.

Do të tregohemi në çdo fazë shume të kujdesshem, duke vlerësuar  kurbën  epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave të infeksionit, transmetueshmërinë e infeksionit si dhe përballimin nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të COVID19.

Duke filluar nga dita e hënë, date 27 Prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes të qytetarëve nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë distancimit social dhe duke zgjruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.

Bizneset që do të lejohen

Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitet bizneset si më poshtë:

Dyqanet e veshjeve

Të tekstileve

Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure

Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë

Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hene, gjendet e plotë në portalin E-Albania.

Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.

Lista e protokolleve të sigurisë të përgjithshme dhe specifike sipas klasifikimit të riskut për bizneset e sipërpermendura gjendet në portalin e-albania dhe është e detyrueshme per cdo biznes te hapur.

Në kuadër të lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të masave, bazuar në vendimin e Komitetit te Ekspertëve , nga dita e hënë datë 27 prill, do të fillojë lehtesimet e posatcme për lëvizjen në “zonat e gjelbërta”.

 

Lëvizja në zonat e gjelbërta

Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.

Zonat si me poshtë:

Qarku Dibër

Qarku Gjirokastër

Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;

Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd

Si dhe Bashkia Divjakë. 

Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit.

Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.

Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.

Ne zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë në hapësirat publike.

Sa i takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.

Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përveç rasteve me autorizim për arsye shëndetësore.

Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.

Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur në çdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe në komunitet.

Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!

 

Masat të tjera për parandalimin e COVID-19

 

Nga veriu në jug, me  angazhim maksimal epidemiologët e strukturave tona të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor po vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për COVID19. Aktualisht Kruja dhe Kurbini me rastet e ditëve të fundit kanë drejtuar gjithë vemendjen për një hetim të thelluar epidemiologjik.

Ka nsiur testimi i ri serologjik në laboratorin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’. Ky laborator do të kryejë testmin e ri për konfirmimin e diagnozës COVID19 dhe vlerësimin e imunizimit, duke filluar nga grupet e rrezikut, siç janë mjekët, por edhe strukturat e policisë. Laboratori i QSUT, në një fazë të dytë, do të shërbejë edhe për testimin e kampioneve të dyshuara për COVID19, me metodën e biologjisë molekular të Real-Time PCR.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik, Laboratori i Virologjisë, vazhdon në mënyrë sistematike testimin e të gjithë rasteve të dyshuar, gjurmimin e kontakteve dhe testimin e tyre për COVID-19 dhe është në proces për ardhjen e sasive të tjera të testeve. Që prej fillimit të pandemisë e në vazhdim, ISHP është furnizuar me teste për realizimin e diagnozës së COVID19.

Në vijim të masave të marra për parandalimin e COVID-19, nëpërmjet mjekut të familjes të moshuarve të cilët janë edhe më të rrezikuarit nga kjo epidemi, barnat me rimbursim po ju dërgohen në shtëpi. Mjekët e familjes gjithashtu po ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara.

Linkhttp://shendetesia.gov.al/koronavirusi-i-ri-dhe-masat-ndaj-tij/

 

Masat për shtimin e kapaciteteve dhe stokut të mjeteve mbrojtëse

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po vijon të zgjerojë kapacitetet për përballimin e situatës së shkaktuar nga COVID19. Aktualisht janë 3-fishuar kapacietet në terapinë intensive në spitalet COVID1 dhe COVID2, ndërsa po vijon zgjerimi i kapaciteteve në terapinë intensive në shërbimin shëndetësor publik.

Pasi kanë mbërritur 5 respiratorêt e parë, pjesë e 54 respiratorëve të financuar nga qeveria shqiptare, Abi Bank ka dhuruar 3 aparaturat e reja jetëshpëtuese për terapinë intensive të spitaleve COVID, në ndihmë të përballimit të situatës së shkaktuar nga COVID19 në Shqipëri. Ndërsa do të zgjerohen kapacitetet edhe me 30 respiratorë të tjerë, me mbështetjen e Ambasadës Zviceriane, Ambasadës Norvegjeze dhe  UNDP.

Për të mundësuar rritjen e sigurisë për personelin shëndetësor, qeveria shqiptare në kuadër të shtimit të masave për përballimin e situatës së shkaktuar nga Pandemia COVID19, ka pajisur me 23 ton me materiale të tilla si: maska, veshjet speciale, syze, helmetat mbrojtëse dhe elemente të tjerë të cilat kanë të bëjnë me rritjen e sigurisë të mjekëve dhe infermierëve në përballje me COVID-19. Gjithashtu 3 ton me mjete mjekësore i janë shtuar ditën e sotme kapaciteteve tona në spitale për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e COVID-19. Ndihmat e ofruara nga Republika Popullore e Kines përbëhen nga 5 mijë kite diagnostifikimi si dhe materiale të mbrojtjes personale për stafet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve:

Distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale mbeten të vetmet armë që ne kemi në dorë si komunitet për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Prandaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe posaçërisht sipërmarrësve, që në kushtet e hapjes së aktivitetit ekonomik të respektojnë rigorozisht rregullat!

I’u kujtojmë përsëri të gjithë qytetarëve se deri kur të kemi vaksinën, do të na duhet të gjithëve të jetojmë dhe të punojmë duke ruajtur në nivelin maksimal vigjilencën ndaj rrezikut të infektimit.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, bëhet akoma më e rëndësishme të zbatohen me përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 2 844 712 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 201 315
  • Azi:          456 350 raste të konfimuara

16 865 vdekje

  • Afrikë 30 316 raste të konfirmuara

1 382 vdekje

  • Amerikë: 1 134 686 raste të konfirmuara

 63 649 vdekje

  • Oqeania : 8 080 raste të konfirmuara

  106 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 prill 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 prill 2020)
Kontinenti i Azisë 456 350
Turqia 107773
Iran 89328
Kina 83909
India 26496
Arabia Saudite 16299
Izrael 15298
Japonia 13182
Pakistan 12723
Singapore 12693
Korea e jugut 10728
Emiratet e Bashkuara 9813
Katar 9358
Indonesia 8607
Filipine 7294
Malajsia 5742
Bangladesh 4998
Thailand 2922
Kuvait 2892
Kazakhstan 2652
Bahrain 2589
Oman                           1905
Uzbekistan 1865
Irak 1763
Afghanistan 1463
Liban                  704
Kyrgyzstan 682
Sri_Lanka 462
Jordania 444
Taivan 429
Palestine 342
Vietnam 272
Mianmar 146
Brunei_Darussalam 138
Maldives 137
Kamboxha 122
Nepal 49
Siria 42
Mongolia 38
Timor_Leste 24
Laos 19
Bhutan 7
Jemen 1
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 1 134 686
USA 939053
Brazil 58509
Canada 45341
Peru 25331
Mexico 13842
Chile 12858
Ekuador 11183
Republika Domenikane 5926
Panama 5538
Kolumbia 5142
Argentina 3767
Puerto_Rico 1416
Kuba 1337
Bolivia 866
Kosta_Rika 693
Honduras 627
Uruguai 596
Guatemala 473
Venezuela 323
Jamaika 305
El_Salvador 298
Paraguai 228
Trinidad dhe Tobago 115
Aruba 100
Bermuda 99
Barbados 79
Bahamas 78
Guyana 74
Sint_Maarten 73
Haiti 72
Ishujt Kajman 70
Ishujt Virgin 55
Antigua_and_Barbuda 24
Belize 18
Grenada 18
Curaçao 16
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Saint_Lucia 15
Saint_Vincent_&_Grenadines 14
Ishujt Malvinas 13
Nikaragua 12
Greenland 11
Montserrat 11
Ishujt Turks_and_Caicos 11
Suriname 10
Bonaire 6
British_Virgin_Islands 6
Anguilla 3
Oqeania 8080
Australia 6703
Zelanda e re 1121
Polinezia Franceze 57
Guam 141
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 14
Papa new Guinea 8
Afrika 30 316
Afrika e jugut 4361
Egjypt 4319
Maroku 3897
Algeria 3256
Kameron 1518
Gana 1279
Nigeria 1182
Cote_dIvoire 1111
Xhibuti 1008
Guinea 996
Tunizia 939
Niger 684
Burkina_Faso 629
Senegal 614
Republika e Kongos 442
Somalia 390
Mali 370
Kenia 343
Mauritius 331
Republika e Tanzanise 300
Guinea Ekuadoriale 214
Sudan 213
Kongo 200
Ruanda 183
Gabon 176
Madagaskar 124
Etiopia 122
Liberia 120
Togo 96
Cape_Verde 90
Zambia 84
Sierra_Leone 82
Uganda 75
Mozambique 70
Libia 61
Benin 58
Guinea_Bissau 52
Chad 40
Eswatini 40
Eritrea 39
Malawi 33
Zimbabwe 31
Angola 25
Botswana 22
Republika e Afrikes qendrore 19
Namibia 16
Burundi 15
Seychelles 11
Gambia 10
Sao Tome dhe Principe 8
Mauritania 7
Saharaja perendimore 6
Sudani jugor 5
Total 1 630 128

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 26. 04. 2020

 

       Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 214 584 raste të konfirmuara
    • 119 306 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 prill 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 prill 2020)
Europa 1 214 584
Spanja 219764
Itali 195351
Gjermani 154175
United_Kingdom 148377
France 124114
Russia 74588
Belgjika 45325
Hollanda 37190
Zvicra 28811
Portugalia 23392
Irlanda 18561
Suedia 18177
Austria 15134
Polonia 11273
Rumania 10635
Bjellorusia 9590
Ukraine 8617
Danimarka 8445
Serbia 7779
Norvegjia 7467
Çekia 7352
Finland 4475
Luxembourg 3711
Moldavia 3304
Greqia 2506
Hungaria 2500
Kroacia 2016
Islanda 1790
Armenia 1746
Estonia 1635
Azerbaijan 1617
Bosnia_dhe_Herzegovina 1485
Lithuania 1438
Sllovenia 1388
Sllovakia 1373
Macedonia e veriut 1367
Bullgaria 1247
Qipro 810
Letonia 804
Andorra 733
Kosova 731
Shqiperia 712
San_Marino 513
Gjeorgjia 456
Malta 448
Mali I zi 320
Isle_of_Man 308
Jersey 280
Guernsey 245
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 136
Monako 94
Liechtenstein 83
Vatikani 9

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 26 prill 2020.      

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 26.04.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 106 103 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 26 644 vdekje
  • 64 928 pacientë të shëruar
  • 2 009   pacientë në terapi intensive
  • 82 722  qytetarë në izolim

 

Shpërndarja sipas rajoneve rasteve të cilat janë aktualisht pozitive ndaj COVID-19:

 

Rajonet Rastet aktuale

të konfirmuara

Lombardia 35166
Emilia Romanja 12341
Piemonte 15519
Veneto 9138
Toskana 6169
Liguria 3480
Marche 3308
Lazio 4573
Campania 2924
Trento 1682
Puglia 2937
Fruli 1248
Siçili 2107
Abruzzo 2068
Bolzano 994
Umbria 296
Sardenja 783
Kalabria 797
Valle d’Aosta 254
Bazilikata 219
Molise 200

 

 

Harta e shpërndarjes gjeografike sipas rajoneve të COVID-19 në Itali:

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.