24 shkurt 2020/ Informacion i përditësuar për Koronavirusin COVID_2019

Masat e marra në vendin tonë

 

Në vendin tonë deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus COVID-19, janë testuar 8 raste të cilat pas testimit kanë rezultuar negative. Në Laboratorin e Virologjisë, i çertifikuar nga OBSH, në Institutin e Shëndetit Publik tashme kryhet diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19.

 

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali po vijohet me përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale, përforcimin e gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

 

ISHP, ISHSH, strukturat e njësive vendore të shëndetit po ndjekin zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Po ashtu ekspertët apelojnë që qytetarët të jenë të vëmendshëm ndaj higjenës vetjake me qëllim shangien e rrezikut të koronavirusit COVID-19.

 

Task Forca raporton se po vijohet me forcimin e masave për kontrollin dhe parandalimin e koronavirusit COVID-19 me dyfishim të personelit në Njësitë Shëndetësore në pikat kufitare, aeroport, porte dhe pika kufitare tokësore dhe monitorimin e pasagjerëve nga ekipi shëndetësor nëpërmjet matjes së temperatures.

 

Shtimi i informacionit dhe rritja e vizibilitetit të mesazheve në pikat kufitare, për të dhënë më shumë informacion për udhëtarët mbi vetëdeklarimin në strukturat shëndetësore, në rast të një shenjë klinike apo kontaktit me raste të konfirmuar me koronavirus në këto vende.

 

Rritja e sasisë së mjeteve të mbrojtjes personale për të gjitha hallkat e shërbimit, nga pikat kufitare, në strukturat shëndetësore spitalore e deri në nivel të diagnozës laboratorike.

Task Forca theksoi se masa e paracaktuar për vetëkarantinim të personave që vijnë nga vende me shpërthime komunitare të virusit duhet të vijojë.

 

Gjithashtu siç është bërë me dije, tashmë është përcaktuar vendi i karantinës në rast se do të jetë e nevojshme, që është një strukturë spitalore, e vlerësuar edhe nga komiteti teknik, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Task Forca për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së cdo shqetësimi apo shenje klinike, pa u drejtuar menjëherë në spital.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në frymën e transparencës do të ketë komunikim të përditshëm me publikun, duke ftuar dhe qytetarët t’i referohen informacioneve zytare.

 

 

 

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

  • Në nivel global, janë raportuar në total 79 360 raste të konfirmuara me COVID – 2019.
  • Azi:          78  422 raste të konfimuara

2616 vdekje

  • Afrikë 1 rast i konfirmuar
  • Amerikë: 44 raste të konfirmuara
  • Australi: 22 raste të konfirmuara
  • Europë: 182 raste të konfirmuara
    • 3 vdekje

 

 

Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 24 shkurt 2020 sipas shteteve (sipas ECDC):  https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

 

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (24 shkurt 2020)
Kontinenti i Azisë 78 422
Kina 77253
Japoni 144
Republika e Koresë 763
Vietnam 16
Singapor 89
Emiratet e Bashkuara Arabe 13
Malajzi 22
Kamboxhia 1
Tajland 35
Taivan 28
Nepal 1
Indi 3
Filipine 3
Iran 43
Lebanon 1
Izrael 2
Bahrain 1
Sri Lanka 1
Raste të tjera 691
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 691
Amerika 44
USA 35
Kanada 9
Europa 182
Italia 132
Gjermani 16
Franca 12
Anglia 13
Spanja 2
Rusia 2
Suedia 1
Belgjika 1
Finlanda 1
Oqeania 22
Australia 22
Afrika 1
Egjypt 1
Total 79360

 

 

Grafiku 1. Shpërndarja e rasteve laboratorike të konfirmuara për COVID – 2019 sipas

 kontinenteve (përveç Kinës), 24. 02.2020

 

 

Situata në  Europë dhe në vendin tonë sipas ECDC–së është si më poshtë:      

  • Europë: 182 raste të konfirmuara
    • 3 vdekje
  • Shqipëri: Janë testuar 8 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative

 

 

Grafiku 2. Shpërndarja e rasteve të konfirmuara në laborator të COVID – 2019 në vendet e    BE, EEA dhe Mbretërinë e Bashkuar, 24 Shkurt 2020

 

 

 

 

 

Rekomandime dhe këshilla të OBSH – së

 

Gjatë shpërthimeve të mëparshme nga koronaviruset e tjerë (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme “MERS” dhe Sindroma Respiratore Akute e Rëndë “SARS”) transmetimi nga njeriu te njeriu ndodhi përmes spërklave të përshtymës, kontaktit të drejtpërdrejtë human (fizik), apo kontaktit indirekt (nëpërmjet sipërfaqeve / objekteve të kontaminuara). Këto fakte sugjerojnë që mënyra e transmetimit të COVID – 2019 mund të jetë e ngjashme. Parimet themelore për të zvogëluar rrezikun e përgjithshëm të transmetimit të infeksioneve akute të frymëmarrjes përfshijnë masat e mëposhtme:

Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes.

Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre.

Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra).

Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami / letër ose rroba kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve).

Brenda mjediseve të kujdesit shëndetësor, forconi praktikat standard të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.

Në rast të simptomave të lidhura me infeksionet respiratore qoftë gjatë udhëtimit, ashtu edhe pas tij, udhëtarët inkurajohen të kërkojnë kujdes mjekësor dhe të ndajnë historinë e tyre të udhëtimit me personelin shëndetësor.