26 Maj 2020/ Informacion i përditësuar për koronavirusin COVID-19

 

  1. Situata në vendin tonë sipas MSHMS

Në vendin tonë deri më sot (26.05.2020) janë testuar 13506  raste të dyshuara për COVID-19 të cilat kanë rezultuar:

  • 1029 raste të konfirmuara
  • 33 pacientë kanë ndërruar jetë  
  • 803 pacientë të shëruar
  • 193 numri i rasteve aktive

Shpërndarja e  rasteve të konfirmuara me COVID-19,  datë: 26.05.2020

 

Qarku Nr. i rasteve të konfirmuara Nr. i rasteve të shëruara Nr. i rasteve te vdekur
Berat 14 4 0
Dibër 1 1 0
Durrës 242 158 6
Elbasan 20 20 0
Fieri 52 47 3
Gjirokastër 0 0 0
Korça 19 18 0
Kukës 37 36 1
Lezhë 52 51 0
Shkodër 125 111 2
Tiranë 462 353 20
Vlorë 5 4 1
Total 1029 803 33

 

Situata epidemiologjike e COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

 

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit ka rritje të numrit të të prekurve, të lidhura me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive por edhe vatra të reja në Tiranë.

Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Strategjia e rihapjes graduale  (Faza e dytë)

Strategjia e rihapjes do të vijojë sipas fazave që Komiteti Teknik I Ekspertëve ka miratuar.  Do të vijohet me hapjen e çerdheve dhe kopshteve nga data 1 Qershor, protokolli I të cilave është miratuar dhe është shpërndarë për t’u parapërgatitur për këtë datë. Vlerësojmë që ky protokoll por edhe të gjithë protokollet e sigurisë duhet të zbatohen rreptësisht, pasi janë baza për ruajtjen e shëndetit të popullatës.

Faza e dytë e rihapjes do të vijojë edhe me sezonin turistik, me protokolle sigurie në funksion të mbrojtjes dhe vetëmbrojtjes së qytetarëve, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

 

 Masat për parandalimin e COVID-19 

 

Në fazën e rihapjes graduale  ISHP po vijon intensivisht testimin për identifikimin e rasteve aktive, ndërkohë që po forocohen kapacitetet për diagnistikimin e COVID-19. 11 mijë teste për COVID-19 kanë mbërritur sërisht në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, financuar nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu është përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontaktve duke ritrajnuar shërbimin e shëndetit publik edhe mjekun e familjes.

Në Laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT po vijon testimi serologjik, deri tani janë kryer 1326 testime prej të cilëve janë testuar personel mjekësor dhe pacientë. Në rezultatet e deritanishme rreth 8% e tyre kanë krijuar antitrupa, pra rezultojnë 8% që kanë IGG positive. Testimi do të shtrihet në të gjitha grupet e rriskut.

Masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e higjenës dhe distancimin fizik në këtë fazë të lehtësimin të masave;

 

Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

 

  1. Situata ndërkombëtare për COVID-19 sipas ECDC-së është si më poshtë:
  • Në nivel global, janë raportuar në total 5 459 528 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe vdekje në total janë 345 994
  • Azi:          971 938 raste të konfimuara

27 680 vdekje

  • Afrikë 115 868 raste të konfirmuara

3 478 vdekje

  • Amerikë: 2 518 852 raste të konfirmuara

 146 391 vdekje

  • Oqeania : 8 593 raste të konfirmuara

  130 vdekje

  • Të tjera:   696 raste të konfirmuara

   7 vdekje

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 maj 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 maj 2020)
Kontinenti i Azisë 971 938
Turqia 157814
India 145380
Iran 137724
Kina 84102
Arabia Saudite 74795
Pakistan 57705
Katar 45465
Bangladesh 35585
Singapore 31960
Emiratet e Bashkuara 30307
Indonesia 22750
Kuvait 21967
Izrael 16734
Japonia 16623
Filipine 14319
Korea e jugut 11225
Afghanistan 11173
Bahrain 9171
Kazakhstan 8969
Oman 7770
Malajsia                        7417
Irak 4632
Uzbekistan 3261
Taxhikistan 3100
Thailand 3042
Kyrgyzstan 1468
Maldives 1395
Sri_Lanka 1182
Liban 1119
Jordania 711
Nepal 682
Palestine 602
Taivan 441
Vietnam 326
Jemen 237
Mianmar 203
Brunei_Darussalam 141
Mongolia 141
Kamboxha 124
Siria 106
Bhutan 27
Timor_Leste 24
Laos 19
Raste të tjera 696
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 696
Amerika 2 518 852
USA 1662302
Brazil 374898
Peru 123979
Canada 85700
Chile 73997
Mexico 71105
Ekuador 37355
Kolumbia 21981
Republika Domenikane 15073
Argentina 12615
Panama 11183
Bolivia 6660
Honduras 4189
Guatemala 3760
Puerto_Rico 3260
El_Salvador 1983
Kuba 1947
Venezuela 1177
Haiti 1063
Kosta_Rika 951
Paraguai 865
Uruguai 787
Xhamaika 556
Nikaragua 279
Guyana 137
Ishujt Kajman 134
Bermuda 133
Trinidad dhe Tobago 116
Aruba 101
Bahamas 100
Barbados 92
Sint_Maarten 77
Ishujt Virgin 69
Antigua_and_Barbuda 25
Grenada 23
Belize 18
Curaçao 18
Saint_Lucia 18
Saint_Vincent_&_Grenadines 18
Dominica 16
Saint_Kits dhe Nevis 15
Ishujt Malvinas 13
Greenland 12
Ishujt Turks_and_Caicos 12
Montserrat 11
Suriname 11
British_Virgin_Islands 8
Bonaire 7
Anguilla 3
Oqeania 8 593
Australia 7118
Zelanda e re 1154
Polinezia Franceze 89
Guam 166
Kaledonia e re 18
Fixhi 18
Ishujt Mariana 22
Papa new Guinea 8
Afrika 115 868
Afrika e jugut 23615
Egjypt 17967
Algeria 8503
Nigeria 8068
Maroku 7532
Gana 6808
Kameron 5044
Sudan 3826
Guinea 3275
Senegal 3130
Xhibuti 2468
Cote_dIvoire 2423
Republika e Kongos 2297
Gabon 2135
Somalia 1689
Kenia 1286
Guinea_Bissau 1173
Mali 1059
Tunizia 1051
Guinea Ekuadoriale 1043
Niger 951
Zambia 920
Burkina_Faso 841
Sierra_Leone 735
Chad 687
Etiopia 655
Sudani jugor 655
Republika e Afrikes qendrore 652
Madagaskar 542
Kongo 531
Republika e Tanzanise 509
Cape_Verde 390
Togo 386
Ruanda 336
Mauritius 334
Uganda 326
Sao_Tome_and_Principe 299
Liberia 265
Eswatini 256
Mauritania 237
Mozambique 209
Benin 191
Malawi 101
Komorros 87
Libia 75
Angola 69
Zimbabwe 56
Burundi 42
Eritrea 39
Botswana 35
Gambia 25
Namibia 21
Seychelles 11
Saharaja perendimore 6
Lezoto 2
Total 3 615 947

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 19 sipas

kontinenteve (përveç Kinës), 26. 05. 2020

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në botë

 

  1. Situata në  Europë dhe sipas ECDC–së është si më poshtë:
  • Europë: 1 843 581 raste të konfirmuara
    • 168 308 vdekje

 

Tabela 2. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 26 maj 2020 sipas shteteve te Europës (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (26 maj 2020)
Europa 1 843 581
Russia 353427
United_Kingdom 261184
Spanja 235400
Itali 230158
Gjermani 179002
France 145279
Belgjika 57342
Hollanda 45445
Bjellorusia 37144
Suedia 33843
Portugalia 30788
Zvicra 30663
Irlanda 24698
Polonia 21631
Ukraine 21245
Rumania 18283
Austria 16459
Danimarka 11387
Serbia 11193
Çekia 9004
Norvegjia 8352
Moldavia 7147
Armenia 7113
Finland 6599
Azerbaijan 4271
Luxembourg 3993
Hungaria                 3771
Greqia 2882
Bullgaria 2433
Bosnia_dhe_Herzegovina 2406
Kroacia 2244
Macedonia e veriut 1999
Estonia 1824
Islanda 1804
Lithuania 1635
Sllovakia 1511
Sllovenia                  1469
Letonia 1049
Kosova 1038
Shqiperia 1029
Qipro 937
Andorra 763
Gjeorgjia 731
San_Marino 666
Malta 611
Isle_of_Man 336
Mali I zi 324
Jersey 307
Guernsey 252
Faroe_Islands 187
Gjibraltar 155
Monako 98
Liechtenstein 83
Vatikani 12

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 19 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 26 maj 2020.

 

Harta e shpërndarjes gjeografike të COVID-19 në Europë

 

 

  1. Situata e COVID-19 në Itali datë 26.05.2020 sipas rajoneve të saj bazuar në site e Ministrisë së Shëndetësisë Itali: http://www.salute.gov.it/portale/home.html

 

  • 52 942 rastet aktualisht të konfirmuara  
  • 32 955 vdekje
  • 144 658 pacientë të shëruar
  •     521  pacientë në terapi intensive
  • 44 504   qytetarë në izolim

 

 

Bazuar në Rekomandimet e OBSH-së, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjienës dhe ndjekjen e rregullave të mëposhtme:

 

  • Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
  • Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
  • Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
  • Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
  • Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.