25 Shkurt 2020- Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019
Masat e marra në vendin tonë
Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Deri tani në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar 8 raste të dyshuara dhe pas testimit kanë rezultuar negative. Diagnoza e plotë e COVID-19 kryhet pranë Laboratorit të Virologjisë në ISHP, i vetmi në vend i ccertifikuar nga OBSH.
Me konfirmimin e COVID-19 në Itali në pikat tona kufitare janë shtuar masat e kontrollit dhe monitorimit dhe vetëm në 24 orë janë monitoruar 4700 persona që vinin nga harta gjeografike e vendeve me shpërthime komunitare, përfshirë dhe Italinë.
Strukturat e shëndetit publik do të minitorojnë zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Po ashtu ekspertët e Task Forcës apelojnë që qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj higjenës vetjake me qëllim shmangien e rrezikut të COVID-19. Është shumë e rëndësishme që të qytetarët të marrin masa të shtuara higjieno-sanitare:Që nga larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i një shamie letre ose grushtit të brrylit kur teshtin dhe jo duart, minimizimi i prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve si dhe përdorimi i maskave vetëm në rastet kur jeni të sëmurë apo ndihmoni njerëz që janë të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskave për pjesën tjetër të qytetarëve, të gjitha këto rregulla ndihmojnë në ruajtjen ndaj infektimit me koronavirus.
Task Forca raporton se po vijohet me forcimin e masave për kontrollin dhe parandalimin e koronavirusit COVID-19 me dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore dhe monitorimin e pasagjerëve nga ekipi shëndetësor nëpërmjet matjes së temperatures.
Po vijohet me rritjen e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.
Task Forca raporton se masat e paracaktuara për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.
Gjithashtu siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në frymën e transparencës do të ketë komunikim të përditshëm me publikun, duke ftuar dhe qytetarët t’i referohen informacioneve zytare.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 80 134 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
Azi: 79078 422 raste të konfimuara- 2688 vdekje
Afrikë: 1 rast i konfirmuar
Amerikë: 64 raste të konfirmuara
Australi: 22 raste të konfirmuara
Europë: 278 raste të konfirmuara- 8 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 25 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china
Shteti | Nr i rasteve të konfirmuara (25 shkurt 2020) |
Kontinenti i Azisë | 79 078 |
Kina | 77749 |
Japoni | 144 |
Republika e Koresë | 893 |
Vietnam | 16 |
Singapor | 90 |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 13 |
Malajzi | 22 |
Kamboxhia | 1 |
Tajland | 37 |
Taivan | 30 |
Nepal | 1 |
Indi | 3 |
Filipine | 3 |
Iran | 61 |
Liban | 1 |
Kuvajt | 5 |
Izrael | 2 |
Bahrain | 2 |
Sri Lanka | 1 |
Omani | 2 |
Afganistan | 1 |
Irak | 1 |
Raste të tjera | 691 |
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni | 691 |
Amerika | 64 |
USA | 53 |
Kanada | 11 |
Europa | 278 |
Italia | 229 |
Gjermani | 16 |
Franca | 12 |
Anglia | 13 |
Spanja | 3 |
Rusia | 2 |
Suedia | 1 |
Belgjika | 1 |
Finlanda | 1 |
Oqeania | 22 |
Australia | 22 |
Afrika | 1 |
Egjypt | 1 |
Total | 80 134 |
Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 2019 sipas
kontinenteve (përveç Kinës), 25. 02.2020
Situata në Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:
Europë: 278 raste të konfirmuara
8 vdekje
Shqipëri: Janë testuar 8 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative
Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 2019 në vendet e BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 25 Shkurt 2020
Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së
Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë ngjashmërinë e mënyrë së transmetimit të COVID-19, me koronaviruset e tjerë. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:
Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.
Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).
Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).
Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.